- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
- Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
Author: admin
Rahimaj ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për rifunksionalizimin e platformës Kamenica Open Data
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Drejtorin Ekzekutiv të GYEK, Alutrim Dërmaku, për bashkëfinancimin e projektit për rifunksionalizimin e pltformës Kamenica Open Data. I pari i komunës ka thënë se përmes kësaj platforme qytetarët do të kenë qasje të drejtpërdrejt në raportimin e parregullësive. “Kjo platformë do të ndihmojë në afrimin e qytetarit me institucionin, duke i dhënë qasje të drejtpërdrejtë në raportimin e parregullësive dhe parashtrimin e kërkesave”, është shprehur Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/
Kanë përfituar serra nga buxheti komunal i Vitisë 140 qytetarë vitias . Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira kanë vizituar disa nga përfituesit. Drejtori Pira tha se këto serra janë në dimension prej 50 metra katror dhe janë financuar nga komuna por me participim të pjesshëm të përfituesve. Ai tha se me këtë synohet që qytetarët të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra për familjet e tyre. Sipas tij donacionet e tilla do të këtë edhe në të…
Kryetari Hyseni: Ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në lagjen Arbëria, kostoja mbi 165 mijë euro
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon vizitat në terren në projektet infrastrukturore. Kryetari Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë qëndruar në lagjen Arbëria, ku ka konfirmuar se ka filluar projekti i asfaltimit të njëmbëdhjetë rrugëve atje. “Në total prej 165,480.25, në lagjen Arbëria ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në gjatësi prej 1837m. Po punojmë në çdo fshat e në çdo lagje të qytetit!”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë. Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Xhaka e Shaqiri shkëlqyen sonte, madje ky i fundit edhe realizoi golin e parë të ndeshjes. Pas fitores, gazeta më e madhe zvicerane, Blick i ka vendosur në ballinë këta të dy. “Shaqiri shkëlqen, Xhaka e kap organin gjenital”, thuhej në titullin e Blick.
Me golin e shënuar ndaj Serbisë të premten mbrëma, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i tretë në histori që ka shënuar në tri kampionatet botërore të fundit. Shaqiri kishte realizuar het-trik ndaj Hondurasit në Botërorin e 2014-s. Realizoi ndaj Serbisë një herë në Botërorin e 2018-s. Të njëjtën e bëri edhe sonte. Shaqiri ka shënuar pesë gola në botërore.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot ka pritur në takim përfaqësues ngs organizatat CiviKos dhe DEMOS, si dhe banorë të fshatit të Hogoshtit. Ky takim është bërë në kuadër të bashkëpunimit që këto organizata kanë me Komunën e Kamenicës, për auditimin social të projekteve që realizon komuna. Kryetari Rahimaj për të pranishmit i është përgjigjur pyetjeve që ata kanë pasur në lidhje me projektin e ujësjellësit në fshatin Hogosht./GJILANI INFO/
Në Komunën e Kamenicës është organizuar takimi me moton-“Sot është dita e jote, ngrite zërin ”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Organizata HANDIKOS në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës kanë organizuar takimin me moton “SOT ËSHTË DITA JOTE NGRITE ZËRIN”. Në këtë takim kanë marr pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, Drejtoresha e organizatës HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, Koordinatorja e Zyrës së HANDIKOS-it, Shejnaze Fazliu, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunal si dhe persona me aftësi të kufizuara. I pari i Komunës ka thënë se janë duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës së personave…
Kombëtarja e Zvicrës ka shkëlqyer në ndeshjen e tretë të grupeve, ku edhe e mposhti Serbinë me rezultat 3-2. Edhe në këtë ndeshje kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i pari ka shënuar gol e i dyti si një kapiten i vërtetë i ka udhëhequr zviceranët drejtë fitores. Golat për Zvicrën në këtë ndeshje i shënuan Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler. Zvicra kualifikohet tutje dhe në anën tjetër e dërgon në shtëpi Serbinë, e cila edhe në këtë kompeticion nuk tregoi asgjë përveç disa provokimeve të zakonshme që i bën tash…
Nga: Alfred Çapaliku “Musine Kokalari afirmohet vendimtarisht në vijen e mirë të letërsisë shqipe , jo si relativitet femeror, si mund ta shohë dikush, por si vlerë absolute.” – Mitrush Kuteli HYRJE Musine Kokalari (Adana, 10 shkurt 1917 – Rrëshen, 13 gusht 1983) është e para femër në historinë e letërsisë shqipe e cila shkruan dhe boton një libër artistik. Në vëllimin me skica e tregime “Siç më thotë nënua plakë” (Tiranë 1939), shkrimtarja e re 22 vjeçare arrin të realizojë në sinkroni të menduarit dhe të shkruarit gjinor nëpër arketipat feministë. Dallimi i stilit të Musines tek 80 faqet e…
OSBE, ka mbajtur një forum me kryetarët e komunave të Kosovës për prezentimin e praktikave të mira të qeverisjes së përgjithshme gjinore
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, ku është bërë prezantimi i praktikave të mira të qeverisjes së përgjegjshme gjinore. Kjo ngjarje e cila mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe ka për qëllim rritjen dhe promovimin e barazisë gjinore në udhëheqjen dhe proceset vendimmarrëse në institucionet publike. Përmes kësaj nisme, OSBE-ja organizoi forumin e përbashkët për kryetarët e komunave dhe stafin e tyre ekzekutiv që kanë treguar sukses në zbatimin e mekanizmave të barazisë gjinore. Në kuadër të këtij takimi, është ofruar platforma për shkëmbimin…

