Author: admin

Raportohet se mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Fazlija, ka bërë hapin e madh duke nënshkruar për gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen, transmeton albinfo.ch. Ai është i lindur në Koln të Gjermanisë në vitit 2005, mbron me sukses të madh ngjyrat e Kosovës U-17. Me një shtat të lartë për moshën që ka, ai dallohet për lojën e tij të shkëlqyer në mesfushë. Me paraqitjet e tij në Bundesliga U17 me klubin FC Hennef, Arjanit ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura gjermane. Ai ka zgjedhur të nënshkruajë me gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen. Arjaniti tashmë pas Kosovës U17, synon të…

Read More

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk e sheh disponimin për ndarjen e pakos Maqedoni-Shqipëri për negociatat me Bashkimin Evropian. “Ky qëndrim ka vazhduar që nga viti 2019. “Unë mendoj se disponimi i vendeve anëtare kur hapin derën për negociata do të ishte shumë më i madh nëse do të kishte dy shtete sesa nëse do të ishte vetëm një,” tha Mariçiç. Në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut ka qenë konstruktive, e hapur dhe mjaft e arsyeshme për të mos u përballur me presione.…

Read More

Në Stubëll të Vitisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ka njoftuar sot policia. Sipas policisë  thuhet se një drejtues automjeti, derisa po drejtonte automjetin e tij përfundon jashtë rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit mbi vozitjen. Në këtë aksident thuhet se lëndime trupore të kenë marrë drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer. Të njejtit pas aksidentit kanë pranuar trajtime mjerkësore, njofton policia./GJILANI INFO/

Read More

Shemsi Syla, Zëvëndësministër i Mbrojtjës, Luan Aliu, Deputet i Parlamentit të Kosovës dhe Bejtullah Osmani, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në 44 vjetorin e vrasjes tinëzare nga UDB-ja serbe, kanë përkujtuar dhe ndereruar poetin unik e atdhetarin e madh, Rexhep Elmazin, njëherit udhëheqësin e Komitetit për Gjilan në Lëvizjen për Bashkimin e Shqiptarëve, organizatës patriotike, në krye të së cilës ishte atdhetari, Adem Demaçi. Të njejtit,  pas homazheve pranë varrit të tij, kanë vizituar familjen e tij, ku edhe janë pritur ngrohtësisht nga bashkëshortja e Rexhep Elmazit, i biri Salvadori dhe familjarët. “Vepra patriotike e burrit të…

Read More

Kabineti federal ka miratuar vazhdimin e pjesëmarrjes gjermane në misionin e KFOR-it në Kosovë edhe për një vit tjetër, ndërsa Parlamenti federal, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim. Mandati parashikon pa ndryshime që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë. Aktualisht, sipas informacioneve nga Qeveria Federale, aty janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundeswehrit. Shifra e 400 ushtarëve të Bundeswehr-it, megjithatë, është vendosur që më parë që të mos pakësohet, në mënyrë që Bundeswehri të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në…

Read More

Komuna e Kamenicës dje ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Anëtarëve të Këshillave Lokale në Lagjen Iliria, Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc. Në Lagjen Iliria të pranishëm kanë qenë 48 pjesëmarrës në takim, ku me 47 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Agim Maliqi, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Jeton Maliqi, Sami Maliqi, Bajram Mehmeti, Liridon Cakolli. Kurse në Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc të pranishëm në takim ishin 30 pjesëmarrës, ku me 27 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Burim Imeri, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Armend Hajrizi, Edon Bunjaku, Gazmend Ajvazi, Selami…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore në vlerë prej 2,417.272 euro. Kryetari Hyseni ka thënë se tashmë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. “Me vlerën e shtuar nga ky financim, tanimë Gjilani do të ketë mbështetjen e nevojshme për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. Vazhdojmë para me jetësimin e programit qeverisës!”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/

Read More

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të drejtat e njeriut në Kamenicë, organizuan takimin me temë: “Dhuna ndaj gruas/dhuna në familje – shkelje e të drejtave të njeriut”. Në këtë takim morën pjesë Dea Fetiu, Dorjeta Rukiqi – Asistente hulumtuese dhe Bridget Wright nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Koordinatorja e NJKDNJ Nazmije Demolli Kastrati, përfaqësues të komunës, zyrtarë policorë, mbrojtësi i viktimave nga prokuroria e shtetit, drejtori i QPS- së me bashëpuntor, punëtorët social, përfaqësues nga organizatat e grave, përfaqësuesja e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas, aktivist të shoqërisë civile,…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar video-incizim lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet vetura me targa 06, e parkuar ne vend të ndaluar sipas shenjës së Komunikacionit, ka njoftuar togeri Ismet Hashani, zëdhënë i policisë nga rajoni i Gjilanit. “Menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe me pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor “, ka thënë ai. Ai ka falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim…

Read More