Author: admin

Luan Rudaj është bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing) Sportisti nga Kosova që jeton në Zvicër, Luan Rudaj ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar duke u bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing). Titullin e kampionit e mbrojti në vendin e origjinës së këtij sporti në Tajlandë në shkurt të këtij viti, njofton Ambasada e Kosovës në Bernë, transmeton Albinfo.ch. “Në emër të Ambasadës së Kosovës në Bernë, Ambasadori Ukelli pati kënaqësinë që t’i ndajë mirënjohje për rezultatet e arritura dhe kontributin…

Read More

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), në agrobiznesin “Fungo sh.p.k” në Kamenicë u bë inaugurimi i objektit të ri për ruajtje me ftohje të thellë për kërpudha dhe produkte tjera pyjore jo-drusore. Ky objekt, si investim nga projekti SIRED, Komuna e Kamenicës dhe agrobiznesi “Fungo” ndër të tjera, dyfishon kapacitetin e ruajtjes, ngrit cilësinë e produkteve si dhe mundëson rritje të punësimit me 30 (tridhjetë) punëtorë sezonalë dhe 5 (pesë) punëtorë me kohë të plotë. Ky zhvillim dhe modernizim i kapaciteteve vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Kamenicës me…

Read More

Shoqata e Shurdhmemecëve falënderon Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI), në Gjilan, përkatësisht Shoqatën Bereqeti për ndihmën e ofruar me pako ushqimore. Faredin Sejdiu, në emër të Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gjilan tha se dëshiron ta falënderojë Shoqatën Bamirëse “Bereqeti” e cila ka bërë dhurimin e 24 pakove ushqimore e të cilat i kanë shpërndarë te familjet më nevojtare. “U jam mirënjohës dhe shumë falënderues për ndihmën e ofruar. Uroj të kenë shëndet e gjithë të mirat”, ka thënë Sejdiu./Gjilani Info/

Read More

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që është mbajtur nën drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, i është dorëzuar titulli “Qytetare Nderi” aktivistes gjermane Barbara Langmack, e cila siç ka thënë në arsyetimin e tij në emër të grupit të veprimtarëve politikë të viteve të nëntëdhjeta, Ismajl Kurteshi, ka dhënë kontribut të madh për qytetarët e Gjilanit e të Kosovës, nga viti 1992 e këndej.   Alban Hyseni, kryetar i Komunës, tha se çmimi që ai ndan sot ka një domethënie të madhe dhe përçon një mesazh të rëndësishëm – atë të mirënjohjes dhe humanizmit për një zonjë të…

Read More