Author: admin

Sipas disa shënimeve të siguruara nga shkrime e dokumente të ndryshme, tregtia me duhan nis gjatë kohës së Perandorisë Osmane, konkretisht në vitin 1687. Ndërsa cigaret për të parën herë u prodhuan në gjysmën e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë. Stacioni i duhanit-Monopoli i Preshevës Monopoli i Preshevës që gjendej në paralagjen e quajtur Stacioni Hekurudhor përmendet nga viti 1920 me emërtimin “Stacioni i duhanit”. Sipas të dhënave që ofron Miodrag Popović, deri në vitin 1941, në monopol kishin punuar profesionistë dhe njohës të kualitetit të duhanit. Aso kohe, ministri i financave ishte ai që emëronte shefat e Monopoli që…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani dhe Kurti kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. “Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.

Read More

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24/07/2022 ka pranuar një informatë se në Gjilan rruga e Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar E.I. (1959). Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë disa herë me armë zjarri. Arma e llojit ,,Below’’TR17 së bashku me gëzhojat të armës përkatëse  janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “sulm ndaj personit zyrtar” që ka ndodhur në Gjilan. Sipas raportit të policisë thuhet se në qendrën e ndalimit, gjatë ofrimit të tretmanit mjekësor për të ndaluarin mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Read More

Në rrugën qarkore të qytetit të Gjilanit ka ndodhur një aksidet trafiku me lëndime, ka njoftuar policia. Siç thuhet, i dyshuari, në këtë rast, drejtuesi i biçikletës, nga pakujdesia është aksidentuar me motoçikletën e cila ishte duke u drejtuar nga një qytetar. “Si pasojë, lëndime ka pësuar i dyshuari (drejtuesi i biçikletës), i cili ka pranuar edhe tretmanin mjekësor, kurse në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia./GJILANI INFO/

Read More

Rasti i një zjarrëvënje në Hodonovc të Kamenicës është raportuat në polici nga pronari i një are, ka bërë me dije sot  policia. Sipas asaj që i njejti ka deklaruar në polici merret vesh se fjala është për një sipërfaqe prej katër hektatësh, rast ky i cili tashmë është duke u  hetohet./GJILANI INFO/

Read More

Në Gjilan është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje, bëhet e ditur sot përmes raportit të policis. Sipas këtij burimi thuhet se pas një mosmarrëveshje, i njejti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre, shtetase e Kosovë të cilës pastaj iu është ofruar edhe trajtimi mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit,  me vendimin e të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/

Read More

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi. Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën që përdori si “armë” furnizimet ushqimore, derisa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur…

Read More

Në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, Komuna e Tetovës, ka shpallur sot “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin. Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se shpallja “Qytetar Nderi” për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë. Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, i njëjti për shkaqe shëndetësore, nuk mundi…

Read More