- Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale
- Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell
- Nëpër dekada bashkërisht
- Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
- Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
- Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
- Arbëri për Arsimin!
Author: admin
“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, mbrëmjen e kësaj të diele kanë trajtuar një problem shumë shqetësues mbi atë se çfarë po ndodh me shqiptarët e Kosovës në Luginën e Preshevës, Medvegje dhe Bujanoc. Qytetarët shqiptarë të Komunave të Preshevës, Bujanoicit dhe Medvegjes ankohen se pala serbe po përdor një strategji për të larguar shqiptarët nga Lugina e Preshevës, përmes mosregjistrimit. Sipas deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, serbët nuk regjistrojnë popullsinë shqiptare, me qëllim që t’i nxjerrin ata pakicë, por edhe për të braktisur shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë ndihmën e…
Emërimi i Emmanuel Bonnes dhe Jens Plötnerit, këshilltarë të Emmanuel Macronit dhe Olaf Scholzit, si të dërguar të Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, duket se i ka dhënë një shtytje zgjidhjes së çështjes mes dy vendeve. Tani në tavolinën e diskutimeve në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me shumë gjasë do të jetë edhe ky dokument për shqyrtim. Komentatori serb i politikës së jashtme Boshko Jakshiq thotë për mediumin serb “Nova” se propozimi i lartpërmendur duhet të shqyrtohet seriozisht, por shton se pyetja është se sa vërtetë populli është i informuar për…
Në Komoran, në vendin e quajtur “Kroi i Mbretit”, një këmbësore humbi jetën pasi u godit nga vetura, të shtunën pasdite. Rastet tragjike si ky, tashmë sipas banorëve në këtë anë janë bërë të shpeshta. Ata kanë treguar për rastin teksa kanë shprehur shqetësim për numrin e aksidenteve në magjistralen Prishtinë-Pejë. “Rasti ka qene një grua e cila kishte qene mysafir. Ka ndodh diku rreth orës 16:00. Ne këtë ane ndodhin shume aksidente”, thotë Hajriz Obria, banor në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Qytetarët kanë kërkuar kujdes më këtë rast si nga këmbësorët e po ashtu edhe nga…
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan ka shpërndarë mbi 140 ton farë gruri, kurse kësaj here kanë përfituar 734 fermerë. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se buxheti për bujqësinë në vitin e ardhshëm është 100 për qind më i madh krahasuar me këtë vit. “Vëmendjen po e kthejmë edhe kah bujqësia”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Është vënë sot guthemeli i çerdhes së re në fshatin Dobërçan, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë, këshilltarë komunalë e përfaqësues të shkollës “Nazim Hikmet”. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për prezencën dhe mbështetjen, tha me këtë rast se arsimi parafillor dhe edukimi i hershëm është themeli i shoqërisë. “Kjo është mundësia e Dobërçanit, familjeve, nënave e fëmijëve, atyre që janë e atyre që do të vijnë më pas. Ky projekt është kërkesë që buron nga nevojat e banorëve…
Arrestohet 36-vjeçari në Gjilan, ia mori paratë një personi dhe nuk ia çoi veturën sipas marrëveshjes
Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale mashtrimi. Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.B., 36-vjeçar kishte vënë në lajthitje një person pasi ia marrë një shumë të konsiderueshme të parave dhe nuk e kishte realizuar marrëveshjen e sjelljes së veturës. “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan dhe Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë falë një punë mirë të organizuar operacionale kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar A.B. (1986) i cili ishte nën kërkim policor nga…
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Kadri Zeka” i bashkohet ekipit të Komunës së Gjilanit për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim dekanin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Xhevat Sopi, ku janë dakorduar që profesorë nga ky fakultet t’i bashkohen ekipit për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Gjilanit. Në këtë takim u dakorduan, gjithashtu, se bashkëpunimi do të nisë edhe me angazhimin e studentëve të Fakultetit Ekonomik në mbajtjen e praktikave profesionale në dikasteret e fushës ekonomike të administratës komunale. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe dekani Sopi kanë shprehur gatishmërinë që në të ardhmen të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin në…
Kryetari Hyseni: Hanumshahe Abdullahu-Zymberi personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla e nënkryetaren, Leonora Morina Bunjaku, në 60-vjetorin e lindjes së dëshmores Hanumshahe Abdullahu-Zymberi, mes miqësh, familjarësh e bashkëveprimtarësh, përmes akademisë përkujtimore kanë shpalosur kujtime për veprimtarinë e saj. Kryetari Hyseni ka thënë se Hanumshahja personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë të paraluftës së fundit në Kosovë. “Kontributi i saj i çmuar nis me zellin e nxënëses së mirë për të vazhduar me ilegalen në kohë të studimeve, angazhimin si mësimdhënëse dhe drejtoreshë. Tek Nushja i gjejmë të gjitha bashkë, intelektualen dhe…
Rashiti: Do të dinamizojmë angazhimet tona për finalizimin e disa prej investimeve të vonuara për projektet kapitale
Riad Rashiti, drejtor për Buxhet dhe Financa në komunën e Gjilanit, përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se duhet të rritet dinamika e punëve, për të finalizuar disa nga investimet e vonuara në projektet kapitale, në mënyrë që buxheti i këtij viti të shfrytëzohet sa më mirë dhe mos të barten në suficit për vitin tjetër. Sipas tij, jo pak pengesa egzistojnë në realizimin me kohë, të këtyre investimeve në projekte kapitale. Drejtori Rashiti, ka njoftuar për një takim që kanë mbajtu sot bashkë me disa nga drejtorët dhe zyrtarët financiar të komunës së Gjilanit. ” U…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me OJQ Advancing Together, e cila përfaqësohej nga Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv. Kryetari Hyseni ka njoftuar se qëllimi i këtij memorandumi është përmirësimi dhe promovimi i qeverisjes lokale demokratike, si dhe forcimi i komunikimit dhe koordinimit funksional ndërmjet komuniteteve jo shumicë dhe autoriteteve në nivel lokal dhe qendror. Po ashtu, në kuadër të këtij memorandumi, parashihet fuqizimi i kapaciteteve lokale përmes zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të vogla në përputhje me prioritetet e komunitetit jo-shumicë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në komunë etj. Në këtë…

