- Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
- Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
- Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
- Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
- Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
- Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Author: admin
Gjilani dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të derbit të javës së dytë të Superligës së Kosovës. Ndeshja nisi shumë mirë, pasi që të dy skuadrat shënuan që në start. Zhvillohej minuta e 6-të, kur Robert Rrahmani me një gjuajtje të bukur nga distanca arriti të shënoj për 1-0 për Gjilanin. Pas vetëm një minute Queven Inacio arriti të barazojë shifrat në 1-1 pas asistimit të Walid Hamidi. Gjilani kishte dy raste me Rrahmanin dhe Senad Jarovicv, por Enea Koliçi ishte në vend. Në anën tjetër për Ballkanin rrezikuan Hamidi dhe Queven, por as këta nuk ishin…
Po vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. Kjo po bëhet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës për qytetarët. Po ashtu po kryhen punimet në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”, pas asfaltimit final të kësaj rruge. E për të parë nga afër nisjen e punimeve, kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës Luan Aliu e Arjeta Rexhepi dhe drejtorët komunalë. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në vlerë prej mbi 330,000 euro po ndërtohen rrugë në lagjen “Dheu i Bardhë”. I pari…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot punimet në vendosjen e urës se re të drurit mbi lumin “Morava e Binçës” në Viti. Përndryshe kjo urë është paraparë për këmbësorë./GJILANI INFO/
Grafite ku bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve janë parë shumë shpesh ditëve të fundit në Bujanoc. E gjithë kjo situatë u krijua pas protestës së 12 gushtit, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Së fundmi një grafit i tillë është shfaqur edhe sot ku shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvedin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar se gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. “Mesazh i ri…
Albi Mall Superliga e Kosovës në Futboll do të vijojë sot me kryendeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri, ku do të kemi ballafaqimin, Gjilani – Ballkani. Gjilani që barazoi javën e parë me Llapin, tani në terren të vet synon fitore dhe tri pikë, por se edhe Ballkani, që fitoi në javën e parë, synim ka sërish fitoren, andaj kjo e bënë që sot të kemi një ballafaqim vërtetë interesant. Përndryshe Gjilani ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit dhe se e gjithë skuadra i është përgjigjur Ardian Nuhiu, përveçse Oltion Bilallit, i cili ka një shqetësim…
Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë Fatlum Pireva do të jetë përfaqësues i aksionarëve duke bartur postin e presidentit. Ndryshimet në udhëheqjen menaxheriale të klubit vijnë si proces i politikave dhe alternativave strategjike duke përfshirë gjithë strukturën drejtuese, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. Krahas pozitës në klub, Pireva gjithashtu do të jetë përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës. “Pireva e pason Afrim Veliun në postin e të parit në klub, të cilin e falenderojmë jashtëzakonisht shumë për gjithë kontributin e dhënë. Klubi kompleton kështu strukturat drejtuese…
Pas liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian (prej 1 janarit 2024) remitencat kanë shënuar rritje të ngadalësuar. Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tremujor të ekonomisë, i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). “Vlera e remitencave të pranuara në tremujorin e parë 2024 ka arritur në 281milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.6 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2023. Rritja e ngadalësuar e remitencave në tremujorin e parë pas liberalizimit të vizave më vendet e BE-së mund të jetë ndikuar nga rritja e vizitave të kosovarëve në diasporë, të cilët ofrojnë mbështetje financiare për…
Kenan Haxhihamza ka thirrur për vëmendje bashkëlojtarët e tij nga konferenca për shtyp në prag të duelit që skuadra e tij, SC Gjilani, e luan ndaj FC Ballkanit. ‘Gardiani’ i portës ka theksuar se janë përgatitur për sfidën ndaj suharekasve, ndërkohë që shpreson që do t’i gëzojnë tifozët. “Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kemi qenë të fokusuar në disa drejtime, pasi që kundërshtari ynë luan në atë formë. Respektojmë maksimalisht ekipin rival, por në radhë të parë do të respektojmë vetën duke u futur në fushën e lojës, duke gëzuar vetën tonë, stafin dhe tifozët”, potencoi fillimisht Haxhihamza.…
“Vdekje shqiptarëve, Kosova është Serbi” – një tjetër grafit me thirrje për vrasjen e shqiptarëve shfaqet në Bujanoc
Një tjetër grafit nacionalist ku bënë thirrje për vrasjen e shqiptarëve, është shfaqur në muret e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. Grafiti i vendosur në gjuhën serbe shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!!!” Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. Ai ka thënë se ky është grafiti i dytë i tillë që shfaqet brenda pak ditësh, pas protestës së mbajtur më 12 gusht, duke lënë të kuptohet se ky akt nuk është i rastësishëm, por një përpjekje e qëllimshme për të nxitur përçarje dhe provokime. “Edhe…
“Syart Rrahmani emërohet shef ekzekutiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhmentit të biznesit, teksa ka qenë i afruar me klubin edhe kohë më parë”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. Përveç pozitës zyrtare në klub, Rrahmani do jetë gjithashtu edhe përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës. “Ngritja e klubit në nivelet më të larta organizative dhe sportive janë pikësynimi i përbashkët dhe qëllimi për t’u arritur. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Syart Rrahmanit në objektivat e përbashkëta të cilat i ka klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit./GJILANI INFO/

