Author: admin

Ky hap i Gjermanisë do të sjellë numrin e përgjithshëm të vendeve që kontribuojnë me trupa në mision në 20 shtete. Gjermania do të vendosë kontingjent ushtarak në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian (BE) në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR), transmeton Anadolu Agency (AA). “Ky personel i ri i EUFOR-it do të ofrojë kapacitet shtesë në selinë e EUFOR-it dhe për rrjetin e Ekipit të ndërlidhjes dhe vëzhgimit (LOT) të EUFOR-it, të cilat janë të vendosura mbi baza të paanshme në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën”, theksoi sot EUFOR. Ky hap i Gjermanisë do të sjellë numrin e përgjithshëm të…

Read More

Ky organizim u mbajt për të nderuar dëshmorët Selver Kryeziu e Emin Kryeziu, ku të pranishëm në këtë finale ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryetari i FFK-së Agim Ademi, deputeti, Shaip Kamberi, Kryetari Arben Taravari dhe shumë dashamirë të tjerë të sportit. Ky event ka mbledhur 48 ekipe, dhe janë realizuar 95 lojë. Kryetari Rahimaj tha se evente të tilla i duhen më shpesh Kamenicës./GJILANI INFO/

Read More

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë, bëri me dije sot policia. Sipas policisë, njoftohet se një qytetar ka raportuar për persona të panjohur të cilët me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe dy vëllëzërve të tij. I njejti ka thënë se vjedhësit kanë arritur për të vjedhur një shumë të konsiderueshme parash si dhe sasi stolish ari./GJILANI INFO/

Read More

Pjesëmarrësi në masakrën e Mejës dhe shumë masakra në këtë Rajon, Deliq i ka shqetësuar familjarët e viktimave të cilë thonë se ai do duhej dënuar për krime lufte dhe jo të shpërblehet me poste nga Qeveria e Aleksander Vuçiqit. Zgjedhja nënkryetar i Kuvendit në Serbi e gjeneralit, Bozhidar Deliq, i cili me Brigadën e motorizuar “549” ishte pjesëmarrës në masakrën e Mejës dhe shumë masakra në këtë Rajon, i ka shqetësuar familjarët e viktimave. Ata thonë se ushtaraku i Millosheviqit, duhet të dënohet për krime lufte, e jo të shpërblehet me poste nga Qeveria e Aleksander Vuçiqit. Në…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Koretin. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, Drejtoresha Burbuqe Leka, dhe banorë të fshatit Koretin. I pari i Komunës ka thënë se është radha e qytetarëve që të paraqesin propozimet e tyre për projekte në fshatrat ku ata banojnë. Kryesuesja e grupit punues, njëherësh drejtore e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Më pas qytetarët…

Read More

Kuvendi Komunal i Vitisë me deklaratë të përbashkët kërkon nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës përfundimin sa më parë të shkollës në Pozharan dhe ndërtimin e çerdhes në Viti Sot në Viti është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila është thirrur me kërkesën e shefit të grupit parlamentar të LDK-së. Në këtë seancë është diskutuar dhe miratuar një deklaratë e përbashkët e të gjitha shefave të grupeve parlamentare të përfaqësuar në këtë Kuvend. Në këtë deklaratë e cila është votuar një zëri nga të gjithë të pranishmit pa dallime partiake, ju është bërë…

Read More

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se më 10 gusht do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë deri më 15 gusht. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda. “Faza e dytë e dezinsektimit fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit…

Read More

Nga Albert Rakipi ”What should be done to end this drama where the Albanian Question is caught up?” (Çfarë duhet bërë për t’i dhënë fund dramës në të cilën ka ngecur çështja kombëtare Shqiptare?) Kësaj pyetjeje, të shtruar nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, në platformën e saj të vitit 1998, për zgjidhjen e çështjes kombëtare, i është “përgjigjur” njëzet vjet më pas Kryeministri i Shqipërisë dhe i është përgjigjur dy herë. Së pari, më 18 shkurt 2018, gjatë festimeve jubilare për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Duke folur në seancën plenare të Parlamentit të Kosovës, Kryeministri Edi…

Read More

NGA REMZI LIMANI Remzi Limani: Pak fjalë mbi poezinë e Skënder Sherifit, lexuar në librin e tij LOVE SONGS.Në leximin e parë të librit “Love songs” të autorit Skënder Sherifi, që në krye të diskursit poetik e hasim femrën dhe konturat e mendimeve për të bukurën e cila na vret këndshëm. Poeti ynë respektiv, Skënder Sherifi, në librin e tij “Love songs” na shpalos të bukurën deri në atë shkallë, saqë vetëm qetësia e shpirtit mund ta dëgjojë. Z. Sherifi, pamëdyshje me gjilpër shpirti qëndis mbi madhështinë e dritëhijeve spektakulare, me të cilat ngrihet trupi i femrës në përjetësi…

Read More