Author: admin

Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të COVID-19 njëkohësisht. Drejtoresha e këtij institucioni Eugena Tomini thotë se piku i infektimeve nga gripi dhe nëntipet e tij ende nuk është arritur. “Gripi është me disa nënvrianteve, “AH1”, i ashtuquajturi pandemik, “AH3” dhe nëntipi B”, thotë Tomini për A2 CNN. “Kjo e rëndon situatën e infeksioneve respiratore. Por nuk mund të bëhet dallimi nga vetë pacientët nëse janë me…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka pasur të shtëna me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte ndalur para një lokali për të shpërndarë produkte ushqimore i dyshuari mashkull kosovar ne shenje revolte (se ishte i penguar nga automjeti i viktimës për te lëvizur) ka shtënë me arme zjarri ne ajër dhe ka kanosur viktimën. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një arme me gaz ,një karikatorë, dy fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Read More

Barbara Gysi këtë pranverë pritet të kandidojë për Domën e Kantoneve në Parlament. Në rast se fiton, Arbër Bullakaj do të ngjitet në Dhomën Nacionale Viti 2023 është “vit zgjedhor” në Zvicër. Në vjeshtën e sivjetme mbahen zjedhjet për dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës: Dhomën Nacionale dhe atë të Kantoneve (senatin), shkruan albinfo.ch. Në mënyra të ndryshme, partitë kanë nisur lëvizjet e para për të qenë të gatshme për zgjedhjet. Partia Socialdemokrate në St. Gallen, duket se ka bërë një hap para të tjerave. Të premten në mbrëmje, PS e këtij kantoni ka konfirmuar një listë kryesore dhe…

Read More

E kishin në dorë të vendosnin për emrat që do të ishin përfaqësues të shqiptarëve në Serbi. Por, partitë në Luginë këtë ia lanë në dorë Ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në qeverinë e Serbisë, Tomislav Zhigmanov. Jo me dëshirë, por për shkak të mosdakordimi të tyre, brenda afateve, për udhëheqësin e ri të Këshillin Kombëtar Shqiptar. Kjo po thuhet se i jep mundësinë ministri serb, edhe të zhbëjë krejtësisht, institucionin e vetëm të shqiptarëve në Luginë. Bile, sipas Mustafit, ndikim do të ketë edhe në numrin e banorëve shqiptar që jetojnë në Serbi. Që të mos…

Read More

Sot, 15 janar 2023, janë bërë 24 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak. 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes u bënë pikë kthese vendimtare në luftën e Kosovës. Masakrimi i tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë bëri që bashkësia ndërkombëtare të niste kthesën për çështjen e Kosovës. Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.…

Read More

Librat e shkëlqyer u ofrojnë lexuesve një përvojë unike për të zhvilluar veten, duke e përjetuar botën përmes tregimeve të njerëzve të tjerë. Ato nxisin një reflektim të thellë dhe shërbejnë si tregime paralajmëruese, të cilat mund të jenë të fuqishme nëse leksionet që nxjerrim prej tyre zbatohen me mençuri në jetën tonë. Për më tepër, librat e mëdhenj na kujtojnë se përvoja njerëzore është praktikisht e njëjtë, pavarësisht nga gjeografia apo periudha kohore. Për më tepër, ato inkurajojnë qartësinë e mendimit, gjë që mund të na ndihmojë t’ia dalim përballë rrethanave të vështira në një botë të trazuar. Më poshtë…

Read More

Estevao William Almeida de Oliveira Golçalves është vetëm 15 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe është në pronësi të Palmeiras. Adoleshenti i talentuar brazilian, ka pseudonimin Messinho për shkak të pasionit dhe dashurisë që ka për yllin argjentinas. Ëndrra e tij e madhe është të luajë një ditë në “Camp Nou” me Barcelonën, stadium ku idhulli i tij ka dhuruar spektakël dhe magji të paharrueshme. Por, Estavao mund të bëhet shok skuadre me Leo Messin. Mundo Deportivo raporton se PSG po e monitoron prej kohësh dhe ka ofruar 40 milionë euro për ta bllokuar, pasi operacioni mund të zhvillohet vetëm kur të…

Read More

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA ka dënuar sërish Serbinë pas ndeshjes me Zvicrën. Tifozët serbë ofenduan dyshen shqiptare Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin si dhe futbollistët serbë bën sjellje të pahijshme. E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku e ka mirëpritur dënimin e FIFA-s për Serbinë. Çeku ka thënë ky dënim erdhi pas ankesës nga FFK dhe shovinizmi serb nuk kalon. “Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve”. “Të dy rastet zyrtarisht…

Read More

Muharrem Nitaj Më kishte zgjuar telefoni i një mëngjesi, datë 15 janar 1999. “Ka nodhur një hata në një fshat të Shtimjes, në Reçak! Ka dhjetëra të vrarë. Nuk di më tëpër”, ishte zëri që vinte nga ana tjetër.… Dita ishte e zymtë. Qielli ishte i vrenjtur. Dimri ishte në mes, por borë nuk kishte… Rruga nga Prishtina deri në fshatin e vogël, ishte sa njëmijë vjet. Ecnin si plumbi n’flurudhë, me një makinë të vjetër me tymin shtëllungë nga mbrapa, e zë nuk lëshonim, por gjithë rrugës duke folur vetmevete, “a thua sa ishte e madhe hataja atje,…

Read More

ISMAJL KURTESHI Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, gjatë vitit 2022, në cilësinë e këshilltarit Komunal, në zyrat e Komunës i kam takuar 146 qytetarë ose grupe qytetarësh, të cilët kanë paraqitur kërkesa, vërejtje, ide, pakënaqësi etj. Të gjitha shqetësimet e tyre i kam përcjellë te kryetari i komunës dhe drejtorët përkatës, varësisht nga natyra e çështjes së ngritur. Pothuajse pas të gjitha shkresat drejtuar drejtorëve, unë e kam marr një përgjigje (shpjegim) prej drejtorëve të cilën pastaj ua kam përcjellë parashtruesve të kërkesave. Disa nga kërkesat janë plotësuar, kurse për të tjerat drejtorët kanë marr përsipër t’i…

Read More