Author: admin

Ai ka studiuar për Kimi Inxhinierike në Universitetin e Teksasit Dr. Besmir Hoxha është një profesionist shqiptar në fushën e energjisë, i cili jeton prej vitit 1994 në SHBA, shkruan albinfo.ch. Ai ka studiuar për Kimi Inxhinierike në Universitetin e Teksasit, e më pas për Inxhieneri Shpimi dhe Menaxhimi. “Unë merrem me lloj-lloj teknologjish në energji, por për shkak se jetoj në Hjuston dhe Hjuston është pothuajse një kryeqendër e naftës, detyrimisht jam futur në zanatin e naftës”, shprehet Hoxha.

Read More

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi. Temë diskutimi në këtë takim ishte regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës. “Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative”, ka njoftuar Osmani përmes…

Read More

Është arrestuar një person në Kllokot, pasi i njëjti kishte kryer një dhunim, bënë të ditur policia. Sipas policisë në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia/GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë certifikata për 60 nxënës, të cilët janë trajnuar në fushat përkatëse në kuadër të Javës së Kodimit. Kjo ngjarje shënon përmbylljen e Javës së Kodimit (EU CODE WEEK 2022) e cila është organizuar qendra për edukim në teknologji ProCoders CENTER dhe Komuna e Gjilanit. Java e kodimit është mbajtur në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet që kanë aspirata të jenë pjesë e BE-së, siç është Republika e Kosovës. Ndryshe, Gjilani këtë vit ka qenë qyteti i vetëm në Kosovë, që ka organizuar këtë ngjarje me rëndësi për…

Read More

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Zyrtari Kryesor Financiar, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Në rend ditë ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.33271 i datës 14.10.2022, nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2. Propozim-vendim për fillimin e procedurave për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NLP) në Komunën e Kamenicës, 3. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01-31266, 4. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01-31253, 5. Shqyrtimi i raportit tre mujor…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër. Kryetari Hyseni tha se është kënaqësi që të takoj një klub si FC Kosova nga Zvicra bashkë me Unionin UKSHFZ për t’i shprehur mirëseardhje në vendlindje, duke i përgëzuar për rezultatet e arritura, derisa u ka suksese si në Kupën e Diasporës, e po ashtu në ligën e Zvicrës. “Ne jemi vend i bekuar që kemi një mërgatë shumë aktive e shpresëdhënëse në mërgim dhe jeni dritarja që reflekton me pulse shumë pozitivisht në botë për shtetit tonë”,…

Read More

Sot në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, është mbajtur një demonstrim-testim i kapaciteteve të shkollës në rast të tërmeteve. Me këtë rast në këtë testim të kapaciteteve të kësaj shkolle i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti. Bëhet me dije se ky projekt që është mbështetur nga Kryqi i Kuq dhe nga “JICA” japoneze, ka filluar muaj me parë që kjo shkollë të ketë një ekip për raste emergjente. Ndërkaq i pari i komunës vuri në pah rëndësinë e ushtrimeve…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet infrastrukturore në Lagjen e Vishnjeve dhe në Llashticë. Kryetari Hyseni ka thënë se ekipi i palodhshëm i punëtorëve po kujdeset për infrastrukturën në çdo lagje e fshat të komunës. “Lagja e Vishnjeve, një tjetër lagje në të cilën po ndërtohet dhe asfaltohet rruga e po bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit. Llashtica, fshat tjetër në të cilin po punohet për një infrastrukturë më të mirë e jetë më cilësore për banorët”, ka theksuar ai./GJILANI INFO/

Read More

Grupi Punues për Hartimin e Planit për Integritet 2022-2026 ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë takim Koordinatori i Grupit, Zijadin Thaqi, ka paraqitur Draft-Planin për Integritet 2022-2026. Ai ka thënë se në këtë Draft janë identifikuar rreziqet përkatëse të korrupsionit në sektore të ndryshme brenda Komunës. Gjatë takimit është hapur debati për pyetje dhe komente lidhur me Draftin. Po ashtu janë dhënë edhe disa të dhëna që duhet të përfshihen në Draft në mënyrë që të jetë më i plotë./GJILANI INFO/

Read More

𝑨𝒎𝒃𝒂𝒔𝒂𝒅𝒐𝒓𝒊 𝒊 𝑶𝑺𝑩𝑬-𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈ 𝒕𝒉𝒐𝒕𝒆̈ 𝒔𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒂 𝒆 𝑽𝒊𝒕𝒊𝒔𝒆̈ 𝒑𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒊𝒔𝒂 𝒇𝒖𝒔𝒉𝒂, 𝒏𝒆̈ 𝒗𝒆𝒄̧𝒂𝒏𝒕𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒛𝒉𝒗𝒊𝒍𝒍𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆𝒌𝒐𝒏𝒐𝒎𝒊𝒌, 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒕𝒆𝒕𝒆𝒗𝒆 𝒋𝒐 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒊𝒄𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝒃𝒖𝒙𝒉𝒆𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒆𝒈𝒋𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒈𝒋𝒊𝒏𝒐𝒓 Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pranuar këto ditë një letër nga ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, pas vizitës që ai ja kishte bërë më parë kësaj komune. Me këtë rast në shkresën e tij të drejtuar kryetarit Haliti, ambasadori i OSBE-së ka potencuar se kjo komunë po prinë në shumë fusha duke përmendur në veçanti fushën e zhvillimit ekonomik, të drejtat e komuniteteve jo shumicë…

Read More