Policia apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të ulin shpejtësinë,të mos përdorin telefonin, që të vendosin rripin e sigurimit, të kenë kujdes ndaj këmbësorëve, dhe mos neglizhimin e sinjalistikës rrugore dhe semaforëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, ka njoftuar sot se gjatë periudhës kohore 14.11.2025 – 20.11.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëdhjetë e pesë (1065) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetimin e dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar, dhe shqiptimin e masës së ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e një (41) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të ulin shpejtësinë,të mos përdorin telefonin, që të vendosin rripin e sigurimit, të kenë kujdes ndaj këmbësorëve, dhe mos neglizhimin e sinjalistikës rrugore dhe semaforëve.
“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, andaj edhe kërkohet ndihma e të gjithëve për uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve” është thënë nga autoritet zyrtare policore të Rajonit të Gjilanit./Gjilani INFO/


