- Tentoi të grabisë një argjendari në qendër të Gjilanit, ndalohet i dyshuari
- Gjilan: Mirëpriten studentët që do ta zhvillojnë praktikën profesionale në Administratë
- Shtëpia bazë e UÇK-së në Stubëll të Vitisë, goditje në palcë e platformës serbe kundër UÇK-së si fundamentaliste islamike
- Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna
- Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit
- Takimi që riktheu shpresën për marrëveshje: Çfarë fshihet pas afrimit LVV–LDK?
- Parku Industrial në Gjilan hyn në fazën e projektimit përfundimtar
- Olimpiada e biologjisë
Author: admin
Ndalohet për 48 orë zyrtari i Komunës së Novobërdës, dyshohet se falsifikoi dokumentin zyrtar
Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se Departamenti për krime të rënda në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar për 48 orë një person me inicialet F.Y., pasi dyshohet për falsifikim të dokumentit zyrtar. Siç bëhet e ditur në njoftim, ai është ndaluar pas hetimeve të bëra për muaj me radhë. Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në regjistrin zyrtar që evidenton hyrje-daljet e punëtorëve në Komunën e Novobërdës, ka nënshkruar vijueshmërinë në vendin e punës, kinse ka qenë i rregullt edhe pse në bazë të hyrje-daljeve nga të dhënat e policisë kufitare, dokumentohet se i njëjti…
Tre persona të dyshuar kanë sulmuar fizikisht nj ë qytetar pas një mosmarrëveshje në rrugën “Qemal Stafa” të qytetit në Gjilan, bëhët e ditur përmes raportit të policisë. Personi i sulmuar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa tre personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti ka shkuar në procedurë hetimore./Gjilani Info/
Një aksident me fatalitet raportohet se ka ndodhur të hënën mes një motoçiklete dhe një biçiklete në rrugën Sterzovicë-Kamenicë. Policia njofton se njëri nga drejtuesit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra, ku edhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij bëhet e ditur se e ka konfirmuar ekipi mjekësor. “Rr. Sterzovicë-Kamenicë 09.05.2022 – 11:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka…
Kryetari Rahimaj mori pjesë në konferencën “Greening from the Ground Up” në Valencia të Spanjës
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni si dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, kanë marr pjesë në konferencën “Greening from the Ground Up “, by European Greens, financuar nga Parlamenti Evropian, në Valencia të Spanjës. I pari i komunës ka thënë se në këtë konferencë përveç shkëmbimit të ideve të rëndësishme, takimeve me përfaqësues të shteteve evropiane, kanë prezantuar edhe projekte të cilat pritet të realizohen në Kamenicë dhe Gjilan. Rahimaj poashtu tha se në këtë konferencë është bërë e ditur edhe nisma e Qeverisë së Republikës së…
Kryetari Haliti ka vizituar komunën e Gostivarit të RMV-së, u takua edhe me homologun e tij, Arben Taravari
Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti ka qëndruar sot në vizitë në Komunën e Gostivarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast ai është pritur aty nga homologu i tij, kryetari i Gositivarit z. Arben Taravari. Kryetari i Gostivarit ndër tjerash ka folur për rëndësinë e këtij takimi. “ Gjatë takimit, theksuam thellimi e bashkëpunimit në shumë fusha, sidomos në ato që janë deficitare në komunat tona dhe aplikimin e përbashkët në fondet e Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar”, u shpreh kryetari Taravari. Ai tha se takimi ishte shumë miqësore duke potencuar se takime të tilla duhet…
Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Komunal për Shërbime Publike, në të cilën pos anëtarëve të këtij komiteti ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi. Në këtë mbledhje me votat e të gjithë anëtarëve kryesues i Komitetit Komunal për Shërbime Publike u zgjodh këshilltari i Kuvendit Komunal, Basri Sylejmani./Gjilani Info/
Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në SHBA, ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn. Gjatë takimit me bordin drejtues të kësaj platforme online, Kurti ka thënë se Kosova është vend i mirë për të investuar kompanitë amerikane. Sipas Kurtit, këto investime do të hapnin vende të reja të punës për qytetaret. “Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi…
Lexuesit e librave këtë javë në këndin e leximit në bibliotekën e qytetit “Drita” e cila gjendet në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, do të kenë mundësi të gjejnë disa tituj të rinj. Titujt që mund t’i gjeni janë: “Kallinjtë e Çatisë”-Mehmetali Rexhepi “Hirësi e Flluskuar”-Mehmetali Rexhepi “Vetullat e Majëborës” – Mehmetali Rexhepi “Thurja e Modelit”-Mehmetali Rexhepi Këta libra janë donacion nga Institucioni Albanologjik i Kosovës./Gjilani Info/
Serbët normalë janë lodhur në rresht me Rusinë, Kinën, Bjelorusinë e Venezuelën, ata ëndrrojnë që një ditë të dalin nga rreshti, porse edhe kjo i frikëson!? Aleksandar Vučić-it, politikan nacionalist, i cili përgjatë luftrave në ish Jugosllavi mori anën e fashizmit të Milošević-it (ishte Ministër propagande) me të krisë lufta në Ukrainë iu krijua shansi i fundit që vërtet të jetë De Gaulle serb, duke e njohur Kosovën shtet, që njëherit do të thotë edhe heqje e një barre të rëndë nga qafa, jo veç historike por edhe nga ndërgjegja serbe… Shkruan: Halil Matoshi Aktori e regjisori i famshëm…
Peja ka fituar edhe ndeshjen e tretë finale të playoffit kundër Lubotenit për t’u shpallur kampione e Kosovës në volejboll për sezonin 2021/22, meshkujt. Ekipi pejan ka fituar me rezultat 3-0 në sete (25-21, 25-22, 25-16) edhe në përballjen e tretë kundër ekipit ferizajas, duke regjistruar fitoren e tretë nga po aq ndeshje në finale, eventualisht për t’u shpallur kampion me plot meritë. Pejanët dominuan Lubotenin që nga përballja e parë, të cilën e fituan me rezultat 3-1, teksa me të njëjtin rezultat fituan edhe takimin e dytë. Në të tretin kryen punën në tre setet e parë, duke…

