- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
- Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
- Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
- Mbi 2 mijë e 290 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Author: admin
Prof. dr. Emin KABASHI Përkufizim Në fjalorin e të gjithë popujve të botës thuhet se lufta nuk është e mirë. Atëherë, pse një dorë luftash quhen çlirimtare. Sepse, në radhë të parë, heqin robërinë. Sepse, në radhë të dytë, heqin okupimin. Sepse, në radhë të tretë, hapin mundësi për jetë të lirë të qytetarëve që nuk i ka marrë lufta me vete. Këto janë vetëm disa nga përkufizimet që mund të thuhen, në rastet kur një luftë quhet çlirimtare. E tillë është edhe Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si e tillë, UÇK-ja është bërë publike më 28 nëntor…
Me 2 dhjetor në grupin G, zvhillovet ndeshja “finale” ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. E Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran, “BLICK”, rreth ballafaqimit ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë. Taulanti e ka këshilluar vëllain e tij më të vogël, Granitin, për këtë duel që luhet këtë të premte. Këshilla e 31 vjeçarit ka qenë që Graniti ta ruaj qetësinë, derisa tregoi se nuk ishte aspak i lumtur me shortin që i vuri kundërshtarë këto dy ekipe. “Të them të drejtën, nuk isha i kënaqur me shortin. Por kam diskutuar me…
Nëse diçka lexohet me vështirësi, autori nuk e ka përmbushur misionin e vet. Ja, përse mendoj që një shkrimtar si Joyce-i në thelb e ka harruar misionin, sepse vepra e tij është e mundimshme për t’u lexuar. Nga: Jorge Luis Borges Përktheu Feride Papleka Ndër instrumentet e shumta të njeriut, pa dyshim, libri është më i mahnitshmi. Instrumentet e tjera janë zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i shikimit; telefoni është zgjatim i zërit; kemi edhe parmendën dhe shpatën, kuptohet zgjatime të krahut. Por libri është diçka tjetër: libri është zgjatim i kujtesës dhe i…
“Sipërmarrësit shqiptarë në Zvicër, përveç që bashkojnë kultura të ndryshme, ata gjithashtu kanë dëshmuar të jenë të adaptueshëm dhe novatorë – cilësi që mund t’i duhen çdo vendi” Gjithmonë ka pasur kriza, por ne njerëzit kemi nevoja dhe kompanitë ekzistojnë për t’i përmbushur ato. Biznesi dhe sipërmarrësia nuk janë qëllime në vetvete, ato do të ekzistojnë gjithmonë sepse lindin natyrshëm, thotë Nadine Juergensen, sipërmarrëse. Nuk bën të ndodhë që bizneset fillestare të udhëhequra nga femrat të marrin shumë më pak kapital sipërmarrës, veçanërisht nga shteti. Kushtetuta kërkon trajtim të barabartë të gjinive, gjë që është ende shumë larg në ekosistemin fillestar…
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur interesim për ta blerë Manchester United nga Glazers. Ai është një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile “Mabetex Group”, raporton Footballtransfers. Pacolli ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium” kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht. Dhe i pyetur nga gazetarët këtë mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “në rregull”. Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.
Hashani: Gjendja e sigurisë në shkollat e komunës së Gjilanit në nivel jashtëzakonishtë të mirë
“Falë veprimeve të ndërmarra dhe pranisë së Policisë së Kosovës edhe në rroba civile që veprojnë rreth perimetrit të jashtëm të shkollave në parandalimin e dukurive të dhunës, sivjet kemi një gjendje dukshëm ma të mirë dhe ma stabile”, tha ai. Siguria në shkollat e Komunës së Gjilanit vlersohet e qetë dhe e sigurtë, thuhet nga autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit. Togeri, Ismet Hashani tha se Policia e Kosovës edhe sivjet ka pas kontakte të vazhdueshme me “Drejtorinë e Arsimit” dhe është vlersim i dyanshëm se kemi një situatë të qetë, ashtu që mund të thuhet se aspekti…
Me rastin e Festave të Nëntorit, në lokalet e Xhamisë shqiptare në Vjenë, u promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, “Vergiss Niemals – Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala. “Me këtë aktivitet kulturor e shkencor, festuam Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem JASHARI! Organizator: ALKIG – BASHKIMI, në…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Kështu ka bërë të ditur vet Murati përmes një njoftimi në “Facebook”. Postimi i Muratit: 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!
Ministrja Albulena Haxhiu dhe Ministrja Arbërie Nagavci vizitojnë Kamenicën, në kuadër të fushatës “As edhe një më shumë”
Në kuadër të Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Ministrja Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci kanë zgjedhur Komunën e Kamenicës, për vazhdimin e fushatës. Ato së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj kanë vizituar shkollën “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, si dhe disa biznese të udhëhequra nga gratë. Kryetari Rahimaj ka thënë se është e rëndësishme që sensibilizimi të fillojë nga shkollat, sepse nga aty fillon gjithçka si dhe është më se e nevojshme që të edukohen gjeneratat e reja, dhe të ipet ndihma e duhur nga institucionet që të fuqizohen kauzat e tilla, që mundësojnë…
Rahimaj: Në parandalimin dhe luftimin e sjelljeve devijante në shkolla të përfshihen të gjithë akterët
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi, dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Angazhimi në parandalimin e sjelljeve devijante në shkollat e komunës sidomos në ato të arsimit të mesëm; Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar foli për rëndësinë e parandalimit të sjelljeve devijante në shkolla. “Kësaj çështje duhet t’i japim rëndësi dhe seriozitet të madh.…

