Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës

March 23, 2023

Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani

March 23, 2023

Noizy paralajmëron albumin “Alpha”, publikohet më 7 prill

March 23, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës
  • Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani
  • Noizy paralajmëron albumin “Alpha”, publikohet më 7 prill
  • Qofte vegane me fasule (pa gluten)
  • 6 shenja që tregojnë se ankthi po ju merr shpirtin në punë
  • Pse nuk duhet ta ndaloni asnjëherë teshtimën?
  • Rrudhani: Synojmë të kualifikohemi në EURO 2024
  • “Shamia e nënës” – një roman për dhembjen
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»United State of Arbnia!
Opinione

United State of Arbnia!

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shqiptarët triumfalisht janë kthye në histori: Të gjallë dhe të lirë! Tashti Shqipëria e Maqedonia e Veriut, anëtare të NATO’s, janë në fazën e marrjes së statusit të vendeve kandidate për BE, Mali i Zi në NATO e Kosova me NATO-n në shtëpi, që d.m.th. se shqiptarët, me kushtetuimin e të drejtave të tyre të ligjshme në Maqedoni dhe decentralizimin e pushtetit sipas Kartës së BE-së, në Mal të Zi dhe Serbi, janë duke shkelur në epokën e tyre të artë!

Halil Matoshi

Sado që me ide e sjellje shpesh fëmijërore e me pak dije, me ekonomi të dështuar e politika në kufijtë e autoritarizmit, ata e kanë realizuar projektin më të madh, shekullor: i përkasin botës që i prinë Amerika!

Me shkollë e cilësi të keqe të jetës, pa e fituar betejën emancipuese e me kulturë që vegjeton, ata e kanë arritur një rezultat madhështor dhe final, perëndimorizimin dhe daljen nga kufijtë fisnorë!?

Ndoshta viti 2008 (17 shkurti) nuk do të ndodhte kurrë për shqiptarët kosovarë po të mos ishte 10 qershori 1999 dhe 10 qershori 2007!?

Por, së pari amerikani i madh, demokrati Bill Clinton e përmbushi premtimin, kur u tha shqiptarëve kosovar në kampin e Stenkovecit: “Ju  garantoj se ju së shpejti do të ktheheni në shtëpi” dhe tjetri amerikan i madh, republikani George W. Bush kur në Fushë Krujë tha: “Kosova është shtet i pavarur, tash…”!

Makthet dhe zezditat shqiptare u rrëknyen në humbëtirat e librave të historisë dhe u shfaq epoka e artë për ta.

Shqipëria pas transicionit traumatik, në një qeverisje të gjatë e shpesh ekscentrike e të hapareshur të Edi Ramës, është politikisht e stabilizuar.

Poashtu edhe Maqedonia e epokës post Gruevski.

Kosova e pavarur, por fragjile, stabilitet ende fragjil, por nën përkujdesje të NATO-s, po dëshmohet faktor stabiliteti në Ballkan. Falë luftës në Ukrainë, afërmendësh edhe mund t’i shkurtohen udhët dhe vuajtjet për anëtarësim në Këshill të Europës dhe NATO, por edhe mund të marrë njohje më të shpejtë nga pesë vendet mosnjohëse, katër nga to anëtare të NATOs si dhe udhëtimin pa viza. Mirëpo, aleatët po kërkojnë nga ajo që të përfshihet seriozisht në dialogun me Serbinë.

Mali i Zi, e riktheu qëndrueshmëninë në kursin properëndimor, falë lidershipit të Presidentit Milo Djukanović, jep shumë indikatorë për optimizëm.

Është ogur i mirë, ashiqare, që më 2022 katër shtete në Ballkan Perëndimor (gjeografia e Ilirisë me Dardani) drejtohen nga tre kryeministra e një zëvendëskryeministër shqiptarë dhe një kryetar Kuvendi.

Tingëllon si fantashkencë, por është e vërtetë.

Shqipëria është shtet etnik shqiptar kurse Maqedonia e Veriut shtet i maqedonasve dhe shqiptarëve (kombi maqedonas është maturuar megjithë pretendimin e fortë, ofenziv, bullgar) kurse Kosova e Mali i Zi janë shtete qytetare (shumëetnike), por që kombi kosovar (megjithë idenë defansive albanocentriste) është titullar i shtetit të Kosovës kurse kombi malazez është pronar i shtetit të Malit të Zi, pra de jure, vetëm Shqipëria është shtet kombëtar i shqiptarëve.

Dhe, që shqiptarët etnikë mund të vijnë në krye të qeverive e Parlamenteve të këtyre katër shteteve, është mundësi e mirë për afirmimin e vazhdueshëm dhe stabilizimin e çështjës shqiptare në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, porse në fund të ditës rezultatet vijnë nga cilësia e qeverisjës e jo nga “shqiptarësia” e krerëve të këtyre shteteve.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanović  me një lidership të fuqishëm pro-Perëndimor ia dha mandatin kryetarit të lëvizjes URA, Dritan Abazović për formimin e qeverisë së re, të pakicës e cila mund të mos kētë jetë të gjatë, porse mund të shmang turbullimet në shtet!?

Një shqiptar vjen në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e Malit të Zi, porse, gjërat duhet thënë në burimin e vet etimologjik, pa mistifikime.

E para, Dritan Abazović nuk vjen në krye të Qeverisë malazeze si lider i një partie shqiptare, por nga spektri qytetar pra nga lëvizja Most/Ura që është konstrukt politik shumëetnik.

