Author: admin

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të jenë sërish makthi i serbëve edhe në eliminatoret e Europianit të 2024-ës. Kjo pasi, UEFA, ka vendosur që Bjellorusia të luajë ndeshjet e saj si pritëse në Novi Sad të Serbisë, për shkak se bjellorusët kanë mbështetur sulmet ruse ndaj pushtimit të Ukrainës. Në këtë mënyrë lojtarët shqiptarë të Zvicrës do të luajnë në Serbi ndeshjen kundër Bjellorusisë, takim që do të luhet më 25 mars të vitit 2023. Kujtojmë se përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I luan edhe me Kosovën, Rumaninë, Izraelin e Andorrën. Ndërsa për sa i përket Xhakës dhe Shaqirit,…

Read More

XHELAL HOXHA Në pritjet e mija të stërzgjatura, të prita të më vish Nga kjo pritje e kotë dhe boshe, nuk më erdhe pra… Të kujtoj me lot mallëngjimi e me dashurie ta dish Të prita e të pres akoma, me ditë, net, muaj e vite… Kështu prapë, si dikur të dashuruar, erdhe pa bë zë Të prita, të prita…aq sa nuk më shitoj shita… Ngjashëm, ashtu siç priti dikur nusja, Aga Imerin … Me pritjet e saja të gjata, me plot ndjesi e zemërgjerësi; Që ja ruajti e do t’ia ruan përjetësisht:besën e nderin… Siç din ta pres…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se vitin 2022 po e përmbyll me shtatë përfitues të tjerë nga Fondi i Ekselencës. Ai ka thënë se në total prej 25 mijë euro kemi shpërndarë fonde të ekselencës për vitin 2022 për nxënësit dhe studentët e shkëlqyer të Gjilanit. “Me shumë kënaqësi këtë vit po e përmbyllim edhe me 7 përfitues të tjerë të fushave të ndryshme që ndjekin studimet jashtë vendit, fitues të vendeve të I-ra në garat ndërkombëtare të shkencave të matematikës, sportit e muzikës. Arritjet e tyre na japin shkas të rrisim përkrahjen financiare për…

Read More

Naski Abdixhiku, piktor i shquar shqiptar në zemër të Evropës Naski Abdixhiku është artisti i shquar shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër. Ai pikturon dhe njëkohësisht aktron dhe është autor i shumë poezive. Të jesh mes këtyre tri fushave, që të shijojnë në tri “botë” të ndryshme, është pa dyshim dhunti që pak njerëz e kanë dhe mund ta shijojnë. Abdixhiku përveç që flet rrjedhshëm gjuhën e nënës, është njohës i disa gjuhëve të huaja, hungareze, polake, serbe, gjermane dhe frëngjishte. Jeta në Zvicër i solli shumë sfida të mira dhe përvoja interesante. Ai ishte menaxher në disa…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është rënduar. Andaj ai tha se po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vetë barrikadat. “Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që këtë angazhim të tyre ta realizojnë. Por, pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në stacionin policor Jarinjë dhe Leposaviq, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Unë besoj…

Read More

Slavisha Ristiq, anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, kosovarëve që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit. Kështu raportojnë mediat në Serbi duke cituar anëtarin e këtij komisioni, Ristiq të ketë thënë se, nëse kryeministri i Kosovës, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi. “Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë,…

Read More

Sllovenia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve të vendosur në misionin e KFOR-it në Kosovë, tha sot ministri slloven i Mbrojtjes Marjan Sharec, i cili vizitoi trupat dhe bisedoi me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Situata në Kosovë do të ishte shumë e vështirë pa praninë e KFOR-it, dhe Ministria ka shqyrtuar mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së Sllovenisë në mision, tha ai, raportoi STA. Sharec tha se është e vështirë të flitet për shifra të sakta sepse pesë për qind e trupave aktive sllovene aktualisht janë të vendosura jashtë vendit, duke përfshirë 91 në Kosovë, transmeton…

Read More

Gjykata në Gjilan ka bërë të ditur se më 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen ”Arbëria”, në Gjilan, në një market i pandehuri Z.SH. me përdorim të forcës dhe kanosjes ka sulmuar një person me qëllim përvetësimit të pasurisë së kundërligjshme për vete. I veshur me tesha të zeza nën kërcënimin e armës dhe përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve, hyn në market me revole në dorë dhe duke i bërtitur të dëmtuarës me fjalët, qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që t’ ja jep arkën me para, i njëjti i merr…

Read More

Kryetari Hyseni ka deklaruar se sivjet Komuna ka përcaktuar edhe një lloj motivimi financiar për më të mirët e që ka munguar më herët, duke shtuar se nga viti i ardhshëm do të jepen edhe bursa për sportistët e dalluar. “Do të mbështeten edhe më shumë, ngase Gjilani identifikohet me shumë sportistë, artistë, tetari i Gjilanit mori çmim ndërkombëtar, të rinjtë po tregojnë suksese në arenën ndërkombëtare. Do të tentojmë që t’ju mbështesim e t’u përgjigjemi kërkesave tuaja. Qëndroni krah nesh, jepini këshilla e sugjerime”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku, zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe drejtorin e Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Ahmet Ismaili, kanë vizituar të enjten shkollën “Rexhep Elmazi”, për të parë nga afër punët që janë duke u zhvilluar në kuadër të projektit të efiçiencës së energjisë. Kryetari Hyseni me këtë rast i ka falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e ofruar për Gjilanin në aspektin e efiçiencës së energjisë. “Janë bërë intervenime të ndryshme brenda shkollës në kuadër të masave të efiçiencës së energjisë, ndërkohë që në kuadër…

Read More