Gjilani ka marrë tre pikë domethënëse në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur me rezultat 2:1 Feronikelin 74 nga Drenasi. Redon Ismajli në minutën e 45+1 dhe Nasko Miev në atë të 63-tën, shënuan për triumfin e vendasve.
Shillova ka shënuar në minutën e 88-të për mysafirët. Gjilani renditet në vend të gjashtë me 14 pikë e Feronikeli 74 në të 8-tin me 11 sosh.
Në javën e ardhshme, Gjilani sfidon Ballkanin dhe Feronikeli 74 e pret Malishevën..