- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Nga: Eduardo Galeano Përktheu: Bajram Karabolli Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo. Sytë, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira. Dashuria mund të shfaqet kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”. Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot. Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “mashtrimi”, pasi duke u prezantuar rrejshëm, kërkonte të holla në biznese të ndryshme. Dyshohet se i ndaluari, në emër të një mediumi është prezantuar rrejshëm, duke kërkuar të holla në biznese të ndryshme, kinse për realizimin e një seriali. “Më 24 gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi nga…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shënoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën me 3 miliardë dollarë (3.01 miliardë euro) ndihmë për sigurinë, paketa më e madhe e ndihmës e Uashingtonit që nga pushtimi i Rusisë gjashtë muaj më parë. Ndihma, e shpallur në Ditën e Pavarësisë së Kievit, vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Rusia duket se po planifikon të nisë sulme të reja në infrastrukturën civile të Ukrainës dhe objektet qeveritare në ditët në vijim. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata vazhdojnë luftën për të mbrojtur sovranitetin…
Osmani bisedë telefonike me Kuleban: Maqedonia e Veriut shpreh mbështetje të fortë për Ukrainën
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba. Duke i shprehur urime të sinqerta me rastin e Ditës Kombëtare, Ministri Osmani shprehu mbështetje për luftën e popullit ukrainas, e cila, siç tha, “paraqet luftë për vlerat tona të përbashkëta bashkëkohore dhe demokratike, si dhe mbrojtje të rendit ndërkombëtar”. “Maqedonia e Veriut, në këto kohë të vështira për sigurinë ukrainase dhe evropiane, shpreh mbështetje të fortë për Ukrainën dhe solidaritet me popullin ukrainas në luftën e tyre për kthimin…
Valentina Ramaj është menaxhere e suksesshme e cila drejton njërin ndër “Top” restorantet më luksoze të Cyrihut e më gjerë “Seerose” buzë të liqenit të Cyrihut Menaxherët e mirë i kuptojnë parimet themelore të menaxhmentit, dhe përdorin një gamë të gjërë të atyre parimeve për të drejtuar nevojat individuale dhe unike në punën e tyre. Rastave të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër, pa dyshim i shtohet edhe Valentina Ramaj, një menaxhere e suksesshme në restorantin superluksoz “Seerose” në Cyrih, shkruan albinfo.ch. Zvicra pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, deportimit në karrierë dhe…
Mustafi: Qytetarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë të drejta si banorët e katër komunave veriore në Kosovë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi deklaron se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në jetën e qytetarëve të Luginës. Sipas tij, banorët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet të kenë të drejta të barabarta, njësoj si banorët e katër komunave veriore të Kosovës. Në intervistën për KosovaPress ai flet edhe për marrëveshjen e përgjithshme prej gjashtë pikave për normalizimin e raporteve, ku thotë se nuk duhet të krijohen standarde të dyfishta për komunitetet. Pas takimit në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka përmendur gjashtë pikat e marrëveshjes finale, që siç tha ai, i ka…
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar rregullorja për financim e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit. “Pika e shtatë është shqyrtimi i projekt-rregullores për financim e dërgimit të FSK-së jashtë vendit. Kjo rregullore përcakton procedurat dhe mënyrën e financimit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kjo rregullore është hartuar në përputhje me procedurat e parapara në rregulloren e punës së Qeverisë së Kosovës. “Ministria e Mbrojtjes ka hartuar këtë rregullore në përputhje me procedurat e parapara në…
Mungesa e punëtorëve në Kosovë si pasojë e migrimit të të rinjve, po i detyron bizneset që të marrin punëtorë madje edhe të pensionuar. Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai tutje ka thënë se qeveria nuk po krijon kushte për të rinjtë në Kosovë, punëtorët e kanë humbur vullnetin dhe sigurinë dhe i vetmi orientim që shohin është të dalin sa më parë jashtë. Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, kishte paralajmëruar qysh para pesë viteve që do të ketë mungesë të punëtorëve në Kosovë si rezultat i pagesës së ultë…
Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim, kanë mbajtur sot dëgjimin për planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025 me pjestarë të komunitetit jo shumicë që jetojnë në komunën e Vitisë. Zv kryetari Aliu foli mbi qëllimin e këtij takimi, konkretisht për grumbullimin e kërkesave të qytetarëve dhe mundësin e përfshirjes në buxhetin e vitit 2023.Kurse drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri pasi prezantoj buxhetin e vitit 2024 tha se komuna e Vitisë, ka pranuar nga Ministria e Financave qarkoren e dytë buxhetore 2023-2025 por me theks të veçantë do…
Komuna e Vitisë gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur një diskutim publik me banorët e qytetit të Vitisë lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025. Ndonëse numri i pjesëmarrësve në këtë takim ishte i vogël përfaqësuesit komunal kanë paraqitur buxhetin e paraparë për vitin në vijim dhe kanë kërkuar nga qytetarët të parashtrojnë kërkesat e tyre. Në takim pjesëmarrësit kërkuan që të asfaltohen disa akse rruge si në rrugën “Ylvi Demiri” dhe të vendoset ndriçimi publik. Gjithashtu u kërkua që biblioteka e qytetit “Ramadan Musliu” në Viti të bëhet me ngrohje qendrore për lexuesit e saj. Përndryshe sot do të…

