- Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell
- Nëpër dekada bashkërisht
- Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
- Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
- Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
- Arbëri për Arsimin!
- Alban Hyseni: Gjilani është BASHKË dhe i fuqishëm!
- Alban Hyseni: Rininë tonë e kemi pjesë të planit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm
Author: admin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbajë sot fjalim në Këshillin e Evropës, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës Rama në një postim në Facebook bën të ditur se Asamblesë së Këshillit të Evropës do t’i drejtohet në ora 15:30. “Mirëmëngjesi dhe rrugës drejt Strasburgut, për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Evropës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Kryeministri Rama në fjalën e mbajtur në 24 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve…
I lindur në Kosovë, tani një kampion i dyfishtë në Belgjikë Adem Ademi, një i ri shqiptar që ka lindur në Ferizaj, por që prej vitesh jeton dhe vepron në Belgjikë, po korrur suksese në fushën e karatesë, shkruan albinfo.ch. Sportin karate e ka fillur qysh në moshën 10-vjeçare dhe nuk ka reshtur asnjëherë dëshirën për të ushtruar dhe përballur me shumë sfida në këtë fushë. Ai ka marrë pjesë në shumë gara nacionale në Belgjikë. Suksesi i tij ka bërë që të jetë edhe në garat internacionale, pavarësisht se ky sport kërkon shumë angazhim dhe financim. Ai është…
Shefi i EULEX-it në Kosovë: Edhe presidentja e Parlamentit Evropian është pro liberalizimit të vizave
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e përkrah Kosovën drejt procesit të liberalizmit të vizave. Wigemark, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Metsola këtë e kishte bërë të ditur gjatë një diskutimi që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së, për Ballkanin Perëndimor muaj më parë, në Bruksel. “Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjithashtu u shpreh fuqishëm në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën duke iu referuar një diskutimi që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin…
Përfundon Seminari i Distriktit Kosovë – Shqipëri, rotarianët mirëpritën nga kryetari Hyseni ku vlerësohet lartë bashkëpunimi i ndërsjellë
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Klubi Rotarian “Gjilani”, ka qenë nikoqir i Seminarit treditor të rotarianëve të Distriktit Kosovë – Shqipëri (D2485), ku janë mbajtur trajnime për anëtarësi, Fondacionin rotari si dhe për imazhin publik. Në Ditën e parë të trajnimit, përfaqësuesit e rotarianëve nga Kosova e Shqipëria, që tashmë veprojnë si një Distrikt (D2485), fillimisht janë pritur dhe përgëzuar për punën e tyre, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Në selinë e kreut të komunës, rotarianët e pranishëm, të prirë nga PDG Radu Popescu – përfaqësues i presidentit të Rotary Ndërkombëtar (RI) që vjen nga…
Komuna e Gjilanit nëpërmjet Zyrës për barazi gjinore dhe me përkrahje të Zyrës Rajonale të OSBE-së, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, në ngjarjen me temën “Barazia gjinore dhe profesionet”, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Komunës, Alban Hyseni, sikurse edhe një numër i madh vajzave të shkollave të mesme. Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se vajzat duhet të jenë konkurrente në të njëjtën fushë e lëmi, në formë të barabartë me djemtë. Për më tepër, ai tha se duhet të përmendet fondi për ndërmarrësit e rinj, që nënkupton që Komuna nëpërmjet thirrjes publike do…
Sot me një solemnitet rasti të mbajtur në hapsirat e KRU “Hidromorava” Gjilan u pensionua kuadri i mirënjohur gjilanas, Mr.Ecc. Abdylaziz Selmani. Ky kuadër i respektuar gjilanas, kudo që punoi : në ish NSHT 16 Nëntori (më vonë NSHT “28 Nëntori”) në KS “In-sig” dhe së fundëmi në KRU “Hidromorava” Gjilan, dha kontribut të çmueshëm në fushën ekonomike e sidomos në lëmin e Finansave. Granit Sylejmani, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, në fjalën e tij të rastit, tha: “Kolegu ynë, Abdylaziz Selmani që po pensionohet sot punoi me profesionalizëm duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të këtushme, sidomos…
Kryetari Hyseni pret në takim kryeministrin Kurti, merr përkrahje për projektet zhvillimore për Gjilanin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka njoftuar për punën e deritanishme, rezultatet, sfidat, problemet dhe projektet e të ardhmes. Kryetari Hyseni e ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e ofruar për Gjilanin. “Ajo që është me e rëndësishmja është që projektet zhvillimore të cilat i kemi dizajnuar dhe premtuar në kohë fushate, i kemi prezantuar para kryeministrit edhe për arritjet e deritanishme. Unë besoj e shpresoj që sikur deri më tani, edhe në të ardhmen do ta kemi mbështetjen…
Kryetari Haliti inspektoi punimet që po kryhen në Sadovinë te Muhaxherëve dhe atë të Jerlive
Në vazhdën e punimeve që po bëhen në rregullimin e rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka inspektuar punimet tek rruga e varrezave në Sadovinë të Muhaxherëve e cila është duke u shtruar me zhavorr. Ky projekt është mirëpritur nga banorët e këtushëm, me që ishte konsideruar edhe si shumë e nevojshme, pasi rruga aktuale ishte vështirë e kalueshme. Kryetari Haliti, gjithashtu ka vizituar edhe punimet në rregullimin e tribunave sportive në Sadovinë të Jerlive./GJILANI INFO/
Komuna e Kamenicës furnizohet me pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë, AQH, UNICEF dhe Islamic Relief
Komuna e Kamenicës është furnizuar me pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë, Organizata AQH, si dhe Organizata UNICEF. Këto pajisje janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë. Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar QKMF-në me këto pajisje mjekësore: Stetoskope (Ndëgjuese); Tensiometra (aparat për matjen e shtypjes së gjakut); Inhalator; Çekana neurologjik; Llampa për ekzaminimin e fytit; Peshore për të rritur dhe fëmijë; Termometra; Pulsoksimetra; Otoskope; Sete komplet për kirurgji të vogël. AQH ka furnizuar QKMF-në me këto pajisje mejkësore (në vlerë 20,000 euro): EKG; Autoklav; Inhalator; Defibrilator (në ardhje e sipër); Pajisje jo-mjekësore si Kondicioner (Klima)…
Është shënuar sot dita e shkollës “Hasan Ali Remniku” në Remnik, ku përfaqësues të Institucioneve komunale, bënë homazhe tek busti i heroit, emrin e së cilit e mban kjo shkollë. Të pranishëm në këtë përvjetor, pos kryetarit të komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, edhe personeli arsimor, nxënësit dhe përfaqësues të Institucioneve të tjera./GJILANI INFO/

