- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
Hashani: Numri i gjobitjeve në trafik gjatë këtij viti ishte më i madh, krahasuar me vitin e kaluar
Gjatë vitit 2021 në rajonin e Gjilanit janë shqiptuar 48 mijë e 322 gjoba në trafik, kurse nga fillimi i viti 2022 e deri më 20 Dhjetor të po këtij viti janë shqiptuar gjithësejtë 66 mijë e 438 gjoba në trafik, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga ky rajon. Ai për Agjencinë e Lajmeve “Gjilani Info” tha se numri i gjobitejeve në trafik gjatë këtij viti ishte numerikisht më i madh, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas tij, gjatë vitit 2022 janë shqiptuar 18 mij e 116 gjoba në trafik më shumë se në…
Eliminimi nga Kupa e Kosovës përballë Lirisë ishte një dështim që drejtuesit e Dritës nuk e pranuan dhe morën vendim për shkarkimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Që nga shkarkimi i tij, një muaj më parë, kampioni vjeshtor i Kosovës vazhdon edhe më tutje të jetë pa trajner, por kjo situatë do të ndryshojë brenda pak ditësh. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi. Ai ka thënë se në listën e ngushtë tyre tashmë janë pesë emra dhe se trajneri i ri duhet të jetë dikush që e njeh mirë Superligën e Kosovës. Zymberi:…
NGA: IZET ABDYLI Syhejl Havolli ,,Nën rigat e dashurisë”, botoi Lena Prishtinë 2022 Poeti Syhejl Havolli, i cili shquhet për stisjen e vargjeve – lirikave të dashurisë, që nga vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, sikur nuk mund ta ,,tradhtoj” këtë vokacion edhe sot. Ai së fundi vjen me vëllimin e lirikave të dashurisë me titull mjaft simbolik ,,Nën rigat e dashurisë”. Por kanë dallim këto lirika nga ato të mëhershme, ngase këto nuk vijnë nga fryma djaloshare e një të riu të përndezur nga dashuria intime, por vijnë si vargje ku dashuria nuk kufizohet te një person por merr përmasa universale.…
NGA: AGRON V. PALUSHI Në Detroit të Amerikës ndërroi jetë, Tone (Sylë) Dedaj, vajza e Sylë Palushit, autodidaktit karizmatik Lugdrinas nga Klina. Nënat tona shqiptare janë shtyllat apo elementet më të rëndësishme jetësore për të cilat ne, për nënloket tona të tilla heroike vërtetë ndiejmë një krenari të veçantë. Pikërisht ndiejmë krenari për të gjitha nënloket tona pikërisht për ato të cilat edhe përkundër sfidave të natyrave e shoqërive të ndryshme perandorake e tiranike ndër shekuj e shekuj, ia arritën apo ditën të ndërtojnë, rrisin, ruajnë dhe ti ushqejnë fëmijët e tyre me frymë tamam shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore.…
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të…
Sot në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim nga qytetarët serbë në këtë pjesë. “Policia e Kosovës Angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës”. “Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë…
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit nga komuna e Kamenicës njofton banorët se së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë sanimin e problemit tek ura që të shpie në fshtrat Desivojcë dhe Tërrstenë./GJILANI INFO/
Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. EULEX ka bërë të ditur gjithashtu se ka shtuar praninë e forcave të tyre në teren. “Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët nga Polonia e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët italian dhe lituanez nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën…
“Barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen. Nëse personi që i ka vendosur fizikisht nuk do ta bëjë, atëherë KFOR-i duhet ta bëjë këtë, me mbështetjen politike të presidentit të Serbisë, i cili me këmbëngulje pretendon se nuk e di se kush i ka vendosur”, tha Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare për gazetën “Danas”. Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministres së Serbisë që, siç tha ajo, organizatat e sektorit civil të flasin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata atje është “në prag të konfliktit të armatosur”, Kandiq thotë se Presidenti i Serbisë,…
Lista Serbe dhe zyrtarë të tjerë serbë kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Rudare duke bërë thirrje për pjesëmarrje të serbëve në këtë protestë. Mësohet se qytetarët serbë të Kosovës janë të detyruar që të marrin pjesë në protestë përkundër vullnetit të tyre. Serbët janë kërcënuar dhe shantazhuar për pjesëmarrje në protestë, përmes formave të ndryshme që përdorin institucionet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Një qytetar serb në kushte anonimiteti ka deklaruar për “Kosovapress” se “mbrëmë më kanë ardhur në shtëpi dy serbë punonjës të strukturave ilegale të zonës dhe më kanë kërcënuar që nëse nuk shkoj…

