Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vizituar banorët e fshatit Hogosht për të pa nga afër punimet që po bëhen për kolektorin.
Sipas tij, ky projekt kapë vlerën prej 340,000 eurosh dhe përfshin: Ndërtimin e kolektorit në vlerë prej 144,091.85 eurosh dhe rregullimin e shtratit të lumit në vlerë prej 216,639.67 eurosh.
Krryetari i Kamenicës thotë se puna po vazhdon me intensitet të lartë, duke shprehur gatishmërinë për të realizuar edhe projekte të reja në të ardhmen./GJILANI INFO/


