- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Kosovarët blejnë barna më të shtrenjtat në rajon, këtë vit pritet miratimi i ligjit që rregullon çmimet
Kosova vazhdon të ketë treg të çrregulluar farmaceutik ndërsa qytetarët vazhdojnë të blejnë barna me çmimet më të shtrenjta në rajon, kjo në mungesë të infrastrukturës ligjore. Ministria e Shëndetësisë synon që Ligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale sivjet ta miratojë në Kuvendin e Kosovës pasi aktualisht sipas tyre ligji ndodhet në fazën finale të hartimit. Oda e Farmacistëve të Kosovës kërkon me urgjencë të miratohet ky ligj me qëllim të rregullimit të tregut farmaceutik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje për KosovaPress, ka bërë të ditur se ligji parashihet të zbatohet për qarkulluesit me pakicë…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet në treg. Ministria ka bërë me dije se raportimet mund t’i bëjnë përmes telefonit apo në platformën për mbrotjen e konsumatorit. Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Policia në Gjilan ka arrestuar një qytetar të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, kanë bërë me dije autoritetet policore. Asaj iu është ofruar trajtimi mjekësor, kurse i dyshuara është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit./Gjilani Info/
Dhuna fizike dhe psikike ndaj grave ndër ne shqiptarët, duke përfshirë edhe vrasjet më barbare, siç ishte edhe vrasja e Marigona Osmanit në Ferizaj, është si sëmundje kronike së cilës nuk i është gjendur terapia. Është e hidhur ta thuash, por e vërtetë që kjo është si një sëmundje kronike, e cila i ka rrënjët thellë në trashëgiminë tonë primitive, prej së cilës nuk jemi çliruar kurrë plotësisht. Shkruan: Milazim Krasniqi Trashëgimia primitive mbijeton dhe ndikon në një komunitet a shoqëri të frikësuar, të paqëndrueshme e me institucione të dobëta, ngase në atë rast u shërben grupeve më të…
Blerina Kallaba Pa dashur të zbërthej ngjarjet që në vendin tonë janë vetëm tri ditë aktuale e të furishme saqë, në njëfarë mënyre, të gjithëve na ngrenë në këmbë, megjithatë, më dhemb shpirti kur dëgjoj se sa shumë fyerje e inate kemi mes vete. Një zonjë – deputete, mbase, pa e analizuar mirë situatën, për muzikën e përdorur nga profesori, që për qëllim kishte vallëzimin, ajo është shprehur, besoj, atypëratyshëm dhe ka shprehur indinjatën e vet ndaj profesorit, pasi, sipas saj, kjo qenka degjenerim i gjeneratave të ardhshme. Megjithatë besoj se qëllimi i saj ka qenë i mirë (të…
Shqiptarët triumfalisht janë kthye në histori: Të gjallë dhe të lirë! Tashti Shqipëria e Maqedonia e Veriut, anëtare të NATO’s, janë në fazën e marrjes së statusit të vendeve kandidate për BE, Mali i Zi në NATO e Kosova me NATO-n në shtëpi, që d.m.th. se shqiptarët, me kushtetuimin e të drejtave të tyre të ligjshme në Maqedoni dhe decentralizimin e pushtetit sipas Kartës së BE-së, në Mal të Zi dhe Serbi, janë duke shkelur në epokën e tyre të artë! Halil Matoshi Sado që me ide e sjellje shpesh fëmijërore e me pak dije, me ekonomi të dështuar…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të formohet komisioni shqyrtues i cili do t’i trajtojë aplikimet për shtesën prej 100 euro për muajin prill, për të gjithë punëtorët e sektorit privat. Murati ka thënë në një konferencë për media të premten, se me të filluar shqyrtimi, do të nisin edhe pagesat për këtë kategori. “Prej javës tjetër do të formojnë komisionin shqyrtues që do të trajtojë të gjitha aplikimet dhe të fillojë pagesat për këtë kategori”, është shprehur Murati. Ai ka shtuar se janë drejt finalizimit të formularit për aplikim edhe…
“Duke filluar nga java e ardhshme, Goneta Jakurti do të na mbajë të përditësuar lidhur me zhvillimet më të fundit në tregjet financiare globale. Ne mezi presim njohuritë dhe këshillat e saj”, shkruan magazina german-emirates-club Goneta Jakurti, gjakovarja nga Langenthal-i i Zvicrës, është eksperte në lëmin e financave. Me një përvojë mbi dhjetëvjeçare në institucione të mëdha financiare në Zvicër dhe në Britani të Madhe, ajo, nga viti 2021, profesionin e saj e ushtron në Dubai, në kompaninë globale të nvestimeve, Asas Capital. Ditë më parë, revista e specializuar german-emirates-club (Magazine) i ka bërë një portret afirmativ Goneta Jakurtit.…
Vdekja tragjike e çiftit kosovar në Francë, prokurori: Burri mbyti gruan me thikë, pastaj veten
Prokurori publik ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të së martës (26 prill), kur çifti me origjinë nga Kosova u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Sipas prokurorit, deri te zënka me epilog tragjik ka ardhur, pasi bashkëshorti ka akuzuar gruan e tij për tradhti. “Gruaja u vra nga burri i saj”, konfirmoi prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon këtë të premte, pas mbledhjes së fakteve. Sipas tij, autopsia ka zbuluar disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse në trupin e gruas 44-vjeçare. “Më tej thuhet se burri e theri gruan…
Një sondazh i shkurtër tregon se shumica e studentëve shqiptarë në Zvicër kanë ndjekur mësimet e gjuhës dhe kulturës së prejardhjes (HSK) Prej vitesh, raportime të ndryshme në media në gjuhën shqipe kanë treguar vazhdimisht se numri i fëmijëve me origjinë shqiptare që ndjekin mësimet në gjuhën dhe kulturën e tyre amtare (në tekstin e mëtejmë HSK) ishte shumë i ulët. Në të njëjtin rezultat kanë çuar edhe diskutime të ndryshme me prindërit e shumë fëmijëve. Të pyetur pse prindërit nuk i regjistronin fëmijët e tyre për ndjekjen e mësimeve të HSK-së, ata përgjigjeshin, ndër të tjera, se ata…

