- Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon
- Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
- Në xhaminë e Germovës të Vitisë është vjedhur arka me paratë e ndihmave
- Ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së
- Po konfirmohet fuqia e përkrahjes qytetare dhe lidhja jonë e përbashkët për Gjilanin e ri
- Nesër, me të parën, po vulosim fitoren e madhe!
- Ne po ndërtojmë një ekip fitues dhe një Gjilan të më të fortë e më të zhvilluar për të gjithë qytetarët!
- Hyseni vazhdon me vizitat në bisnese të ndryshme
Author: admin
Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros 32 në Superligën e Kosovës. Drita do të jetë nikoqir i Drenicës, Malisheva mysafire e Feronikelit, ndërsa Ballkani udhëton në Podujevë te Llapi. Ndeshje interesante pritet të jetë në mes Dritës dhe Drenicës, njëri ekip kërkon pikët e plota për të marrë pozitën e dytë, tjetri kërkon fitore për t`i ikur barazhit. Malisheva momentalisht gjendet në vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon në barazh, andaj i duhet fitorja ndaj Feronikelit ekip që tashmë ka rënë nga Superliga e Kosovës. Ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes…
Nê Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” të Dardanës u mbajt ora letrare ” Lulëkuqet e Prillit” nën patronazhin e Klubit letrar “NOSIT”, ku morën pjesë, poetë nga të gjitha trevat shqiptare: nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore dhe nga qytete e tjera të Kosovës. Në orën letrare të këtij manifestimi kulturor poetët shpalosën frymëzimet e tyre artistike, duke i dhënë gjallëri jetës kulturore në qytetin e Dardanës. Kryetari i Komunës z. Kadri Rahimaj , përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e Klubit letrar ‘’Nositi’’, duke e mbështetur financiarisht Ai ndër tjerash tha se këto aktivitete po e mbajnë…
Çifti shqiptaro-ukrainas rrëfejnë historinë e tyre të pazakontë Klaudio Dana dhe Lena Salashnaya janë çifti shqiptaro-ukrainas që rrëfyen historinë e tyre të pazakontë, transmeton albinfo.ch. Thuhet se të dy janë takuar në Vlorë, ku punonin në të njëjtin vend, mirëpo ndonëse e kishin të ndaluar të dashuroheshin brenda stafit, ata ndoqën zemrën dhe prej vitesh tashmë janë bashkë. Lena kishte ardhur në Shqipëri shumë vjet më parë, duke përcjellë disa turistë ukrainas në qytetin e Vlorës, si pjesë e guides turistike, ku aty takoi edhe Klaudion dhe filluan lidhjen e tyre papritur. Fillimisht familja e vajzës ukrainase nuk e…
Në Viti është arrestuar një person i dyshuar meqë gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur duke luajtur bixhoz disa persona, njofton policia. Thuhet se janë konfiskuar 1291 çipa për këtë veprimtari, katër palë letra, dhe 955 euro. Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani Info/
Jeta pas grilave nuk është aspak e lehtë, dhe pendesa është e menjëherëshme. Pavarësisht kushteve dhe trajtimit të pranueshëm në institucionet ku kryhen dënimet, mesazhi që vjen nga atje, nga gratë që kryen akte të rënda në rrethana të ndryshme, është se vrasja asnjëherë nuk duhet parë si zgjidhje e problemit. Kartolina, tash e 10 vjet është dhurata më e çmuar e saj. Vajza që e la 11 muajshe, nuk harron në asnjë ditëlindje ta urojë nënën e saj. Dënim për herë të dytë mbetet dyshimi nëse do të vazhdojë të marr kartolina nga vajza pasi ajo do të…
Një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën Gjilan – Kamenicë, afër fshatit Ranillug. Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, kurse viktima (70-vjeçar) me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan, por edhe përkundër ndihmës së ofruar ai ka ndërruar jetë. “Lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. “Njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti të rëndë”, ka shtuar ai.
DITËT E AGIMIT 2022 1,2 dhe 3 Maj 2022 në vendlindjen e Heroit Agim Ramadanit në Zhegër, pas dy viteve 2020 dhe 2021, sërish organizohet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2022”. Agjenda: 1 Maj 2022 Ora 9:00 organizohet Turniri Memorial në Futboll të vogël me moton ” Edhe me Sport e Kujtojmë Agimin. Pritet të marrin pjesë me dhjetra e dhjetra ekipe nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia e Veriut. Ora 19:30 organizohen Flakadanët nga varri i Idriz Seferit deri te sheshi Agim Ramadani në shenjë përkujtimi të 114 dëshmorëve të rënë në Koshare gjatë luftës 1999. 2…
Kryetari Alban Hyseni: Viti 1999 ishte vit i vështirë, i gjithë vendi ishte i përfshirë në luftë
Popullata civile ishte e pambrojtur edhe për faktin se ushtarakisht nuk ishim të barabartë me armikun, andaj viktimat ishin kryesisht civile. Ditën e 30 prillit te vitit 1999, në Llashticë forcat serbe sulmuan banorët. Ata së pari i vranë, më pas dogjën kufomat, rrënuan shtëpinë dhe viktimat u varrosën në gërmadhat e shtëpisë së tyre. Ajo që dikur ishte streha e tyre e sigurt, u bë varri. Ata u varrosën në vendin ku jetuan, aty ku përjetuan gëzimin e hidhërimin, aty ku dikur lindi jeta u bë morti. Të mbijetuarit rrëfejnë për tmerrin që përjetuan gjersa familjarët e tyre…
Kryetari Hyseni: Nxënësit e gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” na bëjnë krenar me suksese e tyre
“Të rinjtë gjilanas po vazhdojnë të na bëjnë krenar çdo ditë e më tepër me sukseset e tyre në fushën e arsimit”, ka shkruar në profilin e tij, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ja postimi i plotë: Tre matematikanët e rinj, Yllkë Jashari, Viol Guda dhe Lum Jerliu, koordinatorin e olimpiadave të matematikës së Gjilanit Prof. Festim Shkodra dhe drejtorin e Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” Bekim Mustafa, i prita në takim bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani. Këta nxënës janë pjesë e ekipit gjashtë anëtarësh të Kosovës që do të marrë…
Laura Fazliu ka arritur të fitoj medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Xhudistja nga Kosova arriti deri në finale, por ishte e pafat pasi e humbi këtë finale nga xhudistja britanike Gemma Howell. Gjithsesi Laura në këtë evropian arriti të fitoj medaljen e argjendtë edhe pse nuk ishte ndër konkurrentet favorite për të fituar medalje. 21-vjeçarja me këtë medalje ka arritur suksesin më të madh deri më tani në karrierën e saj. Deri në finale, Laura shkoi pasi mposhti izraeliten Kerem Primo, britanikek Lucy Renshall, çeken Renata Zachova dhe spanjollen Cristian Cavana Perez.
