- Gjilan: Dhurohen 21 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit
- Moti sot me diell dhe vranësira
- Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
- Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
- Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
- Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
- Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
- Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
Author: admin
“Nuk është njeri” – Messi çmend të gjithë me videon e fundit, tifozët ndahen në mes nëse është e vërtetë apo e rreme
Lionel Messi ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme gjatë një video të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram. Ylli argjentinas vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të mirë në botë, teksa për shumë kë është më i mirë në histori. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë gjen aftësi për të befasuar të gjithë dhe këtë e ka bërë edhe së fundmi. Lexo po ashtu: “Messi do të thyejë rekordin e Dani Alvesit”, Maxwell flet për trofetë e fituar dhe situatën e dy ish-bashkëlojtarëve Messi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, në kuadër…
Xhudistja jonë, Flaka ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Flaka Loxha ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos në Sofje në kategorinë deri në 57 kilogramë. Pas fitores në raundin e parë ndaj bullgares Snezhana Gramatikova, Flaka fitoi edhe në raundin e dytë. Lexo po ashtu: Flaka Loxha e nis me fitore Kampionatin Evropian Në këtë raund, Loxha e mposhti polaken Julia Koëalczyuk me ‘ippon’. Në çerekfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me gjermanen Pauline Starke.
Distria Krasniqi mposhtet nga Buchard, medaljen e bronztë do ta kërkojë me anë të repesazhit
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është mposhtur nga Amandine Buchard në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kampionia olimpike e nisi mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi kaloi pa vështirësi pengesën e parë. Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Lexo po ashtu: Distria Krasniqi kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘waza-ari’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen. Megjithatë, në…
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kampionia olimpike e ka nisur mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi ka kaluar pa vështirësi pengesën e parë. Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘ippon’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen. Në çerekfinale, Distria do të ndeshen me bartësen e parë, francezen Amandine…
Flaka Loxha e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Në kuadër të raundit të parë në kategorinë deri 57 kilogramë, Loxha u përball me bullgaren Snezhana Gramatikova. Ndaj saj dominoi plotësisht, që nga fillimi, ndërsa menjëherë në minutën e dytë realizoi “Ippon”. Në raundin e dytë xhudistja pejane takohet ne polaken Julia Kowalczyk. Sot garon edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kg.
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros. “Ylli i javës” për xhiron e 31-të në BKT Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi. Për 24-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror. Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e dytë dhe në xhiron e 11-të. Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij…
Dy të rinjët nga mërgimi që u njohën në Tik-Tok dhe u fejuan pas 5 mujash Njëri nga Gjermania, e tjetri nga Franca, çifti i ri shqiptar, që u njohën në rrjetin social Tik-Tok, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për Ehlimana Abdija nga Shqipëria, e cila jeton në Francë dhe Uran Saramati nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, tashmë janë kthyer në çiftin më të njohur në rrjete sociale. Gjithë kjo pasi lidhja e tyre filloi në syrin e audiencës. Në fillim, pasi njohja e tyre shkoi mirë, ata vendosën të takohen me njëri-tjetrin. Por, pesë muaj më vonë,…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përgjatë tri ditëve të konferencës “ISOA 2022”, të mbajtur në Gjermani, përveç diskutimeve për situatën e sigurisë në rajon dhe botë, ka prezantuar në panele e në takime të ndara potencialin dhe mundësitë ekonomike që ofron Republika e Kosovës për investime të kompanive të ndryshme, sidomos në industrinë e mbrojtjes. Gjithashtu, ministri Mehaj ka theksuar se përgatitjet për themelimin e Agjencisë së Mbrojtjes është në funksion të këtyre investimeve, duke krijuar një komunikim të lehtë ndërmjet investitorëve dhe vendit. Më tej, ai ka shtuar se lehtësira të tjera krijojnë edhe pozita e rëndësishme gjeografike…
Nënshkruajnë kontratat 20 përfitues të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perendimor”
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka mirëpritur 20 përfitues të cilët kanë nënshkruar kontratat në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perendimor”. Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i qëndrueshëm dhe krijumi i vendeve të punës, ndërsa vlera mesatare e grantit është 2 mijë Euro në formë të pajisjeve. Po ashtu për këta përfitues është mbajtur edhe një trajnim biznesi nga zyrtarët e organizatë “Help Kosovo”./Gjilani Info/
E sjellim para Jush këtë libër me kënaqësi të thellë për t’i pasuruar bibliotekat e sentimenteve letrare me poema të jashtëzakonshme të krijuara nga një poeteshë rumune nga Kanadaja (Virginia Mateiaş) dhe një poete amerikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Gabriela Marie Milton). Lirikat e Gabrielës janë përkthyer nga anglishtja në gjuhën rumuna nga Virginia Mateaş. Ato u botuan në koleksionin e poezive në gjuhën angleze: Passions: Love Poems and Other Writings (Vita Brevis press, 2020). Përkthimi në shqip takon autorit të këtij shkrimi. Kam menduar gjithmonë se poezia është çelësi i universit, shprehja e të bukurës, e…

