Author: admin

Lutfi Haziri: Mantelbardhët meritojnë trajtim më të dinjitetshëm nga shteti. Prandaj, me koeficientin 150 dhe investimet e jashtëzakonshme që do të bëhen në qendra shëndetësore e spitale, në kuadër të programit Rruga e Re, këta heronj të gjallë të ditëve të sotme do të ndihen me dinjitet. Shëndetësia është prioritet yni i parë i qeverisjes. Ju faleminderit për punën që e bëni 24 orë në shërbim të qytetarëve. Ju falënderoj deri në përulje për mbështetjen dhe besimin e madh ndaj nesh. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

Read More

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën e enigmatikës, me  crast është mbajtur tryeza për enigmatikë. U trajtua ndihmesa për terminologjinë e gjëzakuptimit- enigmatologjisë, si dhe janë bërë të ditur fituesit e garës për enigmatikë në përpilim të fjalëkryqit dhe anagramit. Në emër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, Shemsedin Kryeziu tha se tani më janë bërë të rregullta organizimet e garave në enigmatikë apo të tryezave të ndryshme dhe edhe këtë vit po organizohen aktiviteteve në këtë fushë, ndihmuar nga Komuna e Gjilanit dhe si pjesë e Manifestimit “Flaka e Janarit…

Read More

Struktura të të gjitha niveleve të AAK-së në Gjilan, Të dashur qytetarë të Gjilanit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, bashkë me partnerët e koalicionit, mban tubim elektoral në vazhdën e prezantimit të programit zgjedhor. Datë: 27.01.2025 (e hënë) Ora: 18:00 Vendi: Restaurant “Parajsa” në lagjen Dardania në Gjilan Merr pjesë kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj. Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan

Read More

Lutfi Haziri: Për LDK-në, mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë, ndërsa arsimi shtylla kryesore e shtetit. Faleminderit përjetësisht për punën e jashtëzakonshme që e keni bërë në mbajtjen gjallë të arsimit shqip, veçanërisht në një kohë të pakohë. Koeficient 150 për pagat e tyre qysh në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor e kushte më të mira pune. Ju falenderoj deri në përulje për kontributin dhe besimin tuaj! Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

Read More

Qytetarët e Gjilanit me padurim po e presin 9 shkurtin, për t’ia dhënë besimin Bedri Hamzës për t’a udhëheqë qeverinë e Republikës Kosovës. Faleminderit banorëve të lagjes së Dardanisë dhe Dheut Bardhë, për këtë mbështetje masovike për kryeministrin ma të mirë që do ta ketë Kosova. Të gjithë së bashku për #MaMirë Energji Mobilizim Fitore Dardania dhe Dheu i Bardhë janë bashkuar për #MaMirë. #MaMirë është misioni ynë dhe ne. Faleminderit! ✅ 131 Partia Demokratike e Kosovës

Read More

Mireshi si asnjëherë më parë, i vendosur për fitoren e PDK-së dhe të Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës. Secila ditë që po vjen, më e mirë se tjetra. Të gjithë së bashku për #MaMirë Optimizëm Mbështetje Mobilizim Të gjithë së bashku, duke përkrahur misionin tonë për një të ardhme më të mirë dhe një Kosovë më të zhvilluar. ✅ 131 Partia Demokratike e Kosovës

Read More

E stërmbushur ishte salla në “Vatrën e Diturisë”, e të shumtë ishin pjesëmarrësit në tubim që qëndruan jashtë. Në Livoç të Epërm, me entuziazmin për veriun e Kosovës, u pritën ngrohtë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkë me kandidatët për deputetë. Të gjithë së bashku me numrin 118 për sovranitetin cep më cep vendit tonë. Etiketa:“Vatrën e Diturisë” Gjilan

Read More