- Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
- Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
- Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
- Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
- Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
- Universiteti “Kadri Zeka” drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan
- Janë shqiptuar 1 mijë e 597 gjoba në trafik nga Policia e Rajonit të Gjilanit brenda një jave
Author: admin
Ministri Çeku: Tashmë kemi hyrë në fazën e zgjidhjes së ngërçit afatgjatë për stadiumin e Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim pune ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, prej të cilit ka marrë mbështetjen për realizimin e disa projekteve të përbashkëta dhe të projekteve që janë nisma të Komunës së Gjilanit. Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin Çeku për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit. “Diskutuam rreth projekteve që janë në zhvillim e sipër e për projektet dhe idetë e reja që ne si Komunë mendojmë t’i realizojmë. Është një qasje e re e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por në të njëjtën kohë, edhe…
Deputeti serb ia thotë në sy Vuçiqit: Serbët e Kosovës po kërcënohen dhe maltretohen nga Radoiçiqi
Në seancën e fundit të Parlamentit të Serbisë, përveç Shaip Kamberit, deputetit të vetëm shqiptar që i tha në sy Aleksandar Vuçiqit se s’ka çka kërkon në Kosovë, ishte edhe një deputet serb që i ia numëroi presidentit serb të vërtetat që publiku në Serbi privohet t’i dijë. Bëhet fjalë për Mirosllav Aleksiq, shefin e Grupit Parlamentar të NS-së (Narodna Stranka – Partia Popullore), e cila udhëhiqet nga Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë. Në fjalimin e tij para deputetëve dhe Vuçiqit, Aleksiq e ka akuzuar Milan Radoiçiqin se po i maltreton serbët e Kosovës duke iu bërë…
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të mërkurën se ka ndaluar edhe një person të moshës madhore, i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në qershor të këtij viti. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatën për media. Po ashtu, Prokurori i Shtetit pritet që brenda afatit ligjor të ushtrojë kërkesë për caktimin…
Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka investuar në Kosovë për vrasjen e serbëve që nuk kanë menduar si ai. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën në seancën e parlamentit të Serbisë se “Serbia në 10 vitet e fundit ka investuar më shumë para sesa në 40 vitet e mëparshme edhe pse popullsia serbe në Kosovë është për dy të tretat më e vogël sesa ishte”. Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb ka reaguar njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, duke thënë se ajo çfarë ka thënë Vuçiqi…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë debatit parlamentar për Kosovën në parlamentin serb ka thënë se Kosova është e pavarur dhe se çfarëdo që Serbia dëshiron të arrijë në Kosovë, duhet të arrijë në marrëveshje me autoritetet kosovare. “Serbët në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta të garantuara me Kushtetutë në përfaqësim parlamentar dhe pushtet ekzekutiv, ndërsa shqiptarët dhe pakicat tjera në Serbi jo”, ka thënë Kamberi. Kamberi theksoi se SHBA-ja pa mëdyshje përkrah dialogun dhe se marrëveshja e fundit për dokumentet duhet të përdoret për të vazhduar dialogun deri në normalizimin përfundimtar të…
Kryetari Hyseni: Përveç konsolidimit të Këshillit Drejtues të Teatrit, është bërë edhe një punë e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore
Gjilan, 13 shtator 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Këshillin drejtues të Teatrit të Qytetit, ka mbajtur të martën një konferencë për media, ku ka shprehur zotimin për përkrahjen e vazhdueshme për funksionimin sa më të mirë të këtij institucioni. Kryetari Hyseni tha se përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht e madhe për këtë periudhë të shkurtër kohore. “Kam ardhur në këtë konferencë në shenjë mirënjohje dhe përkrahje për komunitetin artistik, sidomos edhe për Këshillin e ri drejtues. Përveç konsolidimit të këtij Këshilli, është bërë edhe një punë relativisht…
Nga: Krzysztof Kieslowski Përkthimi: Telegrafi.com Për politikën ● Kur flasim për politikën, menjëherë nisim të ndahemi. E pashë të nevojshme t’i kërkoj gjërat që i bashkojnë njerëzit. ● Goja jonë është plot me fjalë të tilla si liria, por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? A nuk do të thotë mbase të jesh krejtësisht i vetëm, të jetosh në një vakum total? Për filmin ● Filmi është medium primitiv. Por, për shkak se nuk është i sofistikuar, është gjithashtu i arritshëm. Mund të përpiqeni ta tejkaloni kufizimin e tillë, por rrallë ndodh që njerëzit të kenë sukses.…
Nga Sadete Tërnava – Osmani Pavarësisht raporteve të shumta që sugjerojnë përmirësime ndaj fenomenit te dhunës gjinore, respektivisht asaj seksuale, situata aktuale vazhdon të ketë nivele të larta shqetësimi. Provat kërkimore nga studimet ndërkombëtare paraqesin fakte bindëse të prevalencës së lartë të dhunës kundër grave. Rezultatet e publikuara së fundmi nga nje studim i OBSH-se tregojnë se gjatë jetës një në tri gra i nënshtrohet dhunës fizike ose seksuale nga partneri intim ose nga një jo-partner (OBSH, 2021). Ne vendin tone, siguria ndaj grave e fëmijëve, duket se ka pak rëndësi dhe rralle flitet për te. Kjo shihet pothuajse gjithmonë…
Janë gjetur shëndosh e mirë tri vajzat shqiptare që u shpallën të humbura në Gjermani. Denisa, Anila dhe Suela janë gjetur në stacion të trenit në Duisburg. “Policia ka marrë tre adoleshentët në stacionin e trenit në Duisburg. Janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe i kemi njoftuar familjet e tyre. Tri vajzat kanë qenë të gjitha bashkë, janë shëndoshë e mirë, janë dërguar në stacion nga kolegët, ku janë marrë nga kujdestarët ligjorë”, tha zëdhënësi. Denisa, Anila dhe Suela nuk janë lajmëruar që nga dita e shtunë dhe u shpallën si të humbura nga policia gjermane.
Një fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, në Lipjan. Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. “Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa…

