Author: admin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare. Rutte e ka quajtur situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë si çështje kyçë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto deklarata ai i bëri më 13 janar gjatë një debati që u zhvillua në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin Evropian në Bruksel. “Natyrisht, i kemi disa shqetësime atje, sidomos për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe raportet mes…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka realizuar një arritje të rëndësishme për studentët e tij, përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi me Future Minds Academy. Marrëveshja u nënshkrua në nëntor të vitit 2024 nga rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku, dhe udhëheqësi i FMA-së, Ridvan Aliu. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë përzgjedhur pesë studentët më të dalluar nga një grup prej 166 aplikantësh që iu përgjigjën thirrjes për bursa. Fituesit e përzgjedhur do të përfitojnë bursa të plota të financuara nga Future Minds Academy Foundation për të ndjekur trajnime profesionale. Fituesit e bursës, pesë studentët e përzgjedhur janë: Rigesa…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 6 – 12 janar 2025, ka pranuar gjithsej pesëdhjetetetë (58) kallëzime penale. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: njëzet (20) aktakuza, ndaj njëzetekatër (24) personave, njëzetekatër (24) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), tridhjetë (30) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë, pesë (5) ankesa, pesë (5) persona të ndaluar, tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave. Nga prokurorët e…

Read More

Rezultate dhe punë të mëdha e të rëndësishme janë realizuar nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë. Po ashtu është rritur edhe kualiteti në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, tregoi për projektet kryesore që janë, hartimi i elaboratit për shpronësim të qarkores së jashtme të qytetit për lotin IV dhe V dhe të qarkores së vjetër të qytetit. Ky projekt që për çerek dekade nuk e kanë rregulluar padrejtësinë që i është bërë qytetarëve të cilëve i ishte marr prona e nuk i ishte kompensuar. “Hartimi i elaboratit…

Read More

Kandidatët për deputetë morën pjesë në Tryezën Shkencore kushtuar 80-vjetorit të “Masakrës së Gjilanit“. Në këtë tryezë shkencore prezantuan shtatë historianë me punimet e tyre, ku trajtuan në mënyrë të hollësishme Masakrën e Gjilanit të viteve 1944-1945. Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan /e sponsorizuar/

Read More

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025”, organizuar nga historianët e Gjilanit, në sallën e konferencave të Vali Ranch është mbajtur tryeze shkencore me titull “ Masakra e Gjilanit (1944 – 1945) nëpërmjet të të cilës është shënuar 80-vjetori i Masakrës së Gjilanit. Kjo konferencë ka mëtuar të bëjë ndriçimin e mëtejshëm të Masakrës së Gjilanit, e cila ndodhi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Pos historianëve të shumtë nga Gjilani e Kosova dhe publikut që me kërshëri ka përcjellë referimet, të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe Alban Hyseni, kryetar i komunës dhe Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë,…

Read More

Me aktivitete të ngjeshura u shënua dita e parë e hapjes së manifestimit “Flaka e Janarit 2025” nga Komuna e Gjilanit, për të kulmuar në orët e pasditës me hapjen zyrtare, gjegjësisht ceremoninë simbolike të ndezjes së Flakadanit të Flakës. Para teatrit fillimisht u bë ndezja e flakadanëve nga 34 të rinjë gjilanas, të cilët defiluan paraprakisht përmes sheshit të qytetit deri tek platoje, duke përçuar kësisoji mesazhin e rëndësisë së lirisë që simbolizon vet manifestimi si i tillë në nderim të dëshmorëve, ndërsa kjo ngjarje u pasua me ndezjen e flakadanëve në Platonë e Teatrit, për të qëndruar aty…

Read More