Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2025.
Mbledhjen e hapi kryesuesi Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e XII-të e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Shqyrtimi i Raportit të KKSB-së për vitin 2024,
3. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën 1 Tetor- 31 Dhjetor 2024,
4. Të ndryshme.
Pas paraqitjes së rendit të ditës nga kryesuesi ky rend u miratua dhe më pas u hap debati nga anëtarët e KPF-së për secilën pikë.
Pas debatit, të gjitha pikat u miratuan për të shkuar në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal./GJILANI INFO/



