Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Komuna e Gjilanit, me aktivitete të shumta shënoi 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Lajme Lokale

Komuna e Gjilanit, me aktivitete të shumta shënoi 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

adminBy adminFebruary 18, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Me aktivitete të shumta të organizuara nga Komuna e Gjilanit, është shënuar 17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, drejtorë, zyrtarë e këshilltarë komunalë, artistë dhe qytetarë nga vise të ndryshme shqiptare gjatë gjithë ditës kanë marrë pjesë e festuar në një varg aktivitetesh.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se Ditën e 17 Shkurtit e nisën me një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku u përkujtua rruga e gjatë dhe sakrificat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kjo seancë ishte një moment reflektimi dhe krenarie, ku u theksua rëndësia e këtij përvjetori për kombin tone”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit tregoi se më pas, vazhduan me homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan si shenjë nderimi për ata që dhanë jetën për lirinë tonë.
“Gjaku i dëshmorëve, sakrifica e popullit dhe ëndrra e brezave bënë që sot të festojmë Kosovën- shtetin e lirë, të pavarur dhe krenar. Gjilani dhe gjithë Kosova sot kujtojnë rrugën tonë drejt lirisë dhe përkulen me nderim para atyre që e bënë këtë ditë të mundur. Le të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, tha Hyseni.
Më pas si pjesë e festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari I Komunës s ë Gjilanit, tha se patën kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim një delegacion të veçantë nga Shqipëria, i përbërë nga personalitete të shquara në fusha të ndryshme.
Në këtë vizitë morën pjesë: Prof. Dr. Av. Astrit Memia, kryetar i Forumit “Imazh & Media – Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar”. Bislim Hoti, ish-nënkryetar i Parlamentit të Kosovës. Idriz Brahimaj, Kryetar i KIKK. Lulëzim Kryeziu, humanistë nga Zvicra.
I pari i komunës shtoi se ky takim shërbeu si një moment i rëndësishëm reflektimi dhe bashkëpunimi mbi vlerat kombëtare, rolin e diasporës dhe promovimin e imazhit shqiptar në botë.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të diskutojmë rreth sfidave dhe perspektivave për forcimin e unitetit dhe identitetit kombëtar.
Gjithashtu, për mua ky takim pati një domethënie të veçantë, pasi pata nderin të pranoj Çmimin me titull: “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, një vlerësim që më jep edhe më shumë motiv për të vazhduar punën dhe angazhimin tim në shërbim të gjithë qytetarëve”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se dita e hëne ishte e mbushur me një sërë aktivitetesh që e bënë festën edhe më të veçantë, nga koncertet festive, aktivitetet sportive e deri te ekspozita artistike, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.