- Nëpër dekada bashkërisht
- Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
- Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
- Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
- Arbëri për Arsimin!
- Alban Hyseni: Gjilani është BASHKË dhe i fuqishëm!
- Alban Hyseni: Rininë tonë e kemi pjesë të planit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm
- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
Author: admin
Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët. Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Kryeziu ka thënë se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. “Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për greva”, ka thënë Kryeziu për “Klankosova.tv”.
Mbahet takimi “Tetori-Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, u bëhet thirrje të gjitha grave ta bëjnë mamografinë
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur takimin me temë “Tetori-Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, në kuadër të “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”. Në këtë takim kanë marr pjesë: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Eurona Hoda, Drejtori i QKMF-së, Dr.Latif Sylaj, Radiologu Dr.Muharrem Sadiki, kryeinfermjerja e QKMF-së Bsc.Nafije Ajvazi, Infermjerja Bsc.Sherife Berisha, Drejtorë e Zyrtarë Komunal, Koordinatorja e NJKDNJ-së, përfaqësues të OJQ-ve, mjekë, si dhe qytetarë. I pari i Komunës Kadri Rahimaj ka thënë se është përgjegjësi e qeverisjes që qytetarëve t’iu sigurojë infrastrukturë publike për…
Komuna e Vitisë, konkretisht biblioteka “Ramadan Musliu” në Viti, është pasuruar edhe me mbi 400 titujt të rijnë të librave në një ceremoni rasti të organizuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Sadije Dauti, tha se të gjitha librat e pranuar nga MKRS janë tituj të rinë, konkretisht të vitit 2020 dhe 2021. Ajo shtoj se ky donacion është i mirëseardhur për këtë bibliotekë dhe për lexuesit e saj./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, drejtoresh për Arsim në Viti, kanë vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” në Viti, për të parë nga afër fillimin e procesit mësimor si dhe për të shpërndarë librat për nxënësit e klasave të para. Me këtë rast kryetari Haliti, përgëzoj personelin arsimor dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor edhe pse me vonesë për shkak të grevës. Ai ju urojë suksese në mësime. Ndërkaq Qemajl Hyseni, drejtor i shkollës “Dëshmorët e Vitisë”, foli për kushtet në këtë shkollë duke potencuar…
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka bërë shpërndarjen e Arkave Lr dhe Fletave të Dyllit për fermerët bletar. Ky projekt “Furnizimi i fermerëve bletar me Arka Lr dhe Fleta Dylli” është projekt i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në participim nga ana e fermerëve me 30%. Nga ky projekt kanë përfituar 14 bletar ku secili nga ta ka përfituar 5 Arka Lr dhe 10 kilogram Fleta Dylli./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Kemi marrë të gjitha masat për parandalimin e përmbytjeve si pasojë e reshjeve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e përmbytjeve që mund të vijnë si pasojë e reshjeve të dendura që kjo stinë rëndom sjellë. Ai ka njoftuar se pastrimi i shtretërve të lumenjve dhe përrockave ka nisur dhe po vazhdon nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në pikat më të ndjeshme që paraqesin rrezik permanent për qytetarët. “Jemi gjithmonë një hap para”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Ringjallja e Granit Xhakës është meritë e Artetas dhe justifikon tre vendimet e mëdha të tij
Arsenali është në krye të tabelës së Premierligës pas shtatë fitoreve nga tetë ndeshje dhe Granit Xhaka duket si një lojtar krejtësisht i ri këtë sezon. Mesfushori nga Kosova bëri paraqitje të shkëlqyeshme edhe të shtunën, në fitoren 3:1 kundër rivalëve lokal, Tottenham Hotspur. Xhaka shënoi golin e tretë për Arsenalin në këtë ndeshje, teksa në fund e fitoi edhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. “Daily Star” ka publikuar një artikull kushtuar Xhakës, i cili vlerësohet se është ringjallur dhe se për këtë merita ka trajneri, Mikel Arteta. Në artikull shkruhet: “Mikel Arteta ka shumë meritë për aftësitë e tij…
Nga: Faton Bislimi Letra ime për krerët e politikës së jashtme në Kongresin e SHBA-ve: Kur fjalët nuk vijohen me veprime konkrete, mbesin vetëm fjalë boshe. Serbia apo “Rusia e Vogël” e Ballkanit nuk ndryshon kahje e as çasje karshi Rusisë as në kohën kur krejt bota demokratike e konsideron Rusinë një kërcënim global! Nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale për koordinim të politikës së jashtme në mes Serbisë e Rusisë me 23 shtator në New York është shuplaka më brutale që Beogradi ka mundë t’i jep Perëndimit në përgjithësi e BE-së, e cila ende prentendon se me ledhatime e bënë…
Nga: Aurel Plasari Shkrimtarëve u ka ndodhur dendur që të mos e dallojnë diktaturën, as ta kuptojnë. Jul Cezari ishte për Shekspirin (William Shakespeare) një ushtarak i shkëlqyer, dhe qe vërtet i tillë, madje edhe reformator. Por, shkrimtari nuk kuptoi procesin fatal sesi Jul Cezari, ai që dikur djaloshar kishte refuzuar diktaturën e Silës, po shpartallonte atë arritje madhështore të shoqërisë njerëzore që ishte republika për të instaluar diktaturën. Në rastin e republikanizmit të vitit 44 para erës sonë, afërmendsh, nuk qe fjala për idealet demokratike të Weberit, por për aspiratën për të ribalancuar një sistem pushteti duke mos…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar “pasoja të rënda për Rusinë”, nëse presidenti rus Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, mes retorikës së përshkallëzuar nga Moska dhe aleatët e saj. “Retorika bërthamore është e rrezikshme. Është e pamatur”, tha Stoltenberg për NBC të dielën, transmeton Telegrafi. Çdo përdorim i armëve bërthamore do të “ndryshonte natyrën” e konfliktit në Ukrainë”, shtoi ai. “Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Dhe ky është një mesazh që NATO dhe aleatët e NATO-s ia përcjellin qartë Rusisë”, tha ai. Vërejtjet e…

