Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim pune ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi ministren Haxhiu për vizitën, theksoi se në takim janë diskutuar një varg çështjes, me theks te veçantë për dhunën në familje. “Çështje kryesore e diskutimit ishte dhuna në familje, e kemi njoftuar ministren për veprimet që ka ndërmarrë Komuna, për përkrahjen që e jep për të gjitha ato gra, nëna e vajza, të cilat ballafaqohen me dhunën në familje. Kemi marrë, po ashtu, disa rekomandime për veprime të reja që duhet t’i ndërmarrim”, ka thënë…

Read More

Nga Nazmi Elezi Kamerieri: “Bos, a muj mbas dy javësh me i marrë pesë ditë pushim, po shkoj n’deti?” Pronari i restorantit: “Çfarë deti bre në këtë krizë? Unë s’po kam pare me shkue, e ku ti? Plus tash sezoni, kanë ardh’ shacat. Edhe me çka po shkon ti në deti kur rrogën e ki 250 euro?” Kamerieri: “Bos. Vëllai vjen prej Gjermanie. Ai po m’çon n’deti. S’po shkoj me 250 euro që m’i jep ti.” Pronari: “S’bon, jo. Kape tabakun e shko te mysafirët!” Kamerieri: “Shef, tabakun kape vet, se unë shkova. E ti prej sot gjeje një tjetër punëtor.” Pronari: “Shko,…

Read More

Mirlind Daku po vazhdon me formën e mirë. Pas golave në Ligën e Konferencës, ai ka vazhduar njëjtë edhe në elitën e futbollit në Slloveni. Skuadra ku aktivizohet sulmuesi i Kosovës, Mura, shënoi fitore si vendase ndaj Domzales me rezultatin 4:3. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e dytë. Mirlind Daku e ndihmoi skuadrën e tij me dy gola, teksa luajti për 90 minuta. 24-vjeçari shënoi në minutat 17 dhe 61. Për ish-sulmuesin e Hajvalisë, Llapit dhe Ballkanit, janë golat e parë për këtë sezon në Slloveni. Për Muran ishte kjo fitorja e parë këtë sezon, teksa renditet e…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, për shtrirjen dhe koordinimin e aktiviteteve. Ky memorandum ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes Odës dhe Komunës së Kamenicës për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelierisë dhe turizmit. Me theks të veçantë në bashkëpunimin për realizimin e projekteve që synojnë promovimin e resurseve natyrore, vlerave të trashëgimisë kulturore dhe turistike që komuna jonë ka./GJILANI INFO/

Read More

Nga: Fernando Pessoa (Libri i shqetësimit) Përktheu: Shpendi Shakaj Je i lirë kur mund të largohesh nga njerëzit, pa qenë i detyruar t’i kërkosh nga nevoja për para apo instinkti i tufës apo dashuria, lavdia, kurioziteti, gjëra që nuk gjejnë ushqim në heshtje dhe vetmi. Nëse e ke të pamundur të jetosh vetëm, ke lindur skllav. Mund të kesh gjithë madhështinë e shpirtit dhe të zemrës: je një skllav fisnik, një skllav i zgjuar, por nuk je i lirë. Dhe, nuk je përgjegjës për këtë tragjedi, sepse tragjedia e të lindurit në këtë mënyrë nuk ka të bëjë me…

Read More

Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me drejtoreshen Burbuqe Leka, kanë nënshkruar marrëveshjet me 12 të rinj që do të fillojnë punën praktike në sektorin publik dhe privat. I pari i komunës ka thënë se ata do të mësojnë praktikat më të mira që duhet ndjekur, në mënyrë që të përgatiten për tregun e punës. “23 të rinj fillojnë punën praktike me pagesë Sot kemi nënshkruar marrëveshjet me 12 të rinj, që do të fillojnë punën praktike në sektorin publik dhe atë privat në kuadër të bashkëpunimit me UNDP. Në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, 6 të…

Read More

Kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valmir Sahiti, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Federatës ndërkombëtare-Festivalit ndërkombëtar “Fidaf Kosova & Fest Folk”, drejtoreshën e festivalit Zymrie Grajqevci, koordinatorin e festivalit, Besnik Grajqevci, si dhe drejtorin artistik të Festivalit “Folk Fest Anamorava 2022” në Viti, Arianit Hetemi. Në këtë takim u bisedua rreth bashkëpunimit, organizimit të 1st International Dance Art Festival “NEWBORN KOSOVA” 2022, që për herë të parë mbahet në Kosovë. Ndërsa kryetari Haliti tha se, komuna e Vitisë e mirëpret këtë festival ndërkombëtarë dhe është e gatshme të…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë mund t’i dërgojnë Ukrainës deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime që kanë qenë shumë efektive deri më tani në shkatërrimin e depove të armëve ruse, tha një kongresmen i lartë amerikan.  Adam Smith, kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, i tha Radios Evropa e Lirë se qëllimi aktual është rritja e numrit të sistemeve raketore të vendosura në Ukrainë në 25-30. Smith i bëri komentet gjatë një vizite në Kiev. Ai është njëri prej disa anëtarëve të Kongresit që u takua me udhëheqësin ukrainas,…

Read More

Moti i ligë, me shi të fuqishëm dhe me erë i cili mbizotëroi pasditen e djeshme nëpër disa qytete të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar edhe dëme. Një ndër vendbanimet me dëme shumë të mëdha është qyteti i Koçanit. Qyteti tashmë është totalisht i përmbytur. Reshjet e shiut kanë hyrë pothuajse në çdo shtëpi, institucione shtetërore si dhe objekte shkollore. Autoritetet e Koçanit kanë pranuar disa thirrje emergjente të cilët kanë raportuar se kanë rënë një numër i madh i drunjëve, ndërsa disa kabllo elektrikë janë këputur plotësisht nga shtyllat. Aktualisht qytetit në ndihmë i kanë dalur disa ekipe…

Read More

Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit të Vjenës të martën për tentativë për vrasje të gruas së tij. Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur në vitin 2009, transmeton albinfo.at. 42-vjeçari përshkruhet si një tiran familjar me prirje ndaj sadizmit. Krahas tentativës për vrasje, burri i ardhur nga Kosova akuzohet edhe për shtrëngim të rëndë…

Read More