Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi provokues antishqiptar që u shfaq në Bujanoc, të cilin e quajti pjesë të një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në një postim në platformën “X”, Bislimi tha: “Vdekje për shqiptarët. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!” është një tjetër mesazh urrejtjeje që u gjet sot në hyrjen e repartit të fëmijëve në Bujanoc. Kjo nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë të kërcënimeve dhe represioneve kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”
Bislimi theksoi se mesazhe të tilla urrejtjeje janë të papranueshme dhe kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe të vendosur nga autoritetet ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


