Author: admin

Një 16 vjeçare nga Podujeva dyshohet se u sulmua seksualisht nga 3 persona, kur e mitura kishte shkuar për të blerë bukë në një furrë të qytetit. Aty, pasi e njëjta kreu blerjen dyshohet se u rrëmbye nga një burrë i cili me veturë e dërgoi disa kilometra larg. Ndonëse prindërit e mohojnë se një gjë e tillë i ndodhi vajzës së tyre, me rastin e vajzës me inicialet B.A  që dyshohet të ketë edhe probleme psikike po merret departamenti për të mitur. Babai tregoi se e bija e tij u mashtrua në këmbim të blerjes së disa gjërave…

Read More

“Trajnimi për bletarët është  tjetër zotim i përmbushur për bujqësinë”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Gjilanit, ka thënë, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ndryshe, pas shpërndarjes së mbi 300 koshereve të bletëve në Gusht të këtij viti, është mbajtur tani trajnimi me bletarët përfitues të koshereve dhe jo vetëm, i organizuar nga komuna e Gjilanit. Si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, trajnimi u ligjërua nga stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. “Me trajnime të tilla do të vazhdojmë edhe në muajt në vijim. Për prodhime më cilësore, për…

Read More

Nga Enver Bytyqi Një “luftë e ftohtë” duket në pamje të parë në qëndrimet midis Fuqive Perëndimore, sidomos SHBA-ve dhe Francës, nga njëra anë dhe qeverisë së Kosovës nga ana tjetër! Sigurisht që peshorja anon nga Perëndimi. Kjo edhe për faktin se shumica e opozitarëve në Kosovë janë pro Perëndimit dhe kundër qeverisë së Kosovës. Diversion Gjithnjë në emër të “miqësisë”, “të aleancës”! Pra, në emër të dashnisë së madhe për Amerikën! në fakt e bëjnë për pushtet! në pamundësi për ta marrë pushtetin me votë, i drejtohen autoritetit amerikan! Ndërkohë unë e them me plot zë: – Amerika ka,…

Read More

Kosova mbyll vitin ndaj Ishujve Faroe. Trajneri Giresse u beson dy titullarëve të Ballkanit Pas barazimit ndaj Armenisë tri ditë më parë, Kosova do të kërkojë fitoren në miqësoren ndaj Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri”, një kundërshtar modest për ‘Dardanët”, që këtë grumbullim kanë shumë emra të rinj në përbërje. Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të përballojë miqësoren e pasdites së sotme, teksa nga minuta e parë luajnë edhe dy futbollistët e Ballkanit, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi..

Read More

Krizë të lidershipit politik, dikund më shumë e dikund më pak, një pasqyrim real të gjendjes aktuale politike në viset në tranzicion, sidomos tek shqiptarët, janë motive kryesore që i trajton Avni Halimi në dramën e vet që sapo doli nga shtypi, me titull “Rrugës për në El Dorad”. Dy burra: shoferi dhe konduktori, me një autobus të prishur, duke shpresuar se do të mbërrijnë në El Dorad. Me një gjuhë herë pas here të vrazhdë, i gjithë veprimi përcillet përmes një dialogu nga dy perspektiva të ndryshme, populli dhe lidershipi, këtë herë shoferi dhe konduktori. Ky problem gjithkund…

Read More

30 për qind e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë në emigracion. Shifra është publikuar nga revista Forbes, që ka renditur vendet me numrin më të madh të diasporës në raport me popullsinë totale të vendit. Forbes ka analizuar vendet me popullsi mbi 750 mijë banorë. Në këtë listë, Shqipëria renditet e treta, me 30.7 për qind të popullsisë së lindur brenda kufijve, që aktualisht jetojnë jashtë./GJILANI INFO/

Read More

Qytetet në të gjithë Italinë janë duke garuar për të nisur skema të zgjuara që synojnë të joshin banorët e rinj për të ringjallur pasurinë e tyre. Nga shtëpitë e rrënuara që shiten për pak më shumë se një euro, te shtëpitë e gatshme për banim me çmime të ulëta, ka pasur një furi konkurrence. Qyteti piktoresk i Presicce në rajonin me diell të Pulias është i fundit që hyn në lojë me një ofertë joshëse. Zyrtarët thonë se do t’u paguajnë njerëzve deri në 30 mijë euro për të blerë një banesë të zbrazët dhe për të marrë…

Read More

Jo të gjithë deputetët e partisë konservatore angleze ndajnë të njëjtin qëndrim me Sekretaren e tyre të Punëve të Brendshme, Suela Braverman, se “shqiptarët që mbërrin me gomone po pushtojnë Anglinë”. Deputeti konservator Daniel Kawczynski në një komision parlamentar  u tregoi kolegëve të tij për protestën e një jave më parë të shqiptarëve në kryeqytetin anglez. “Fëmijët e shqiptarëve po bullizohen në shkolla duke u përballur me abuzime të natyrës raciste. U takova me qytetarë shqiptarë në urën Westminster javën e shkuar kur ata paqësisht po demonstronin duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë e thonin: “Unë jam një punëtor…

Read More