Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS

February 12, 2026

Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku

February 12, 2026

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

February 12, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS
  • Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku
  • Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU
  • Hyseni: Me renovimin e Palestrës së Sportit, do të krijohen kushte moderne dhe funksionale
  • Nderohet me mirënjohje Erdi Tahiri, nënkampion në Garat Shtetërore të Fizikës – 2026
  • Gjimnazi “Zenel Hajdini” dhe FShS formalizojnë bashkëpunimin për orientimin akademik të nxënësve
  • Drejtori Klaiqi nis vizitat në terren me fokus në përmirësimin e arsimit
  • NPL “Tregu” në Gjilan fillon përgatitjet për Festën e Pavarësisë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Kosovë Lindore»Fillet e prodhimit të duhanit, Stacioni i Duhanit në Preshevë dhe Shtypshkronja “Grafoflex”
Kosovë Lindore

Fillet e prodhimit të duhanit, Stacioni i Duhanit në Preshevë dhe Shtypshkronja “Grafoflex”

adminBy adminJuly 25, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sipas disa shënimeve të siguruara nga shkrime e dokumente të ndryshme, tregtia me duhan nis gjatë kohës së Perandorisë Osmane, konkretisht në vitin 1687. Ndërsa cigaret për të parën herë u prodhuan në gjysmën e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë.

Stacioni i duhanit-Monopoli i Preshevës

Monopoli i Preshevës që gjendej në paralagjen e quajtur Stacioni Hekurudhor përmendet nga viti 1920 me emërtimin “Stacioni i duhanit”.

Sipas të dhënave që ofron Miodrag Popović, deri në vitin 1941, në monopol kishin punuar profesionistë dhe njohës të kualitetit të duhanit. Aso kohe, ministri i financave ishte ai që emëronte shefat e Monopoli që aso kohe quhej Stacioni i duhanit., ndërkohë që kuadrin profesional e përzgjidhte shefi i stacionit.
Për të arriturat e stacionit të duhanit dhe për suksesin përgjegjës ishte shefi. Po që se shefi nuk tregohej i suksesshëm, shkarkohej dhe vendosej në një vend tjetër pune.
Deri në vitin 1941 u ndërruan shumë shefa, e këta ishin: Simiq, Antonio Dzoliq e Mihajlo Fridman. Që të gjithë këta kishin shkollim të lartë e njëkohësisht pati profesionistë të njohur si: Koković, Popović e Krsmanović.
Në vitin 1928, Zh. Popović e Koković ishin dërguar në Greqi për një trajnim për të perfeksionuar prodhimin e duhanit aromatik dhe përpunimin e duhanit me metodat më të avancuara. Aso kohe, nga vendësit punonin: Keka Bećković, Stojadin Popović, Dobrivoje Popović, etj.
Në vitin 1934, në hapësirën para ndërtesës së administratës ishte ngrit përmendorja e mbretit Aleksandar Karađorđević, e që ishte rrëzuar nga bullgarët në vitin 1941.
Në Preshevë në vitin 1941 zbarkojnë gjermanët, por nuk qëndrojnë gjatë, e, Preshevën ia dorëzojnë bullgarëve e ata (gjermanët) shkojnë tutje.
Me t’u vendosur në Preshevë, Bullgarët menjëherë vendosin levin si banknotë tregtare. Sollën priftërinj dhe mësues dhe hapën shkollat në gjuhën e tyre.
Sa i përket prodhimit të duhanit, në Preshevë mbillej lloji i duhanit “Jaka“ dhe “Hotlani“.
Pas Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1945, drejtor i parë i Monopolit emërohet Stojan Manasijević. Ndërsa zyrtarë profesional: Stanko Uzunović, Zlatko Filipović, Paja Jovanović, Prokopović dhe Keka Babović. Në kontabilitet kishte punuar Branko Djordjević, ndërsa nga viti 1951, Stojadin Popović.

Drejtorët e Monopolit nga viti 1952 e tutje

Nga viti 1952 e tutje, Monopoli i Preshevës pati shumë drejtorë. E këta ishin: Stojadin Popović, Dragi Popović, Sami Qerimi, Djoka Ćuković, Mića Popović, Dragoljub Filipović, Dragan Djordjević, etj.

Monopoli i Preshevës pjesë e IDV (DIV)

Nga viti 1957, Monopoli i Preshevës bëhet pjesë e Industrisë së Duhanit në Vranjë. (Duvanske industrije Vranje). Organizator dhe drejtor i parë i IDV (DIV) ishte Milorad Stošić Šuka, luftëtar i LDB.

Hapja e Shtypshkronjës “Grafoflex”

Më pas në oborrin e Monopolit u hap një fabrikë për ambalazh kartoni dhe shtypshkronjë e emërtuar “Grafoflex”.
Kjo shtypshkronjë për një kohë pati suksese. Drejtorë të saj ishin: Sefedin Shabani-Sefa, Dragan Tomić dhe Dragi Filipović.
Vlen të theksohet që në monopol ka punuar edhe Stojadin Filipović, (i cili ishte kryetar komune nga viti 1963 deri në vitin 1967), e që më pas themeloi dhe u bë drejtori i parë i Fabrikës “7 Juli” e që nga viti 1986 u zgjodh për së dyti herë, pas njëzet viteve, kryetar komune në Preshevë e që këtë detyrë e ushtroi deri në vitin 1989, kur në vend të tij u zgjodh Dragolub Filipović, i cili kryetar komune qëndroi deri në vitin 1992.

Ca fotografi të vjetra të huazuara
Foto 1: Ca nga udhëheqësit e Monopolit;
Foto 2: Përmendorja e mbretit serb në oborr të Monopolit;
Foto3: Ca nga punëtorët e Monopolit

shkruan: Ferid Selimi

  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025

Në prag të kryesimit të OSBE-së nga Finlanda, Kamberi kërkon vëmendje të shtuar për Luginën

July 9, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS

By adminFebruary 12, 2026

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e…

Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku

February 12, 2026

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

February 12, 2026

Hyseni: Me renovimin e Palestrës së Sportit, do të krijohen kushte moderne dhe funksionale

February 12, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS

February 12, 2026

Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku

February 12, 2026

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

February 12, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.