- Kryetari Rahimaj mban takim me drejtorët komunal dhe menaxherët e kontratave
- Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
- Autoambulancë në nderim të Drejtoreshës Greta Kryeziu
- Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi
- Prokuroria Themelore në Gjilan: Është ndaluar një përson dhe janë ngrirur 3 akrakuza ndaj 4 personave
- Kryetari Hyseni: Arsimi do të vazhdojë të mbetet prioritet
- Për 24 orë, policia ka shqiptuar mbi dy mijë gjoba në trafik
- Hyseni: Rrugën “Hamdi Kurteshi”, po e kthejmë në një rrugë model për qytetin, derisa ishte pothuajse jofunksionale
Author: admin
Policia e Kosovës mund të kryejë detyrat e veta në tërë territorin e Kosovës, pa kufizime gjeografike kanë deklaruar nga KFOR. “Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (BSK) janë pjesë e institucioneve vendore që merren me sigurinë. Policia mund të kryejë detyrat e veta në tërë territorin e Kosovës, pa kufizime gjeografike. Çdo lëvizje e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt pjesës veriore kërkon njoftim paraprak dhe pëlqimin e komandantit të KFOR-it, kjo është në përputhje me marrëveshjen e mëparshme dhe NATO pret që institucionet vendore të vazhdojnë ta zbatojnë atë”, kanë thënë nga KFOR për…
Arifi i reagon Lajçakut: Shqiptarët në Luginë të diskriminuar, serbët në Kosovë me të drejta superiore – deri kur?
Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i ka reaguar të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke i thënë se diskriminimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është rritur, pasi ata integrohen më shumë në Serbi. Arifi në një postim në Twitter thekson se nga ana tjetër, pakica serbe në Kosovë ka krijuar sisteme paralele të paligjshme dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, duke gëzuar privilegje dhe të drejta ekzekutive superiore. “Diskriminimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është rritur, pasi ata integrohen më shumë në Serbi. Nga ana tjetër, pakica serbe në Kosovë ka krijuar…
Kryetari Haliti dhe homologu i tij nga Kaçaniku, Besim Ilazi bashkëbiseduan për projektet në interes të dy komunave
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut. Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të dy komunave në interes të qytetarëve të Kaçanikut dhe të Vitisë. Në veçanti është biseduar për projektet infrastrukturore që lidhin banorët e dy komunave s si projekti i rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik . Dy kryetarët kanë dal edhe në teren për të parë se deri ku kanë arritur punimet në këtë rrugë shumë të rëndësishme për Vitinë dhe Kaçanikun duke theksuar domosdoshmerinë e vazhdimit të këtij projekti. Kryetari Haliti theksoj se kjo…
Ka përfunduar projekti i ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në fshatin Verbicë e Kmetocit, realizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me qeverinë zvicerane. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ky projekt zgjidh problemin e kamotshëm të banorëve të fshatit Verbicë. Projekti përfshin ndërtimin e stacionit te pompimit me kapacitet 60 m³, ndërtimin e rezervuarit mbledhës me kapacitet 100,000 litra dhe shtrirjen e rrjetit në gjatësi rreth 4500 metra për 120 shtëpi./GJILANI INFO/
Në dëgjimin publik me drejtorët e shkollave të Gjilanit, u diskutua për shumë tema problematike dhe mundësinë e planifikimit buxhetor për vitin 2023, për të investuar në disa projekte që ndikojnë në përmirësimin e kushteve elementare dhe në projekte të infrastrukturës, që ka ende shumë nevojë të investohen në sektorin e Arsimit. Shumë shkolla të Gjilanit ende përballen me problemin e ujit të pijshëm, kanalizime, ventilime, nevojën për renovime, salla e fusha sportive si dhe infrastrukturën përcjellëse, thuhet në njoftimin e DrjetorIsë për Buxhet dhe Finaca të komunës së Gjilanit./GJILANI INFO/
Nga Musa Sabedini Është shumë e çuditshme se si Vuçiqi po brengoset gjoja tërë kohën se çfarë do të ndodhë me ndonjë marrëveshje eventuale me Kurtin. Në fakt ne jemi ata që duhet të brengosemi, shqetësohemi, e të mos dorëzohemi para kushteve të Serbisë, pse jo edhe faktorit ndërkombëtar, sepse në cilindo variant Serbië është fituese fatkeqësisht. Madje më bëri përshtypje deklarata e Chrisopher Hill ambasador amerikan në Serbi, që në njëfarë mënyre favorizojë qëndrimin e Vuçiqit në bisedimet e fundit. Pse kjo po ndodhë është fare normale?. Kurti së pari po shkon në dialog i vetëm, pa asnjë…
Ballkani do të pres Shkupin në kuadër të ndeshjes kthyese të play-offit të Ligës së Konferencës në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-1 në të mirë të Ballkani, gjë që i jep përparësi kampionit të Kosovës në këtë përballje. Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba, këtë vetë ka lënë Prishtinën pas shumë vitesh, për tu kthyer në vendlindjen e tij dhe po del të jetë lëvizje e qëlluar, pasi ai mund të shkruajë historinë e klubit dhe për këtë është i vetëdijshëm. “Jam kthyer në momentin kulminant te klubit tim ku e ka nisur karrierën. Jam në formë…
Nga: Eduardo Galeano Përktheu: Bajram Karabolli Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo. Sytë, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira. Dashuria mund të shfaqet kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”. Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot. Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “mashtrimi”, pasi duke u prezantuar rrejshëm, kërkonte të holla në biznese të ndryshme. Dyshohet se i ndaluari, në emër të një mediumi është prezantuar rrejshëm, duke kërkuar të holla në biznese të ndryshme, kinse për realizimin e një seriali. “Më 24 gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi nga…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shënoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën me 3 miliardë dollarë (3.01 miliardë euro) ndihmë për sigurinë, paketa më e madhe e ndihmës e Uashingtonit që nga pushtimi i Rusisë gjashtë muaj më parë. Ndihma, e shpallur në Ditën e Pavarësisë së Kievit, vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Rusia duket se po planifikon të nisë sulme të reja në infrastrukturën civile të Ukrainës dhe objektet qeveritare në ditët në vijim. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata vazhdojnë luftën për të mbrojtur sovranitetin…