E dyta, hyrja aksidentale e Dritan Abazivić në koalicion me partinë serbe dhe klerofashistat e Kishës Ortodokse Serbe e prorusët atje, e ka luhatë deri në tronditje shtetin e Malit të Zi, qe megjithatë ishte me fat, sepse Milo Djukanović me shokë, e pati anëtarësuar në kohë të duhur në NATO, përndryshe do ta pësonte një fat të keq, të përafërt me Ukrainën!?

E treta, Abazović ishte shumë mendjelehtë kur besoi tek “qytetaria” që në thelb ishin turma të mërdhezura (serbe e proruse) në Mal të Zi, që sëbashku me ‘popat’ serbian atje, rindezën për do kohë pasionet e ulta të nacionalizmit serbian.

Qeveria e Krivokapić-it të ciles shqiptari etnik “ia bëri numrat” ishte e dënuar në dështim dhe rënia e saj paraqet ringritje të shtetit.

Sërish shpëtimtari i kombit ishte po ai, ‘i korruptuari’ Djukanović!?

Besohet se Abazović të kētë mbledhur nend!?

Në anën tjetër, në Ballkanin Qëndror, në gusht të 2020ës, partia më e madhe maqedonase,  LSDM dhe ajo shqiptare BDI kishin arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës. Sipas marrëveshjes Maqedonia e Veriut ka një shqiptar, Kryetar të Kuvendit, e mund të ketë për herë të parë edhe një kryeministër shqiptar, varësisht së si do të funksionojë formula e pushtetit aktual!?

Duke pasur parasysh faktin se Maqedonia e Veriut është de facto shtet dykombësh, maqedon-shqiptar (Belgjika e Ballkanit) dhe i pakicave tjera etnike, de jure shtet unitar, një Kryeministër eventual shqiptar, nëse del i ditur, mund ta thellojë zbatimin e Marrëveshjës së Ohrit dhe ta avansojë deetnizimin e shtetit dhe çlirimin e tij nga njëfar ngërçi klerofashist (krahu i Gruevskit) duke mësyrë jo ndarje etnike por barazi, duke i ngritur shqiptarët në komb shtet krijues!

Për t’i rimodeluar nacionalizmat etnik në patriotizma kushtetues.

Po çfarë do të thotë ideja – shqiptarët janë çmistu tashmë të jetojnë të lirë – që të ketë katër kryeministra shqiptarë?

Çfarë do të thotë kjo për shqiptarët, Kosovën në veçanti? Shqiptarët etnikë, në rrafshin politik dhe tokës që zotërojnë kanë arritur ta realizojnë interesin optimal gjeopolitik.

Sëkëndejmi ky optimum e tejkalon edhe vet mësymjën e tyre historike për bashkimin kombëtar -siç u piket ta shpërfaqin shpesh pa ndonjë strategji politike të sofistikuar e me tahmin – idealitetin e të jetuarit në një shtet të vetëm.

Shqiptarët, kurrë përgjatë historisë nuk kanë qenë në pozitë më të favorshme, sepse sëpari, duhet ritheksuae fakti se ata janë rreshtuar në anën e duhur të historisë, duke ndarë vlerat e përbashkëta Perëndimore, sëdyti, jetojnë në shtete liberaldemokratike (pos shqiptarëve në Serbi), duke pasur parasysh se demokracitë nuk luftojnë ndërmjet veti, shqiptarët e kanë të garantuar suksesin.

Dhe së katërti, tre shtete ku jetojnë ata janë anëtare të NATOs, e Kosova me NATO-n brenda, të përligjur me mandat të KS të OKB-së, u garanton atyre ombrellë sigurie, që hap mundësi hulumtimesh e pune për ngritjën ekonomike e ushtarake.

Bashkimi i shqiptarëve ka ndodhur në kondita të bashkimit euroatlantik dhe çdo tendencë që prish baraspeshën rajonale – për bashkim si akt deklarativ  – u nxjerr telashe shtesë e të paparashikueshme atyre dhe  partnerëve strategjikë të tyre.

Deklaratat nacionaliste shterojnë energjitë kombëtare, trondisin stabilitetin e shteteve dhe nuk u sjell shqiptarëve asgjë, as më shumë dhe as më mirë.

Shqiptarët përmes mekanizmave integrues euroatlantik e kanë arritur lidhjen e njerëzve dhe gjeografisë së tyre, saqë akronimi  ShBA (Shtetet e Bashkuara të Arbnisë) është një fakt, nëse bashkimi kuptohet si përqafim i vlerave të përbashkëta europeane.

Shthurrja e krizës së Ukrainës, është njëherit edhe tregues se ç’kurs duhet ndjekur shqiptarët deri në fund të shekullit.

Hajr qoftë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Po sikur të mos jetonim në demokraci?!  

March 22, 2023

Biletat janë prerë, autobusi në stacionin e liqenit të vjetër!

March 17, 2023

Serbia, fillimisht do të duhej të formoj bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore!?

March 15, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës

By adminMarch 23, 2023

Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa,…

Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani

March 23, 2023

Noizy paralajmëron albumin “Alpha”, publikohet më 7 prill

March 23, 2023

Qofte vegane me fasule (pa gluten)

March 23, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës

March 23, 2023

Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani

March 23, 2023

Noizy paralajmëron albumin “Alpha”, publikohet më 7 prill

March 23, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.