Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet në fillimin punimeve në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan – Bujanoc. Kryetari Hyseni ka thënë se ka kërkuar që sa më parë të bëhet asfaltimi i këtij segmenti. “Ne kemi kërkuar që sa më shpejt të bëhet asfaltimi i këtij segmenti nga rrethrrotullimi deri përtej fshatit Shillovë. Pas asfaltimit të kësaj pjese, ne kemi kërkuar që punimet të ndërpriten në mënyrë që të mos e pengojmë qarkullimin e bashkatdhetarëve pas shtimit të fluksit të automjeteve në këtë pjesë”, ka thënë kryetari Hyseni. Ai ka theksuar…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, e cila u mbajt nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit, e ka rekomanduar për Kuvend raportin e punës së Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2022. Kryetari Alban Hyseni ka thënë se raporti është pasqyrim i punës 6-mujore të kësaj qeverisje, i cili më gjerësisht do të prezantohet e diskutohet në Kuvend. KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe raportin financiar për periudhën janar-qershor 2022, të cilin në pika të shkurta e ka prezantuar drejtori Riad Rashiti si dhe raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së…

Read More

Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural, përmes kësaj thirrje publike, apelon tek qytetarët për mobilizim në parandalimin e zjarreve, me që ditëve të fundit e sidomos në ditët në vijim, vendi ynë do të karakterizohet me temperature të larta klimatike. Qytetar të nderuar muajt korrik, gusht dhe shtator karakterizohen me nxehtësi dhe vapë të madhe ku temperaturat klimatike mund të arrijnë deri 38 gradë celsius . Në këtë periudhë kohore, pas korrje shirjeve, rreziku për krijimin e zjarreve nga amulloret është tepër i madh. Andaj ju njoftojmë të mos shkaktoni zjarre në ambiente…

Read More

Për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe drejtori i Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Eco – Higjiena”, Senad Ramaj, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për shtimin e shërbimeve dhe përforcimin me 4 punëtor në sezonin verorë, e që vijnë nga kategoria e rasteve sociale. Kjo marrëveshje ka për qëllim shtimin e kapaciteteve për mbarëvajtjen e punëve gjatë kësaj sezone dhe shmangien e situatave emergjente./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në takim me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti, kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë. Përfaqësuesit ushtarak të KFOR-it, kanë shfrytëzuar rastin për ta falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që në aktivitete të ndryshme që zhvillohen brenda komunës, ekipet e KFOR-it të jenë prezent, e veçanërisht për ditën e mërgimtarëve e cila mbahet me 1 gusht. Ndërkaq, kryetari Haliti tha se në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore, artistike, letrare e të tjera që organizohen për nderë të bashkatdhetarëve tanë,…

Read More

Në mbledhjen e rregullt të këshillit të drejtorëve që është mbajtur sot, nën kryesimin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është diskutuar mbi pasqyrat financiare të buxhetit komunal, për periudhën janar-qershor 2022. Me këtë rast, analisti për buxhet dhe financa, Shefki Aliu, ka prezantuar para drejtorëve pasqyrat financiare për periudhën 6 mujore të këtij viti, me theks të veçantë ato për të hyrat vetanake. Ai tha se të hyrat e planifikuara për periudhën janar – qershor 2022, janë 482.418.00 euro, ndërsa janë realizuar 445.843.88 euro, shprehur në përqindje, shkalla e realizimit duke u bazuar në planifikimin 6…

Read More

Me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur të hënën debati publik me komunitetin artistik për riorganizimin e manifestimit mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2023”. Qëllimi i këtij debati ka qenë për të diskutuar lidhur me mënyrën, konceptin e organizimit e zgjidhjen e problemeve me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën. Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se angazhimi i përbashkët në rritjen e vlerës së këtij manifestimi kulturor mbarëkombëtar është i një rëndësie të veçantë. “Ideja është që organizimet që na presin në të ardhmen edhe të shkojnë mirë e edhe të mos kemi…

Read More

Armando Broja duket se është mes dy rrugëve, të qëndrojë te Chelsea apo të largohet në këtë afat kalimtar. Sulmuesi shqiptar tashmë po kërkohet me ngulm nga West Hami, por që ka edhe skuadra të tjera të interesuara për të. Mirëpo, sipas asaj që raporton Adam Newson, Broja pritet që së shpejti të marrë vendim rreth të ardhmes së tij. Thomas Tuchel pak ditë më parë bëri të ditur se ata nuk e kanë në plan ta shesin reprezentuesin e Shqipërisë dhe interesimet për të janë normale. West Ham i ka ofruar Chelsea 30 milionë euro plus pesë milionë…

Read More

Komisioni Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit natyror azerbajxhanas në të paktën 20 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2027. “Sot, me këtë Memorandum të ri Mirëkuptimi, ne po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë energjetik me Azerbajxhanin, një partner kyç në përpjekjet tona për t’u larguar nga karburantet fosile ruse”, ka thënë Ursula von der Leyen. Ndryshe, BE-ja po kërkon furnizues alternativë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Siç është thënë më tej, Azerbajxhani tashmë po rrit dërgesat e gazit natyror në BE nga 8.1 miliardë…

Read More

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Politika” serbe ka thënë se Qeveria iu përgjigj me përgjegjësi të gjitha sfidave me të cilat është përballur gjatë dialogut me Bullgarinë dhe Bashkimin Evropian dhe se në të gjitha dokumentet që janë bërë publike, përfshirë edhe Protokollin, ka arritur të mbrojë gjuhën dhe identitetin maqedonas. “Nuk ka asnjë shans për asimilim, bullgarizim apo pretendim territorial. Përkundrazi, ne morëm një propozim evropian që na lejon të fillojmë negociatat me Unionin menjëherë, me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas, dhe në të njëjtën kohë kemi një dokument kompromisi që do…

Read More