Author: admin

Kampanja për pastrimin e ambientit “Green & Clean” ka vazhduar edhe sot në Gjilan, përkatësisht në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” e në lagjen Dheu i Bardhë dhe Banja, në fshatin Bresalc, shkollën “Ibrahim Uruqi” e para Zyrës së Kryetarit, ku në këtë të fundit u mbollën lule. Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë aktivitetit të mbjelljes së luleve, ka thënë se ky aksion do të vazhdojë, duke shtuar se do të kujdesen që ky akt të mos jetë vetëm simbolik. “Qyteti do të gjelbërohet edhe më shumë dhe do të dekorohet edhe me lule e bimë të tjera. Shfrytëzoj…

Read More

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt, ku për këtë mbledhje ishin paraparë një varg pikash të rendit të ditës, mes cilave është diskutuar edhe për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022. Fillimisht, këshilltarët e Kuvendit, kanë parashtruar pyetje për disa çështje me rëndësi që kërkojnë zgjidhje. Lidhur me pasqyrat financiare, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, prezantoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022. Na bazë të të dhënave të paraqitura nga drejtori Imeri, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 16.95% ose…

Read More

Sot në Viti, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kuadër të javës botërore të imunizimit. Me këtë rast epidemiologu vitias, dr.Ismail Bekteshi bashkë me ekipën e vaksinimit të QKMF-së së Vitisë, ka informuar qytetarët e rastit për rolin dhe rëndësinë e vaksnimit të fëmijët nga mosha 0 deri në 18 vjet. Gjithashtu, tek qytetarët e rastit janë shpërndarë edhe fletushka rreth rëndësisë së vaksinimit./Gjilani Info/

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës në hapësirat e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj ka realizuar garën ndërkombëtare të ushtarit më të mirë për vitin 2022 ku pjesëmarrës ishin 22 garues nga FSK-ja dhe 17 garues ndërkombëtar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Shqipëria, Turqia, Kanada dhe Maqedonia e Veriut. Në ceremoninë përmbyllëse të garës të mbajtur sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,  u shpallën garuesit më të mirë në kuadër të FSK-së dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Fitues të garës ushtari më i mirë në kuadër të FSK-së u shpallën: vendi i parë OR 3 Haxhi Krasniqi,…

Read More

Fehmi Ajvazi Përfytyrime dhe ndjesi në distancë Në shkollë dhe në librat, kemi mësuar se si shteti i Spanjës dikur moti ka zotëruar hapësira dhe territore gjithandej botës. Mësimet interesante të historisë, të gjeografisë, të letërsisë etj., për Spanjën kanë qenë referencë si për një shtet të madh e të fuqishëm përpara këtyre të shekullit XX-të. Epo, krahas këtyre imazheve që ndanim për këtë vend, këto mësime në mendjen time kanë ardhur të përziera – të dyzuara: mësimet që kishin të bënin me madhështinë e fuqisë spanjolle dhe mësimet që kishin të bënin me kolonializmin dhe diktaturën frankiste! Të…

Read More

Çifti shqiptaro-ukrainas rrëfejnë historinë e tyre të pazakontë Klaudio Dana dhe Lena Salashnaya janë çifti shqiptaro-ukrainas që rrëfyen historinë e tyre të pazakontë, transmeton albinfo.ch. Thuhet se të dy janë takuar në Vlorë, ku punonin në të njëjtin vend, mirëpo ndonëse e kishin të ndaluar të dashuroheshin brenda stafit, ata ndoqën zemrën dhe prej vitesh tashmë janë bashkë. Lena kishte ardhur në Shqipëri shumë vjet më parë, duke përcjellë disa turistë ukrainas në qytetin e Vlorës, si pjesë e guides turistike, ku aty takoi edhe Klaudion dhe filluan lidhjen e tyre papritur. Fillimisht familja e vajzës ukrainase nuk e…

Read More

Ajo është vlerësuar me çmime dhe trofe në evenimente artistike në Angli. Piktorja shqiptare, Suela Pulaha Brown, jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, ajo është vlerësuar me çmime dhe trofe në evenimente artistike në Angli. Pikturat e saj u vlerësuan me dy çmime në ekspozitën artistike që organizohet nga Muzeu dhe Galeria e Artit e qytetit ku banon. Brown, e njohur për portretin “Perla” të divës Tefta Tashko Koço dhe vlerësime të njëpasnjëshme si me çmime dhe trofe nëpër evenimente artistike në Angli, rikthehet sërish me artin e saj. Mbas ekspozitës…

Read More

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Alisa Opari Luzi, është edhe tekstshkruese, kompozuese, aktore dhe kërcimtare baleti Alisa Opari Luzi tashmë është emër suksesi në fushën e muzikës në shtetin holandez dhe në mbarë shqiptarinë. Që në shikim të parë Alisa përçon pozitivitet me buzëqeshjen e saj dhe me stilin unik të veshjes. Por ajo çfarë e shquan më shumë atë, është zëri i saj i ëmbël në këndim. Njihet si një këngëtare profesioniste në Holandë dhe veçohet për ngjyrat e veçanta të zërit të saj. Pozitiviteti, energjia e punës dhe ambiciet për jetën, janë tri shtyllat kryesore për Alisën dhe…

Read More

Lionel Messi ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme gjatë një video të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram. Ylli argjentinas vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të mirë në botë, teksa për shumë kë është më i mirë në histori. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë gjen aftësi për të befasuar të gjithë dhe këtë e ka bërë edhe së fundmi. Lexo po ashtu: “Messi do të thyejë rekordin e Dani Alvesit”, Maxwell flet për trofetë e fituar dhe situatën e dy ish-bashkëlojtarëve Messi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, në kuadër…

Read More

Xhudistja jonë, Flaka ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Flaka Loxha ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos në Sofje në kategorinë deri në 57 kilogramë. Pas fitores në raundin e parë ndaj bullgares Snezhana Gramatikova, Flaka fitoi edhe në raundin e dytë. Lexo po ashtu: Flaka Loxha e nis me fitore Kampionatin Evropian Në këtë raund, Loxha e mposhti polaken Julia Koëalczyuk me ‘ippon’. Në çerekfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me gjermanen Pauline Starke.

Read More