Author: admin

Eksperti amerikan me fokus në negociata apo zgjidhje të konflikteve, Alon Ben Meir, përmes një shkrimi i ka propozuar Kosovës e Serbisë që të marrin në konsideratë një rezolutë e cila plotëson kërkesën e kryeministrit Kurti për reciprocitet, por pa u cenuar asnjë e drejtë dhe pa u krijuar përceptimi se Serbia po e njeh pavarësinë e Kosovës. Sipas Ben Meir, Kosova e Serbia duhet të arrijnë një rezolutë me tri pika, ku pika e parë thotë se të gjitha makinat që kalojnë kufirin në të dy drejtimet do të mbajnë targën e shtetit përkatës. “Asnjëra palë nuk do…

Read More

Granit Xhaka e ka quajtur emocionues faktin që në Emirates Stadium është transferuar Gabriel Jesus. Për të braziliani është njeri që ka qëndrim dhe që është i etur për të arritur për të fituar diçka. “Ai ka ardhur nga një ekip që tashmë ka fituar gjithçka dhe ai na jep neve uri, besim dhe cilësi. Ai është djalë i thjeshtë. Shumë i hapur, mund të flasësh seriozisht me të, por edhe mund të talleni. Kjo na duhet në futboll”, ka thënë Xhaka për kanalin zyrtar të Arsenalit. “Ai është futbollist me cilësi të larta, i shpejtë, shumë i mprehtë.…

Read More

Nga: Salman Rushdie Përktheu: Bajram Karabolli Në historinë e njerëzimit, e shenjta ka qenë gjithmonë një mënyrë për të heshtur njerëzit. E shenjta do të thotë: “Ne e tregojmë historinë, jo ju”. Dhe, nga ideja e së shenjtës vijnë inkuizicionet, ajatollahët dhe gjithë ato gjëra. Toka nën këmbët tuaja është një roman i parespektueshëm, sepse privilegjon fjalën e individit, autorit të librit, mbi zërin e të tjerëve. Rilexojmë libra dhe na duken interesante, sepse në to dhe në veprat e artit gjejmë zërin e krijuesit, i cili i përket vetëm atij. Askush tjetër nuk e zotëron atë: asnjë parti…

Read More

Tash e disa muaj është kthyer në vendlindjen e tij. Andaj shumicën e kohës po e kalon në oborrin e shtëpisë, pasi nuk po mund të ngopet me vendin e tij. Avdul Gula e la Londrën pas 37 vjetësh për Kaçanikun. Ai thotë se aq shumë mall ka për vendin e tij, saqë çdo ditë e puthë tokën. Se cilat janë arsyet tjera që e braktisi Lodrën dhe cfarë do të bëj tani në Kosovë, e mësoni përmes materialit në vazhdim të përgatitur nga gazetari Sefer Demiri.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. “Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano, transmeton REL. Ai shtoi se më vonë…

Read More

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ia kujtuar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se vartësi i tij Milan Radoiçiq është në listën e zezë të sanskioneve të Departamentit të Thesarit. Hovenier në një deklarim për media është shprehur se Radoiçiq është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare. “Në këtë takim ia kujtova [Goran Rakiqit] një çështje të veçantë, por jo në kontekstin e deklaratës së fundit, por t’ia kujtoj njerëzve se Milan Radoiçiq nga Shtetet e Bashkuara është futur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit dhe sipas informatave tona është i…

Read More

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe në sheshin qendror të fshatit Dobërçan, për të nderuar veprën e dëshmorit Mehmetali Behluli. Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, është shprehur se Behluli erdhi nga mërgimi për ta mbrojtur atdheun. ​“Sot, në këtë përvjetor, po e nderojmë dëshmorin Mehmetali Behluli, i cili erdhi nga mërgimi për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të atdheut. Lavdi e…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në shtrimin e rrugës me zhavorr Debelldeh-Buzovik, konkretisht në rrugën në vendin e quajtur “Të kroi i ftohtë” dhe të “ Maqina e Isakit”. Shtrimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët e të dy lokaliteteve duke e cilësuar me një rëndësi të veçantë. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë po vazhdon me projekte që janë në interes të qytetarëve të saj, duke shtuar se me projekte të tilla do të vazhdohet në të gjitha lokalitet e kësaj komune./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i. Me këtë rast në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtij donacioni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. NJPZSH në Viti do të këtë më të lehtë menaxhimin e rasteve të zjarrit. Kjo falë një donacioni që ka pranuar kjo njësi nga KFOR-i. Donacioni përfshinë 20 gypa, 34 shpinore zjarri për terrene të vështira, 34 maska me dy filtëra si dhe në ditët në vijim pritet që zjarrfikësit vitias të pranojnë edhe disa bateri ndriçuese.…

Read More