Author: admin

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit më 18 qershor 2022 organizon Provimin e Maturës 2022, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 22 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit do të organizohet në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues. “Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara. KShM njofton se, Provimi i Maturës ka…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur debat publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin fiskal 2023-2025. Të pranishëm kanë qenë zyrtarë komunal, qytetare, OJQ dhe media. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati ka hapur takimin. Më pas zyrtari nga Drejtoria pë Buxhet dhe Financa, Naser Hashani ka paraqitur Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin fiskal 2023-2025, ku ka dhënë detaje lidhur me këtë dokument. Qytetarët të interesuar rredh KAB paraqiten pyetje dhe komente ku këtyre pyetjeve u është dhënë përgjigje nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa./GJILANI INFO/

Read More

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Të Komunën së Kamenicës dhe Ambasadës Hungareze në Kosovë, është mbajtur koncerti i artisteve Amira Abouzahra, Mariam Abouzahra dhe Nora Emody. Zv.Ambasadori hungarez Bozsik ka përshëndetur këtë organizim duke thënë se nuk do të jetë i fundit. Artistet të cilat kanë performuar sonte, janë ngjitur në disa nga skenat më të mëdha të muzikës klasike./GJILANI INFO/

Read More

Në Gushicë të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të këtij objekti kanë marrë pjesë Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe Shaqir Shaqiri, drejtor i shoqatës “Kuwait Society for Relief”, pasi që ky objekt po ndërtohet në kuadër të bashkëpunimit të komunës me këtë shoqatë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka falënderuar shoqatën “Kuwait Society for Relief” për bashkëpunimin me komunën e Vitisë, por edhe popullin Kuvajtian dhe donatorët e kësaj shoqate që po mundësojnë realizimin e këtij projekti…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) gjatë periudhës kohore 10.06.2022-16.06.2022 kanë shtuar  aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 740  gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit etj. Gjatë javës në zonën e  përgjegjësisë DRP Gjilan, NJRKRr ka hetuar 18 aksidente…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme me 20 qershor 2022 (e hënë) Rendi i ditës: Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit Diskutim rreth Thirrjes Publike të datës 08.04.2022 nga DKRS Debat për ndërhyrjen e ekzekutivit në procesin e ndarjes së bursave Raporti financiar i Manifestimit “Flaka e Janarit 2022” Mbledhja e jashtëzakonshme mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 20.06.2022, nga ora 9:00. Kryesuesi i KK Gjilan /Arianit Sadiku/

Read More

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë  për Euronews Albania deklaron se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve. Lajçak nuk specifikoi se çfarë konkretisht. Ai gjithashtu foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, para verës. Çështjet e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë kthyer në një temë të nxehtë kohët e fundit – A shihni ndonjë shpresë për Maqedoninë e Veriut në Samitit e BE-së në qershor? Nuk ka asnjë dyshim që Maqedonia e Veriut do t’i nisë negociatat e antarësimit dhe ne shpresojmë…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar sot me mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë. Me këtë rast ai u shpreh se është ndjenjë e veçantë të nderohet me mirënjohje nga një institucion medial si është kjo radio. “Sot me të vërtetë ndihem shumë i nderuar të pranoj një mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë, konkretisht nga një institucion medial që ka kontribuar shumë në informimin publik të Kosovës, në veçanti në periudhat më të vështira që është përballur vendi i ynë”, u shpreh kryetari Haliti. Kreu i kësaj komune,  e cilësuar lartë kontributin e Radio Kosovës…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Policia e Kosovës, konkretisht Nënkolonelin Çlirim Hajdini nga Zyra Ligjore e Policisë së Kosovës dhe Kapiten Shahin Ahmetin nga Policia e Kosovës. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me procedurat e kalimit të Stacionit Policor të Vitisë, në objektin e Gjykatës në Viti. Me këtë rast në shenjë mirënjohje për kontributin e kryetarit Haliti ata kanë dhuruar atij stemën e Policisë së Kosovës. I pari i komunës tha se duhet të kemi një investim sa më të madh në policinë. “ Policia është…

Read More