Author: admin

Përmes kontrolleve sistematike nga ekipi i Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare, kemi kontrolluar 93.51% të nxënësve nga numri total i planifikuar”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Sipas kryetarit Hyseni, nga rezultatet e gjetura mund të konkludohet se problemi më i shpeshtë është ai i shikimit. “Nga rekomandimet e nxjerra nga ekipi mjekësor vihet në theks vazhdimi me edukimin shëndetësor të nxënësve dhe prindërve lidhur me përmirësimin e gjendjes shëndetësore., ka thënë ai. Kryetari Hyseni ka thënë se do të sigurohemi të marrim masat e duhura për fëmijët tanë. Për fëmijë të shëndetshëm./GJILANI INFO/

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në Novobërdë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Rasti ka ndodhur më datën 24 prill, gjithashtu Policia njofton se ka konfiskuar edhe një armë në shtëpinë e të dyshuarit. “Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës.Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet…

Read More

Shqiptarët gjenden anekënd botës, thuajse në çdo sferë të jetës. Emra eminentë kanë pushtuar skenat muzikore, fushat sportive, botën biznesore e ku jo tjetër. E tani vjen edhe një sukses i një shqiptari nga Kosova. Ai është Edmond Smajli, një pilot ushtarak i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rreth sukseseve të tij kanë folur familjarët e tij. “Të premten Edmondi arriti në pikën kthesë të jetës së tij profesionale si pilot luftarak në Forcat Luftarake Amerikane (US Air Force), duke zbuluar se është i bekuar me mundësinë për të vazhduar karrierën e tij duke fluturuar aeroplanin luftarak…

Read More

Policia e Kosovës në Gjilan falë bashkëpunimit me mediat edhe qytetarët ka arritur që identifikoj dy kundërvajtës, të cilët me automjetet e tyre në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj të njëjtëve policia ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar nga dy (2) pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj. “ Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin…

Read More

Në fshatin Kabash të Vitisë, është zhvilluar një aksion i pastrimit, ku është larguar një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen “Deliu” dhe atë për skaj të lumit “Morava e Binçës”. Ky aksion i pastrimit është zhvilluar nga vullnetarë të kësaj lagje në bashkë organizim me drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ( DSHPE) dhe përkrahjes së kompanisë “ Transporti” me pronar Ramush Haziri. Përndryshe drejtori i DSHPE-së, Basri Aliu falënderoj vullnetarët për këtë aksion të pastrimit duke potencuar se aksione të tilla pritet të mbahen edhe në të ardhmen./GJILANI INFO/

Read More

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, pothuajse edhe e afron drejt titullit të kampionit në Spanjë. Katalunasit shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Atletico Madridit, në takimin që u zhvillua në “Camp Nou”. Futbollisti Torres në minutën e 44-të ka realizuar për fitoren e madhe të skuadrës së tij. Ndeshjen e përcollën 80.965 shikues. Barcelona udhëheq renditjen me 76 pikë, duke lënë pas Realin me 65, Atleticon me 60 sosh etj.

Read More

Gjilani ka arkëtuar tre pikë të mëdha në duel me Drenicën nga Skenderaj. Gjilanasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj skenderajasve, në takimin e javës së 30-të elitës së futbollit të Kosovës. Zabërgja vulosi fatin e takimit, me golin që ka realizuar në minutën e 54-të. Gjilani përforcon pozitën e tretë me 46 pikë dhe Drenica është në fund me 23 sosh.

Read More

Tregim Në nderim të 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit. Muhamet HALILI Që në momentin kur zbrita nga autobusi dhe shijova përkëdheljen e rrezeve bregdetare të diellit, sikur shtypa pullën e fillimit të aventurës së paplanifikuar. Isha nisur në pushim vikendi me një qëllim të caktuar, por pa planifikuar asgjë. Është vërtetuar se planifikimet t’i prishin pushimet. Krejt energjia të humb duke u përpjekur ta realizosh të planifikuar. Madje, mund edhe të zhgënjehesh nëse nuk shkon ashti siç e ke planifikuar, qoftë ajo edhe një pjesë sado e vogël e planit!… – Do banesë çuni, është fare afër plazhit,…

Read More

Shkroi: Arben Kurteshi Vendi është zhvilluar! Këtë nuk e mohon askush, por vendi është zhvilluar me atë vrull, me atë hov; sa mund të zhvillohet një vend me prioritet sekondar! Sa mund të zhvillohet një ekonomi e lenë pas dore! Aq sa të ardhurat nuk mbulojnë nevojat personale elementare, dhe është zhvilluar aq shumë sa që Bruto Produkti Vendorë për kokë banori është më i ulti në kontinentin evropian, dhe pas disa shteteve afrikane! Pra, a është ky zhvillimi që NE E DUAM? Asnjë investor potencial nuk e merr hartën botërore para vete ta kërkojë se ku gjindet Kosova…

Read More

Policia ka njoftuar për një të dyshuar te mitur në Gjilan se duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka shkaktuar veteaksident trafiku. Sipas policisë thuhet se i njejti ka pësuar lëndime trupore si dhe pasagjeri. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është liruar, ndërsa personi tjetër është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor./GJILANI INFO/

Read More