- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Mbështetja për Shoqatën e Gjuetarëve do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm Pata kënaqësinë të jem në Zhegër, ku u takova me Shoqatën e Gjuetarëve që numëron mbi 100 anëtarë aktivë, të përkushtuar ndaj natyrës dhe pasionit për gjuetinë. Biseduam për rolin e tyre në ruajtjen e mjedisit dhe u dakorduam që mbështetja për ta të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm. Ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë, duke i përfshirë në projekte që lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ambientit në…
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Energji e jashtëzakonshme nga rinia gjilanase, Gjilani ka zemër të madhe, e ajo rreh fuqishëm nëpër duart e rinisë sonë. Tek Gramosi Kik Boks, së bashku me kandidaten tonë për Asamble, Gresa Krasniqi Fazliu e pamë atë forcë, atë disiplinë dhe atë pasion që të jep shpresë se ky qytet ka të ardhme të ndritur. Të rinjtë që stërviten aty janë shembulli më i mirë se si me mund, djersë e disiplinë mund të arrihet çdo gjë. Jam i impresionuar nga puna që bëhet në këtë klub dhe…
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Po vijnë ditë të mira e të veçanta për rininë e qytetit tonë Bashkë me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Fahredin Hajdari, kaluam një mbrëmje të mrekullueshme në një super takim të ngrohtë me disa prej të rinjve të Lagjes VIII, të cilët na pritën me përplot vullnet, ide, entuziazëm dhe besim për të ardhmen e Gjilanit tonë. Bashkëbiseduam për sfidat që kanë të rinjtë sot, për mungesën e hapësirave të tyre nga pushteti aktual, për mundësitë e punësimit dhe për rolin që ata duhet ta kenë në vendimmarrje…
Kokaj, që për vite të tëra ishte lënë në harresë, sot po merr vëmendjen dhe zhvillimin që meriton
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Kokaj, që për vite të tëra ishte lënë në harresë, sot po merr vëmendjen dhe zhvillimin që meriton Diten e djeshme e mbyllëm me një takim shumë të ngrohtë me banorët e fshatit Kokaj. Kokaj, një fshat që për vite të tëra ishte lënë në harresë, sot po merr vëmendjen dhe zhvillimin që meriton. Po përfundojmë rrugën me gjatësi 3,260 metra dhe investim prej 569,000 eurosh, një projekt i madh që jo vetëm u shërben banorëve të Kokajt, por edhe forcon lidhjen tonë me Preshevën dhe fshatrat…
Homazhe shtatoreve të Gursel dhe Bajram Sylejmanit në Viti dhe memorialin e tyre në Sadovinë të Jerlive
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë sot homazhe pranë shtatoreve të heronjve Gursel dhe Bajram Sylejmani në qytetin e Vitisë. Me këtë rast, ai nderoi veprën dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit. Pas homazheve në Viti, kryetari Haliti vizitoi edhe memorialin kushtuar dy dëshmorëve në Sadovinë të Jerlive, ku vendosi kurora lulesh dhe u përkul me respekt para kujtimit të tyre./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni ka vizituar disa mësimdhënës që janë trajnuar në kuadër të programeve profesionale
“Me kënaqësi i vizituam disa prej mësimdhënësve që janë trajnuar në kuadër të programeve profesionale që kemi sjellë në Gjilan”, ka thënë kryetar i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Kreu i kësaj komune ka thënë se përmes partneriteteve me organizata vendore dhe ndërkombëtare, gjatë këtij mandati kanë bërë të mundur që rreth 1mijë 400 mësimdhënës të përfitojnë trajnime cilësore, duke i forcuar aftësitë e tyre dhe ngritur cilësinë e arsimit në komunën e Gjilanit. “Këtë e kemi përmbushur dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim mësimdhënësit tanë, që të ndihen të përkrahur në atë që e bëjnë përditë me përkushtim…
Në Amfiteatrin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, këtë fundjavë është realizuar me sukses programi “Youth Empowered”, i cili është sjellur për herë të parë në qytetin tonë nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Innovation Centre Kosova (ICK), me mbështetje të Komunës së Gjilanit përmes Drejtorisë së Arsimit. Ky aktivitet gjysmëditor është përqendruar në tema aktuale dhe të domosdoshme për të rinjtë tanë: Inteligjenca Artificiale, Aftësitë e së ardhmes, shkathtësitë e buta dhe udhëheqja. Ndërkaq, nxënësit dhe studentët pjesëmarrës janë pajisur me certifikata digjitale nga Coca-Cola dhe ICK, dëshmi kjo e angazhimit të tyre në ndërtimin e aftësive për të…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit për 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se janë regjistruar 24 aksidente trafiku me lëndime si dhe 32 të tjera me dëme materiale. Ndërkaq, brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2002 gjoba trafiku. Për të njejtën periudhë kohore policia ka arrestuar19 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Sot është parashikuar që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me pritje të reshjeve lokale të shiut. Reshjet më të intensfikuara parashihen të jenë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, e të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, njofton MeteoKosova, transmeton GJILANI INFO Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h Ndërkaq, temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, kurse ato maksimale prej 11 deri në 17°C.
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Mësimdhënësit e Gjilanit zëri i shpresës për ndryshim! Zhvilluam një takim madhështor me mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit, njerëzit që ditë pas dite ndriçojnë rrugën e brezave tanë dhe janë gurëthemel i ndërtimit të ardhmes sonë. Ky takim ishte edhe në nder të babait tim të ndjerë, profesor Ruzhdi Ismajli, dhe nënë sime prof. Zize Ismajli, të cilët punuan me vite të tëra me këta kolegë dhe i dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm arsimit dhe zhvillimit të qytetit tonë. Puna dhe sakrifica e tyre vazhdojnë të jenë frymëzim…

