Në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë dhe Stublinë njësia e task forcës nga Sektori i Lindjes e përbërë edhe nga Policia dhe Dogana e Kosovës, ka vërejtur një automjet me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Automjeti i dyshuar të cilin po e drejtonte personi i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 pako me nga 100 copë korniza tē plastikës për targa tē automjeteve në total gjithësej 20000 copë, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.
Lidhur me rastin automjeti dhe malli i kontrabanduar ështē sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë./GJILANI INFO/


