Author: admin

Në fshatin Gushicë të Vitisë, pritet të ndërtohet Ambulanta e Mjekësisë Familjare dhe atë falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Shoqatën “Kuwait Society for Relief”. Kjo pasi që kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në zyrën e tij ka nënshkruar sot një marrëveshje me drejtorin e kësaj shoqate z. Shaqir Shaqiri. Sipas dokumentit të nënshkruar objekti shëndetësor në Gushicë, do të ndërtohet nga shoqata “Kuwait Society for Relief” në hapësirë prej 150m2 sipas parimit çelësat në dorë dhe sipas standardeve të duhura. Vlera e ndërtimit të këtij objekti shëndetësor është rreth 94 mijë eurove. Me këtë rast…

Read More

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur Kuvendin e IX Zgjedhor. Në këtë Kuvend nga 140 delegatë, morën pjesë 127 të cilët me votë unanime kanë zgjedhur kryetar të Degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica. Kuvendi i IX Zgjedhor ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të degës. Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur sot edhe delegatët për Kuvendin Qendror i cili do të mbahet në fillim të Qershorit. Prezent në Kuvendin e degës së AAK-së ishte edhe kryetari Ramush Haradinaj. /GJILANI INFO/

Read More

Më datën 23 maj  2022, rreth orës 19:50, policia është informuar se në Lagjen  “ Dheu i Bardhë”  në Gjilan, kishte ndodhur  një përleshje në mes të dy të dyshuarve dhe viktimës, që të gjithë shtetas të Kosovës, me banim në Gjilan. Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan menjëherë iu kanë  përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje në mes tre personave, në vazhdim rasti ka eskaluar në rrahje në mes të dyshuarve J. M. (1993) dhe B. B. (1980) në një anë dhe viktimës L. M. (1985) në anën…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se është bërë binjakëzimi i Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Mustafa Kemal Pashës në Turqi. I pari i komunës ka thënë se bashkë me kryetarin e Komunës së Mustafa Kemal Pashës në Turqi, z. Mehmet Kanar kanë nënshkruar marrëveshjen e binajkëzimit mes dy komunave. “Nëpërmjet këtij akti, u pajtuam se do të mundohemi që të zgjerojmë e forcojmë lidhjet mes komunave si dhe të sjellim projekte në të mirën e përbashkët për të dyja palët. Krijimi vullnetar i lidhjeve ndihmon në inkurajimin e biznesit, tregtisë, shkëmbimeve arsimore e kulturore,…

Read More

Burimet natyrore, si thëngjilli dhe disa minerale të tjera, mund të jenë faktorë kyç në krijimin e një qëndrueshmërie ekonomike dhe mund të sigurojnë një rritje ekonomike dhe joshje investitorëve strategjikë. Mirëpo në pratikë ka ndodhur e kundërta. Jo vetëm që nuk u joshën investitorët e huaj, por ata u dëbuan me metodat më barbare. Kjo edhe për faktin se nuk funksionon diplomacia ekonomike, e cila përmendet shkarazi vetëm në ndonjë takim kurtoazie të politkanëve tanë me diplomat e huaj Nga Mehmet PRISHTINA Para shpalljes së pavarësis (2008), Kosova me të drejtë ankohej se nuk kishte sovranitet të plotë…

Read More

Andi Zeqiri do të rikthehet në Angli pas huazimit një vjeçar në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga ku luajti për Augsburgun. Sulmuesi nga Kosova me pasaportë të Zvicrës zhvilloi 23 ndeshje me fanellën e klubit gjerman ku shënoi dy gola e asistoi në dy të tjerë. Megjithatë huazimi i tij ka qenë i thjeshtë pa pasur të drejtën Augsburgu ta blej kartonin e reprezentuesit zviceran. Brighton vështirë se do ta ndalë në radhët e veta Zeqirin dhe synon ta huazojë në futbollin anglez për të fituar edhe më shumë përvojë. Wales Online ka raportuar se trajneri i Cardiff City,…

Read More

NGA AJETE ZOGAJ Nëse thuhet se, “Poezia është gjithçka e çiltër dhe shpirtërore në çdo kohë” (Viktor Hygo)[1], poezia e pedagogut dhe poetit Ruzhdi Kadrija, para së gjithash, është poezi e protestës dhe shqetësimit shpirtëror e intelektual, për ecejaket, rëniet e ngritjet, për të keqen e shëmtinë që po ia zë frymën Kosovës dhe së ardhmes së saj! Vargëzimi poetik Vargu i poetit Ruzhdi Kadrija, është varg i çiltër, pa sforcime e zbukurime, është varg i cili buron nga përditshmëria, dhe që zanafillën e ka nga fillet e tij të para krijuese, siç mësojmë nga disa prej poezive të…

Read More

Rusia do të mposhtet në Ukrainë dhe presidenti Vladimir Putin “nuk do t’i mbijetojë” humbjes, sipas një eksperti. Ukraina ka thënë se nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte dorëzimin e territorit në Rusi, pasi Moska ka intensifikuar sulmin e saj në rajonin lindor të Donbasit. Andriy Yermak, shefi i kabinetit presidencial të Ukrainës, tha: “Lufta duhet të përfundojë me rivendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.” Ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë territorin ukrainas, një ekspert mendon se Presidenti Vladimir Putin dhe forcat e tij do të mposhten. Autori dhe shkencëtari politik Francis…

Read More

Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion kundër drogës edhe në veri të vendit. Në raportin e policisë thuhet se gjatë realizimit të aksionit në fshatin Izvor të Zveçanit persona të pa njohur kanë gjuajtur me armë në drejtim të zyrtarëve policorë, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja të armës. “Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhet në…

Read More