- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein u takuan ministrat e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë nga 50 vende. “Fytyra e luftës” po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein të premten. Që nga fillimi i luftës kanë ndryshuar disa aspekte: Ukraina e ka ndalur zjarrin rus me goditje artilerie masive në jug dhe lindje të Ukrainës dhe këtë javë njofton për rifitim të disa qindra kilometrave territor në lindje të metropolit, Kharkiv. SHBA dhe aleatët duhet “ta rigjallërojnë industrinë e mbrojtjes”, kërkoi Austin…
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka caktuar Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe ministrin e tij të Inteligjencës si përgjegjës për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Thesarit. Të paktën që nga viti 2007, MOIS dhe përfaqësuesit e tij të aktorëve kibernetikë kanë kryer operacione keqdashëse kibernetike duke shënjestruar një sërë organizatash qeveritare dhe sektorin privat në mbarë botën dhe sektorë të ndryshëm të infrastrukturës kritike. Në korrik 2022, aktorët e kërcënimeve…
Sulejmani që jeton dhe vepron në Zvicër, ka shpëtuar një jetë, derisa viktima ishte duke u djegur nën flakë Në Zvicër është përshëndetur gjesti i shqiptarit si një hero shpëtimi nga më e keqja që mund të ndodhte, transmeton albinfo.ch. Është pikërisht shqiptari Sulejman.S, i cili shpëtoi jetën e një burri 32 vjeç që ishte rrahur keq dhe më pas i ishte vënë zjarri në një stacion autobusi në Winterthur ZH. Autorët ende nuk janë kapur. Thuhet se shqiptari që ishte duke kaluar në rastësi të asaj rruge të stacionit ka parandaluar më të keqën. Rreth orës 23:00, derisa…
Ndihma financiare nga SHBA-të dhe specialistët e parë të FSK-së për sulme ajrore – Mehaj sërish flet për Bazën e përhershme të Forcave amerikane në Kosovë
Një ditë më parë u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova dhe se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore. Këto dy lajme të mira për fushën e sigurisë në vend u mirëpritën nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e lidhur me këtë ka shkruar sot edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ministri i Mbrojtjes sot bëri të ditur po ashtu se Forcës së Sigurisë…
Është arrestuar në Gjilan një person i dyshuar për posedim të narkotikëve, bëri me dije sot policia. Policia njofon se gjatë kontrrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 3.9 gram marihuanë. Sipas saj, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Në Gjilan është arrestuar personi i dyshuar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në një market, njofton policia. Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në paraburgim./GJILANI INFO/
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Kështu bëri të ditur në një konferencë për media ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj pas takimit me homologun malazez, Rasko Konjeviç. “Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë jetike për shtetet e Ballkanit. Kjo është e ardhmja jonë, e ardhmja euro-atlantike”, tha ministri, raporton Telegrafi. Mehaj bëri të ditur se me ministrin malazez kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që prekë shumë fusha. “Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne zgjerojmë bashkëpunimin në…
Komuna e Vitisë ka vazhduar të mbështes fermerët e komunës së saj me mekanizma bujqësorë. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e 50 multikultivatorëve për fermerët vitias. Me këtë rast kryetari Haliti i ka përgëzuar përfituesit dhe theksoj se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar të ju ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë, që të ketë prodhimtari dhe të sigurojnë të hyra. Ai tha se fermerët vitias janë hambarë i Anamoravës dhe shembull i…
Gjykata në Gjilan cakton masën e paraburgimit për të pandehurit, dyshohen se kanë kryer veprën penale dhunimi
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve A. M. dhe L. M. Ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit A. M. dhe L. M. gjatë muajit mars – prill në fshatin Pasjak dhe fshatin Velekincë, e kanë detyruar të miturën të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj, viktimë kjo posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës nën 16 vjeç, e cila nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë e që nënkupton marrëdhënie seksuale. Me këto…
Përveç sigurimit të hapësirave dhe pajisjeve të teknologjisë së fundit si rentgeni dhe mamografi, dhe me punësimin e specialistit të radiologjisë, nga sot, qytetarët e Kamenicës mund të marrin shërbimet për të cilat ata kanë nevojë. Nga sot qytetarët e Kamenicës do të marrin shërbime cilësore në komunën e tyre, pa pasur nevojë që këto shërbime të mirren në komuna tjera./GJILANI iNFO/

