- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Author: admin
Komuna e Gjilanit, ka vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, ku janë shpërndarë 500 pako me ushqime dhe mjete higjienike. U.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit Hekuran Rapuca, tha se: Së fundmi, është përhapur një lajm i pavërtetë, kinse kemi shpërndarë ndihma me miell dhe vaj për qëllime politike gjatë periudhës së fushatës. “Sqarojmë se as kryetari i komunës dhe asnjë figurë tjetër që mund të jetë pjesë e garës politike nuk ka qenë pjesë e këtij aktiviteti. Këto ndihma janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga VETËVENDOSJE!”, tha…
Investimet në infrastrukturën e fshatrave po vazhdojnë nga Komuna e Gjilanit me qëllim të përmirësimit të jetës për banorët. Tani fshati Uglar është bërë me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër këto investime dhe ka biseduar me banorët e këtij fshati. “Ndriçimi i ri, trotuari dhe shumë drunjë dekorativ në Uglar, në vlerë rreth 160 mijë euro janë vetëm disa nga intervenimet drejt përmirësimit të jetesës për qytetarët tanë. Po sjellim më shumë dritë dhe zhvillim në çdo cep të komunës”, tha kryetari Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mori përkrahjen e plotë nga banorët e Cërnicës dhe Livoqit, të cilët u zotuan për fitoren e madhe më 9 shkurt, për Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës sepse Kosova mundet ma mirë, e edhe për Gjilanin do të jetë shumë ma mirë. Memli Krasniqi kërkoi mbështetjen e plotë edhe për kandidatët e Gjilanit për deputet, të cilët janë më të mirët nga të gjitha listat garuese dhe meritojnë përfaqësimin tuaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ditë e ma mirë për vendin tonë. #MaMirë 131 Partia Demokratike e Kosovës
Kryetari Hyseni: Gjatë qeverisjes tonë, janë lëshuar leje ndërtimi 155% më shumë sesa asaj të kaluarës
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit po vazhdon me trajtimin efikas lëndëve. Gjatë tre vjetëve të fundit, pos që janë trajtuar lëndë më shumë, ka edhe rritje të lëshimit të lejeve e të sipërfaqes ndërtimore dhe të mjeteve financiare të inkasuara, krahasuar me periudhën e mëparshme të qeverisjes paraprake. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon lidhur me performancën e Drejtorisë për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas parametrave më të rëndësishëm, në mes të qeverisjes së kaluar dhe aktuales. Sipas tij, më 2019 nga qeverisja e kaluar janë trajtuar 894…
Maqedonci viziton fabrikën e helikopterëve në SHBA: “Black Hawk” do t’i kemi në flotën e ushtrisë së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk. Helikopter këta siç ka thënë Maqeonci do t’i kenë në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës. Maqedonci ka bërë të ditur se është takuar me menaxhmentin e kësaj kompanie, ku kanë diskutuar për opsionet e përfshirjes së helikopterëve, në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Në përmbyllje të vizitës në ShBA, e vizitova fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët…
Mbeten ende kushte të motit të ftohtë ditën e enjtë, kryesisht me vransira. Intervale me diell paksa më shpesh mund të ketë nga pjesë të Dukagjinit. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 0C e 3C.
Në Cërnicën e Ramiz Cërnicës, aty ku dera për Lëvizjen ka qenë gjithmonë e hapur. Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për deputetë: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arijeta Rexhepi, Ismajl Kurteshi dhe Liza Gashi, u pritën ngrohtësisht sot në Cërnicë. Nga ditët e para të organizatës, kemi qëndruar bashkë, krah Cërnicës, dhe sot Cërnica, cep më cep, është në krah të Republikës, sepse ata do të vendosin vet me datë 9 shkurt duke votuar për numrin 118.
Haziri: Kur qytetarët e Arbërisë çohen në këmbë, LDK ka triumfuar gjithmonë në formë plebishitare
Lutfi Haziri: Kur qytetarët e Arbërisë çohen në këmbë, LDK ka triumfuar gjithmonë në formë plebishitare. Faleminderit deri në përulje për këtë besim të madh ndaj meje dhe listës së LDK-së, të cilin do ta përkthejmë me përgjegjësi shumë të madhe në punë. Me besim në Zot, atdhe e familje, Arbërisë, Gjilanit, Anamoravë e Republikës, do t’ia kthejmë shpresën e dinjitetin! Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!
Sot, në hapjen e zyrës së shtabit në Livoç të Ulët, morën pjesë kandidatët për deputetë: Liza Gashi, Luan Aliu, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Ismajl Kurteshi dhe Arijeta Rexhepi. Në çdo cep të Livoçit si në të gjithë Kosovën më 9 shkurt, bashkë me 500 mijë zemra që rrahin sikur një me numrin 118 për Republikën tonë. #500k #vetevendosje #cepmecep
Lutfi Haziri: Jam i impresionuar dhe falënderues për këtë përkrahje rekorde të Pogragjës me terrenin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lutfi Haziri: Jam i impresionuar dhe falënderues për këtë përkrahje rekorde të Pogragjës me terrenin për zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë besim do ta përkethjmë me përgjegjësi edhe të madhe në punë. Kontributi i pogragjasve për Fshatin Model, veçanërisht i bashkatdhetarëve përmes shoqatës së tyre, ka qenë i jashtëzakonshëm. Është e dhimbshme që sot e katër vite janë përjashtuar nga interesimi dhe kujdesi në investime nga Komuna dhe qeveria qendrore. Por, ndryshimi po vjen për të mirën e këtij fshati me terrenin dhe për të gjithë qytetarët. LDK është e madhe. Ju faleminderit deri në përulje për këtë besim.…

