- Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
- Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
- Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
- Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt
- Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej
- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 230 gjoba në trafik brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
Author: admin
Sadbere Gagica Spahija Të kërkoj përmes vargjeve sonte, Strukur jam në gjiun e kësaj nate, Qielli me dhëmbje më vështron… Jam bërë, Pika shiu në lotin tim det, Lule e varur, Në degë pemësh, Tingull i lodhur dashurie, Që dridhet si purteka në ujë, Mos ik nga unë… Rrugëve të lodhura të zemrës të ndjek, Malli i stinës më përvëlon, E Ti?! Breg në valët e mia, Nëse nuk kthehesh më … Do të qash, Askund s’do më gjesh më, Mos e lodh shpirtin, Une do strukëm në shkronjë të re, Në vargun e poetit, Që më grish çdo…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot ka bërë një intervenim të lokalizuar emergjent pas reshjeve të shiut në shtratin e përroit të Rubocit. Intervenimin e ka bërë në mënyrë vullnetare kompaninë Varna duke larguar pllakën e betonit nga rrjedha e shtratit të prroit të Rubocit e cila për shkak të shembjes së dheut rrezikonte shembjen e asfaltit. Drejtoria falënderon kompaninë Varna për këtë intervenim./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Nënkryetarin Jakupi dhe Drejtorin e DUPH-së Berisha, kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës. Ata kanë kërkuar ndihmën e akterëve komunal për procesin e regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, proces ky që do të fillojë nga shtatori i këtij viti. Kryetari Rahimaj ka shprehur mbështetjen e plotë dhe ka ofruar ndihmën e nevojshme që në fillim, duke shtuar se si proces është i rëndësishëm për secilin nivel institucional./GJILANI INFO/
Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e ASK-së, u bisedua rreth procesit të regjistrimit të popullsisë
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim sot përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me të cilët është bashkëbiseduar rreth procesit të regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave që pritet të filloj nga 1 shtatori i këtij viti. Në takim u bisedua edhe për Rregulloren për Funksionimin e Komisionit Komunal për Regjistrimin, ku përcaktohen përgjegjësit dhe detyrat e Komisionit Komunal të Regjistrimit (KKR). Kryetari Haliti ndër tjerash e vlerësoj si shumë të rëndësishme këtë proces duke u zotuar se Vitia do t’i ofroj të gjitha kapacitetet e saj për realizimin sa më…
Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv i Aksionit për Nëna dhe Fëmijë (AMC). Me këtë rast ata kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi njëra për implementimin e kujdesit grupor në kujdesin para dhe pas lindjes të bazuar në evidencë: Kujdesi grupor në 1000 ditët e para. Kurse marrëveshja tjetër është për Klasat për nëna. Sipas marrëveshjeve të nënshkruara projekti “Klasat për Nëna” ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar për nënat dhe fëmijët në Kosovë përmes zhvillimit të planifikuar të një infrastrukture mbështesë arsimore. Sipas…
Numri i pacientëve po rritet me shpejtësi dhe në vetëm një javë janë raportuar 1.346 raste, që është 64 për qind më shumë se javën e kaluar. Dibra, Krusheva dhe Resnja janë qytetet me më së shumti raste të gripit, ndërsa në komunat nga lindja nuk është regjistruar asnjë i vetëm. Spitali në Kozle dhe Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve janë mbushur plot me pacientë, përfshirë edhe raste të konfirmuara të gripit. Më të vjetrit, nga ana tjetër, përfundojnë në klinikën infektive. Në këtë sezon, numri i të sëmurëve me grip është mbi 3000, prej të cilëve madje 70…
Dy të emëruarit në këtë pozitë të përbashkët: Cuculi dhe Toggweiler kanë bërë emër në fushat e tyre, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar Bordi i Drejtorëve të Spitalit Kantonal të Lucernit ka emëruar Dr. Florim Cuculin dhe Dr. Stefan Toggweiler si kryemjekë të kardiologjisë në Qendrën e Zemrës, transmeton albinfo.ch. Të dy kryemjekët e rinj kanë bërë emër në fushat e tyre të specializimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar: Florim Cuculi në kardiologjinë koronare dhe akute (me zgjedhje dhe urgjencë) dhe Stefan Toggweiler në kardiologjinë strukturore (ndërhyrje në valvulat e zemrës dhe ndërhyrje të tjera). Dr. Florim Cuculi dhe…
Transmetuesi publik ka hulumtuar ri-regjistrimin e veturave me targa ilegale të akronimeve të qyteteve të Kosovës. Në bazë të këtij hulumtimi, del se serbët ende kanë mundësi t’i regjistrojnë makinat me targa të tilla në pjesën veriore, ani pse në Bruksel palët u morën vesh që Kosova të mos shqiptojë gjoba, ndërsa Serbia të mos lëshojë targa ilegale. Ndryshe duket të jetë situata në Rashkë. Atje thonë se nuk mund të ri-regjistrohen makinat me targa KM ngase kanë urdhër që të mos lëshojnë të tilla. Edhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, po e akuzon Serbinë se ka shkelur darkordimin…
HESET ZYMBERI Kudo që jemi aty na gjejnë fjalët Nga largësia flasim me gjuhën e dhimbjeve E marrim flakë dhe plagë kujtimesh ! …
Drejtoria e Arsimit dhe Qendra e Shëndetit Mendor kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Albana Demiri ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Shëndetit Mendor të Gjilanit, të cilën e udhëheqë, Dr. Afrim Cana, Psikiatër, e që përbëhet nga një ekipë profesionale për shërbime të shëndetit mendor. Drejtoresha Demiri ka bërë me dije se në marrëveshje u dakorduan që në shkollat tona të ofrohen shërbime të tilla si: – Rëndësia dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor; – Shmangia e stigmatizimit për problemet e shëndetit mendor; – Parandalimi i çrregullimeve mendore nëpërmjet intervenimit të hershëm, si dhe – Parandalimin e delikuencës dhe dukurive tjera negative. Për stafin…

