- Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan
- Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale
- Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell
- Nëpër dekada bashkërisht
- Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
- Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
- Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
Author: admin
Takohen banorët e fshatit Karaqevë e Poshtme, flitet për nevojen e zgjerimit të rrjetit për hudhjen e mbeturinave
Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat ka mbajtur takim me banorët e fshatit Karaqevë e Poshtme lidhur me zgjerimin e rrjetit të mbeturinave. Në këtë takim është diskutuar për furnizimin e banorëve të këtij fshati me kontenjerë familjar 120 litra, të cilët do të jenë pa pagesë. Po ashtu u tha se banorët do të nënshkruajnë kontratë me kompaninë “Ecohigjiena” për grumbullimin e mbeturinave./GJILANI INFO/
Në shenjë përkujtimi për veprën dhe kontributin e ish zyrtarit komunal të Vitisë, ish menaxherit të Shtëpisë së Kulturës Hetem Kurteshi, kryetari i komunës Sokol Haliti ka vendosur sot kurora lulesh mbi varrin e të ndjerit. Hetem Kurteshi ka ndërruar jetë në vitin 2020, si pasojë e infektimit me Covid 19./GJILANI INFO/
Në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin e disa rrugëve të lagjeve dhe trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij lokaliteti. Konkretisht, është duke u përgatitur për asfaltim rruga që të shpie tek Xhamia, e cila do të lidhet me rrugën tjetër “Pavarësia”. Njëkohësisht, është duke u punuar edhe tek rruga e lagjes Veseli. “Rrugët që do të asfaltohen hyjnë në kuadër të projektit të përbashkët për zhvillim dhe rregullim të rrugëve rurale të komunës sonë. Pos kësaj, është duke u punuar në shtrirjen e trotuarit që lidh dy fshatrat Zhiti e Ballancë dhe e…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj. Gjatë vizitës në këtë fshat, kreu i Gjilanit ka njoftuar se vlera e këtij projekti është mbi 111 mijë euro. “Kanë nisur këto ditë punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve ne fshatin Haxhaj në gjatësi 877 metra. Projekti në vlerë 111,660.51 zgjidh problemin e kahmotshëm të banorëve. Po punojmë në çdo cep të komunës!”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare [1] në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin gusht 2022, duke u bazuar në të dhëna administrative. ASK-ja ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht janë regjistruar 2 mijë e 283 lindje brenda e jashtë Kosovës. 1 mijë e 1194 meshkuj dhe 1 mijë e 89 femra, raporton teve1.info Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 799 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej vdekjeve të regjistruara, 427 janë meshkuj dhe 372 janë femra. Në muajin gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 2 374 kurorëzime brenda dhe jashtë…
Gëzim Tushi Paradoksalisht, besoj se nuk ka vend tjetër më adekuat se Parlamenti shqiptar, ku në vend të politikës, që përgjithësisht për shkak të cilësisë, aftësisë dhe kulturës së politikanëve më shumë se produkt politik, bëhet humor. Kaq tipike është bërë kjo situatë, saqë shpesh njerëzit i ndjekin seancat e debatin parlamentar, jo aq për të pritur vendime e zgjidhje politike të kontradiktave të shumta ekonomike e sociale që përjeton shoqëria jonë, por me shpresën se të paktën mund të “gajasemi” me batuta, akuza, gjuhë politike specifikisht banale, me gjeste komike e gjuhë trupi skenike të shfrenuar. Duket sikur…
Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqej në Superligën e Sllovenisë, pasi aktualisht është golashënuesi më i mirë atje. Në javën e 13-të, Mura e lojtarit të Kosovës u takua me Radomlje, ku fituan 3-0. Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit kaluan në epërsinë me golin e Dakut, me Maruskon që ishte asistuesi. Golin e dytë për Muran e shënoi Cipot pas gjashtë minutash nga i pari, ndërsa Kous ishte asistuesi. Për të bërë fitoren sa më bindëse, Daku e shënoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 74-të. Me këto dy gola, sulmuesi ynë…
Shkruar nga Besim Xani Nuk ka romane historike dhe johistorike, nuk ka art optimist the art pesimist, ka vetëm art, thotë Ismail Kadare. Ismail Kadare si duket qysh si i ri e hetoi misterin e artit dhe iu përkushtua si murg letërsisë dhe ligjeve të saj, për të arti është gjithçka, ai do të thotë se “arti më qoi tek liria”. Ismail Kadare krijoi vepra monumentale, pikërisht, ngase ai iu bind ligjeve të artit; në një rast thotë: “shkrimtari duhet të shohë gjithçka dhe asgjë, pastaj një zë i brendshëm i dikton dhe ai filloi të shkruajë”. Pra…
Ben Hodges, ish-gjenerali komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë, thotë se ai beson se një çlirim i gadishullit të Krimesë të pushtuar nga Rusia është i mundur deri në verën e vitit të ardhshëm. “Kur shikoj situatën, shoh se situata e rusëve po përkeqësohet çdo javë”, ka thënë Hodges për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell Telegrafi. “Ata thonë se lufta është një test i vullnetit dhe logjistikës – dhe në të dyja aspektet Ukraina është shumë më superiore”. “Rusët duhet ta humbin [luftën]; përndryshe, ata do të provojnë përsëri pas dy ose tre vjetësh”, ka…
Ka nisur sot viti i ri akademik në Shqipëri, ku në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë, ndërsa në të tjera mësimi do të vijojë normalisht. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj. Protesta do të mbahet për dy orë, nga ora 10:00 deri në mesditë. Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15 për qind të pagave, 7 për qind të përballuar nga qeveria dhe 8 për qind nga buxheti…

