- Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor
- Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave
- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
- Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
Author: admin
Java e dytë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me një ndeshje spektakolare. Në qytetin e Gjilanit, kampioni i Kosovës, Ballkani do të ballafaqohet me skuadrën e Gjilanit. Aty ku do të kërkojë fitoren e dytë pas asaj kundër Dukagjinit. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Nga: Idriz Morina Një tjetër roman, që vjen me një rrëfim epik, është “Lufta e pengjeve” i Gani Mehmetajt. Si e thotë edhe vetë kryepersonazhi rrëfimtari i këtij romani, udhëtimi i tij i ngjet, atij të Odisesë. Duket sikur autori ka zgjedhur, që koha në roman – ngjarje të zgjatë rreth 10 vite. Edhe epika homeriane në Odise zgjatë dhjetë vjet. Por, në rrëfimin epik homerian Odisea ishte një nga kryeheronjtë, bile strategu vendimtar, që e përcaktoi rrjedhën e luftës së Trojës, duke ia dhënë fitoren koalicionit të krijuar nga mbreti mikenas Agamemnoni, dhe i prirë prej tij. Por, në…
Kosova dhe Gjilani meritojnë qeverisje të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës- thotë RDK-ja, sepse vullneti, gatishmëria e përkushtimi i tyre, do ta bëjnë diferencën. Sipas Rinisë së PDK-së së Gjilanit, historikisht, të gjitha proceseve të rëndësishme për vendin tonë i ka prirë rinia, e cila me dijen dhe elanin e tyre përherë kanë sjellë ndryshimet që i kanë shërbyer lirisë dhe shtetformimit të Kosovës. Më tej në një komunikatë thuhet: “Zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, qytetarët do të vendosin për Bedri Hamzën kryeministër të vendit. Kosova më nuk do të jetë nën sanksione ndërkombëtare, do të krijohet stabilitet…
Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Paravollë, rruga Prishtinë-Gjilan. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Një vetaksident ka ndodhur te dielen, rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani.
Në emër të Komisionit për Shërbime Publike, kryetari i Komisionit dhe anëtari i Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Shkëlzen Ibrahimi, ka paraqitur shqetësimet e degës në sferën e infrastrukturës në Komunën e Gjilanit. “Dhjetëra projekte të mëdha për Gjilanin nuk po punohen, nuk po nisen apo nuk po finalizohen. Kolaps në të gjitha anët”, ka thënë Ibrahimi për t’i numëruar ato. 1. Ngecje dhe regres në realizimin e projektit të autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilin projekt Komuna e Gjilanit duhet ta ngritë zërin dhe të përpiqet së bashku me Qeverinë në…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot në vendin tonë pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe. Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Reshje të shiut ka pasur sot në Gjilan, por nuk janë evidentuar dëme materiale. Ekipet përkatëse kanë dalë në terren për të parë gjendjen e cila është stabile. Kushtrim Ibrahimi, drejtor për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim në Komunën e Gjilanit, tha se pas reshjeve të shiut në komunën tonë, dolën në terren për të parë nga afër gjendjen aktuale të rrugëve dhe pjesët tjera të qytetit, ku gjendja është stabile dhe nuk ka dëme të theksuara të evidentuara. “Gjithsesi ekipet tona të emergjencave janë në dispozicion për të intervenuar aty ku është e nevojshme”, tha drejtori Ibrahimi./GJILANI INFO/
Shumë njerëz vuajnë nga dhimbje koke gjatë ndryshimeve të motit dhe gjatë ditëve të lagështa dhe të nxehta të verës, të cilat më së shpeshti manifestohen si dhimbje të shurdhër ose presion në pjesën e sipërme të kokës. Zakonisht shoqërohet me lodhje, përgjumje dhe mungesë përqendrimi, si dhe ngadalësi në kryerjen e detyrave të përditshme. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen, kështu që nuk duhet të kërkoni menjëherë një pilulë. Provoni të lani fillimisht me ujë të ftohtë, duke lagur kyçet dhe qafën ose duke bërë dush. Kjo do t’ju freskojë dhe ndoshta do…
Nga: K.Goca Të gjithë përfitojnë nga rikthimi i Xherdan Shaqirit në FC Basel, ka shkruar shefi i futbollit në mediumi zviceran “Blick” Christian Finkbeiner. “Pas titujve në Champions League me Bayern Munihun dhe Liverpoolin, dhe kalimet në klube tjera si Interi, Stoke City, Lyoni dhe Chicago, Xherdan Shaqiri kthehet në atdheun e tij pas dymbëdhjetë vitesh jashtë shtetit. Pasi pushtoi botën dhe u bë lojtari më i suksesshëm zviceran në nivel klubesh, Shaqiri po i kthehet rrënjëve. Aty ku nisi karrierën e tij brilante dhe tashmë ka përjetuar një ose dy momente të shkëlqyeshme. Ai dëshmon se FC Baseli është një…
Mehmet Elezi Ditën që mbushi njëqind e nëntë vjet Bade Nokja u ndreq në bërrryl dhe lypi me e çue në kishë. Due me u rrëfye. Nusja e nipit e këqyri ngultazi, në rrekje me lexue ndërmjet rrudhave diçka për shëndetin mendor të Lokes. Sa ia kish prurë kafen dhe po ia ndërronte shpuzoren. Mos u bëj merak, i tha. Kur të kesh nevojë e thërrasim ne priftin, e bien djemtë fill me veturë. Do Zoti ajo ditë është ende larg. Ti je e fortë. Jo, tha Bade Nokja. Due me shkue vetë. Bëri me shenjë nga celulari që…

