Author: admin

Kandidatët për deputetë vizituan kompaninë e Industrisë së Dizajnimit të Veshjeve “Minna Fashion” dhe u takuan me drejtuesit e kompanisë e me punëtoret, gra e vajza. Vitin 2025, Kryeministri Albin Kurti e ka shpallur “Vit të Gruas” në vendin tonë. Ne do ta fuqizojmë mbështetjen për gratë edhe përmes masës së pagesave për gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat. #500k#vetevendosje #118

Read More

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prit në takim komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit, Yunus Yildiz me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për sigurinë, projektet e komunës, aktivitetet e KFOR-it dhe rritjen e bashkëpunimit. Nënkryetarja falënderoi KFOR-in për kujdesin në fushën e sigurisë në Komunën e Gjilanit e më gjerë dhe mbështetjen e projekteve në sfera të ndryshme në dobi të jetës së qytetarëve tanë. “Bashkëbiseduam dhe shprehëm mirënjohje për të arriturat dhe bashkëpunimin në sfera të ndryshme si në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe falënderuam për përkrahjen në kontinuitet”, tha Morina Bunjaku./GJILANI INFO/

Read More

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, angazhohet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në nivel vendi, përfshirë ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim. Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, ka realizuar një operacion të gjerë policor, operacion ky i shtrirë në disa rajone të Kosovës: DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu, për ndërprerjen e aktiviteteve të disa institucioneve…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë dritën e gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në blerjen e helikopterëve, radarë dhe mbrojtje ajrore. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. Në njoftim bëhet e ditur se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, ka theksuar se SHBA kanë riafirmuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të forcuar sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve për helikopterë, radarë dhe mbrojtje ajrore, duke e vendosur vendin tonë në një stad…

Read More

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane. Të martën mbrëma në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Moldavisë me rezultat 35:26. Ndeshja i takoi Grupit B, ku bën pjesë edhe Bullgaria. Në pjesën e parë djemtë tanë bënë shkëputje të lehtë në rezultat, ndërsa në të dytën shfaqën edhe më shumë nga potenciali për fitore me nëntë gola dallim. Më efikasi ishte Olsi Mulaj me 11 gola. Tetë i realizoi Amar Muqolli, ndërsa nga gjashtë i kishin Granit Kadiri e Edonis Hajra. Me shumë pritje u dallua portieri…

Read More

Jeta sedentare është një nga arsyet kryesore të shtimit të peshës dhe problemeve shëndetësore si diabeti dhe tensioni i lartë. Edhe aktiviteti i thjeshtë fizik, si ecja për 30 minuta në ditë, mund të bëjë ndryshim të madh për të mirë. Ushtrimet ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, rrisin nivelin e energjisë dhe reduktojnë stresin. Nëse nuk keni kohë për palestra, provoni aktivitete si ngjitja e shkallëve, joga ose vallëzimi. Çdo lëvizje është një hap drejt një jete më të shëndetshme!

Read More

Saxhide Mustafa Kosova, si një vend me një popullsi të re dhe vend dinamik, edhe vitin 2024 po e përmbyll me një sfidë të rëndësishme në zhvillimin e saj ekonomik dhe social: krijimin e vendeve të punës për gratë, ndërkohë që ende vazhdon të mungojë adresimi i politikave më miqësore për familjen. Sado i vogël të jetë trendi i rritjes ekonomike, një gjë e tillë ndikon në modernizimin e shoqërisë dhe rrit nevojën për politika dhe praktika që mbështesin balancin mes jetës profesionale dhe asaj familjare. Por, a janë institucionet dhe bizneset e Kosovës të gatshme për të adresuar…

Read More

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe. Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe kush është më e mirë në dy takimet, kualifikohet në finale. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet mes skuadrave rivale, Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku pritet një super sfidë në Palestrën “1 Tetori”. Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe do të luftojnë për fitoren në ndeshjen e parë, që është shumë e rëndësishme. Prishtinasit në çerekfinale eliminuan Pejën, derisa mitrovicasit skuadrën e Proton Cable Prizrenit. Në ProCredit Superligë…

Read More

Nga: Feride Papleka Epilog Më 1924, në moshën dyzet e njëvjeçare, shuhej në një sanatorium pranë Vjenës, Franz Kafka, i cili, sipas kritikës botërore, është një ndër katër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX: (Joyce, Proust, Kafka, Borges), krijues i një proze të re moderne, në të cilën përshkroi njeriun e pafat. Pak përpara vdekjes, ai i pati shkruar, mes të tjerash, Max Brodit, mikut të tij të ngushtë, se duhej të digjte gjithçka që mbetej nga vepra e tij. Brodi nuk iu bind dëshirës së fundme të mikut të vet duke i dhuruar letërsisë veprën e një shkrimtari të…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. Aktakuzat:…

Read More