- Moti sot me diell
- Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
- Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
- Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
- Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Author: admin
Ministri Damka viziton Gjilanin, ofron mbështetje për realizim të projekteve në të mirë të qytetarëve
Gjilan, 7 korrik 2022 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysesin, drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci dhe shefen e Kabinetit, Arbenita Sopi Haziri, kanë pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Në këtë takim u diskutua për projektet që janë duke u realizuar dhe ato që do të realizohen në vazhdimësi. Ministri Damka me këtë rast ka shfaqur zotimin për mbështetje të vazhdueshme për projektet e Gjilanit. Nënkryetarja Morina Bunjaku, ka falënderuar ministrin e Zhvillimit Rajonal për vizitën dhe mbështetjen e ofruar për Gjilanin në realizimin…
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje””, ka mbajtur trajnimin një-ditor ,mbi rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal. Qëllimi i organizimit të trajnimit njëditor me Anëtarët e Kuvendit Komunal të Kamenicës është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal në vendimmarrje komunale, Legjislacioni në fuqi,Ligji i Vetëqeverisjes Lokale si dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal. Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç, ne trajnimin…
Komuna e Gjilanit do të fillojë me fushatën e korrje-shirjeve më 10 korrik 2022. Lajmi u bë i ditur pas takimit që pati me kombajnerët dhe fermerët kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku e drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi. Kryetari Hyseni, nëpërmjet prezencës online, ka siguruar fermerët për rritjen e mbështetjes së vazhdueshme për ta me të gjitha kapacitetet komunale. “Njëra prej zotimeve tona ka qenë që të bëjmë një databaze të të dhënave. Këtë databazë tashmë e kemi siguruar, e kemi hartuar një liste dhe i kemi të dhënat e kontaktet e secilit prej jush.…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar sërish me ritmin e ngadaltë të punimeve në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Pozheran të Vitisë, projekt ky që financohet dhe menaxhohet nga niveli qendror, duke kërkuar në emër të qytetarëve që ky ndërtim të përfundoj sa më parë. Reagimi i tij i plotë: Sinqerisht është e tepër stërzgjatja e punimeve në objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran. Në emër të prindërve, nxënësve, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve tanë, kërkojmë që të rritet dinamika e punimeve dhe që objekti…
Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është mbajtur turniri në futboll të vogël mes Komunave të Kosovës në 21 vjetorin e themelimit të AKK-së. Në turnir morën pjesë 18 ekipe (Prishtina, Drenasi, Ferizaji, Klina, Gjakova, Mamusha, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Lipjani, Malisheva, Obiliqi, Prizreni, Peja, Podujeva, Novobërda, Suhareka dhe Skenderaji). Komuna e Kamenicës mori vendin e dytë, ndërsa lojtari i turnirit u shpall z.Valmir Ramadani nga Komuna e Kamenicës./GJILANI INFO/
Në këtë datë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 4 korrikut, i uroj gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e pavarësisë së këtij vendi mik, me të cilët ndajmë shumë vlera të përbashkëta. Populli ynë vlerëson lartë mbështetjen Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Komuna e Vitisë, por edhe e gjithë Kosova ju është mirënjohëse ShBA-së për atë se çka ka bërë dhe po bënë për popullin tonë si para luftës, gjatë saj por edhe në shtet ndërtim. Gjithashtu, ne si komunë kemi nderin që brenda territorit tonë operojnë ushtarët…
Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithrave të bardha. E kombajnat e parë që kanë nisë këtë fushatë,për së afërmi i ka përcjell edhe njeriu i parë i komunës Sokol Haliti./GJILANI INFO/
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 32 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese theksoi se kjo shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për shtetin e Kosovës. Osmani shprehet se 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëkohë morën guximin që në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme nëpërmjet këtij akti heroik e juridik ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë. “Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj…
Nga Viktor Malaj Pas më shumë se dy dekada nga lufta në Kosovë dhe shkëputja e saj nga Serbia me ndihmën e ShBA-së dhe disa vendeve perëndimore, shumica dërmuese e shqiptarëve, dhe jo vetëm, janë të çuditur, por edhe të pezmatuar nga fakti se katër prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së ndodhen sot të burgosur në Hagë. Çudinë dhe nervozizmin i shtojnë akoma më shumë fakti se të burgosurit në fjalë akuzohen për “Ndërmarrje të përbashkët kriminale”, ndërmarrje që u mbështet moralisht, politikisht dhe ushtarakisht nga fuqitë kryesore të Perëndimit. Atëherë, mëdyshjet e shqiptarëve vërtiten rreth pyetjeve: Nëse lufta e…
Gega dominon në 3000 metra me pengesa, organizatorët i ngatërrojnë himnin! Luiza Gega ka marrë një tjetër medalje ari në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Algjeri, teksa ka dominuar totalisht në garën e 3000 metrave me pengesa, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar, falë kohës 9:14:29. Atletja shqiptare u shkëput ndjeshëm ndaj rivaleve në xhiron e fundit, aq sa edhe regjia humbi interesin për garën, ndërsa në momentin e dhënies së medaljeve nuk mungoi as një incident me himnin. Organizatorët në fakt ngatërruan himni shqiptar, duke luajtur një tjetër, por Gega ishte e para që tërhoqi vëmendjen…

