Author: admin

Rusia tani mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë, sipas një politikani evropian, pasi ndihma nga aleatët mund të kthejë situatën në konflikt disamujor. Furnizimi me ndihmë ushtarake për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera thuhet se po koordinohet në një “bazë” të SHBA-së pranë Shtutgartit, Gjermani, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi. Po sipas Newsweek, SHBA-të tani po ndihmojnë rreth 50 vende që të ofrojnë një ndihmë të tillë për Ukrainën, sipas një raporti nga transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle (DW). Duke folur për DW të shtunën, Nico Lange, një ligjvënës gjerman dhe shef…

Read More

Eksperti amerikan Edward P. Joseph është shprehur se nisma Open Balkan minon Procesin e Berlinit dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë. Sipas tij, në një intervistë për DW ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese. DW: Joseph, ju keni një eksperiencë të gjatë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si e konsideroni nismën Open Balkan? Pyetja juaj vjen në kohën e duhur. Anëtarët e Senatit të SHBA-së sapo kanë prezantuar legjislacionin për Ballkanin, që përfshin propozimin për “vlerësimin e nismave bashkëpunuese rajonale, siç janë nisma Open Balkan dhe ‘Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor’”. Rreziqet e…

Read More

Gjatë këtij viti remitencat kanë arritur në 445 milionë euro. Milionat e bashkatdhetarëve të dërguara në Kosovë tash e 20 vjet kanë qenē infuzion i ekonomisë e mirëqenies në Kosovë. Ata po vazhdojnë të dërgojnë para në vendlindje derisa tashmë po ftohen nga institucionet edhe si investitorë, transmeton Albinfo.ch. Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, foli edhe për remitencat dhe tha se ato janë një ndër komponentet të rëndësishme për përkrahje të familjeve të Kosovës. “Rigjallërimi me të cilin u karakterizuan konsumi dhe investimet gjatë vitit 2021 kryesisht mbështetet në lehtësimin e masave kufizuese…

Read More

Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve. Përveç reagimit nga Kosova, kundër këtij emërimi janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi. Aktivistja Natasha Kandiq thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq. Gjenerali në pension i cili ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku u ndodhën krimet më të rënda ndaj shqiptarëve, Bozhidar Delliq, tani është një nga shtatë…

Read More

Amir Rrahmani ka thënë se është nder të jesh kapiten i Kosovës. Mbrojtësi nga Prishtina ka folur për kanalin e klubit në Facebook. “Është nder të jesh kapiten i Kosovës”, ka thënë Rrahmani. Ai nuk ka folur shumë për të ardhmen e tij. “Jam i fokusuar në fushë”, ka shtuar Rrahmani. Kapiten i parë i Kosovës është portieri Samir Ujkani. Por, në mungesë të paraqitjeve të Ujkanit, shiritin e kapitenit po e bartë te Kosova, Amir Rrahmani.

Read More

Nga Halil Matoshi (shkrim i publikuar në tetor të vitit 1997, në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”) 9 tetori 1997 shqiptarët sërish i la pa kurorë! Akademia Suedeze “zbuloi” edhe një ‘yrnek’ prej artisti “krejtësisht” të panjohur për ne shqiptarët e vetëmjaftueshëm. Ylli shqiptar Ismail Kadare që kaherë është ngritur në zenitet e letrave të përbotshme, megjithatë nuk u ngrit në Nobel … Ai vazhdon ta shkruajë dhe të flasë: “Gjithmonë i jam lojal atdheut tim dhe kombit tim” – deklaroi Kadare për “Zëri”, të martën, më 8 tetor, si përgjigje disa qarqeve shkrimtarësh evropianë që e akuzojnë Kadarenë si…

Read More

Dr. Floran Sahiti arriti të përfundojë programin e Doktoratës me shumë sukses duke e bërë mbrojtjen e tezës së doktoratës më datë 2 Gusht 2022 Floran Sahiti, 30-vjeçar, i lindur në Gjilan, Kosovë, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme në Universiteti i Prishtinës në vitin 2016, ku ka mbrojtur temën e diplomës nga fusha e mjekësisë bioeksperimentale nën udhëheqjen e Profesor Ramadan Sopit, rezultate të cilat janë përfshirë në punimin e publikuar në linkun vijues: https://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/ppul.25848 . Gjatë studimeve Dr. Sahiti ishte fitues i bursës për shkëmbim studentor përmes programit Erasmus Mundus, ku përfundoi një vit…

Read More

Afrohen tek fontanat me ujë të bollshëm, për të bërë fotografi, por me vete mbajnë shishe me ujë që kanë blerë nëpër dyqane. Ky është fati i qytetarëve të Shkupit dhe problem me të cilin ballafaqohen edhe turistët e huaj. Nga njëra anë kemi shumë fontana, që u ndërtuan si pjesë e projektit Shkupi 2014, e që shërbejnë vetëm për pamje, por nga ana tjetër në sheshin e kryeqytetit mungojnë shatërvanët për ujë të pijshëm, nga ku qytetarët mund të furnizoheshin me ujë falas. “Duhet të ketë më shumë shatërvanë për ujë të pijshëm se sa vetëm për t’i…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se në bazë të kompetencave ligjore ka shpallur person i padëshirueshëm gazetaren ruse Daria Asmalova, e cila u arrestua gjatë së shtunës në njërën prej pikë kalimeve kufitare në veri. Asmalova nuk ka të drejtë hyrjeje në Republikën e Kosovës deri në vitin 2027. “Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës…

Read More

Një e mitur nga Gjilani, që nga 15 korriku, është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. E njëjta është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë duke bashkëjetuar me një burrë të moshës 34-vjeçare. Ndërkaq, thuhet se ka thënë se gjatë që ka bashkëjetuar me personin në fjalë është keqtrajtuar nga personi i dyshuar. Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, kurse rasti vazhdon të hetohet. Raporti u plotë i policisë  : BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Gjilan 15.07.2022 – 14:00. Më 06.08.2022 ankuesja femër kosovare (e mitur) ka…

Read More