Author: admin

Java që lamë pas është karakterizuar me një numër të lartë aksidentesh në trafik, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore. Sipas statistikave, është regjistruar një aksident me fatalitet, ndërsa 13 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, 51 raste kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, duke reflektuar një intensitet të shtuar të incidenteve në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe, policia ka qenë aktive në terren, duke shqiptuar 2411 gjoba trafiku ndaj shkelësve të rregullave rrugore. Në aspektin e rendit dhe ligjit: – 17 persona janë arrestuar – 8 janë ndaluar në mbajtje dhe – 1 person është duke vuajtur…

Read More

Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, lidhur me disa raste të vjedhjes së kabllove elektrike. Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike nëpër vende të ndryshme punishtesh, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth pesë mijë euro. Pas identifikimit dhe arrestimit, i njëjti është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/

Read More

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e 10 prillit 2026 në fshatin Livoq, në Gjilan. Sipas informacioneve zyrtare, në aksident janë përfshirë dy motoçikleta që drejtoheshin nga meshkuj kosovarë. Si pasojë e përplasjes, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/

Read More

Edhe pse është folur dhe flitet shkarazi për sakrificën dhe rezistencën e mësimdhënësve në vitet e 9O-ta, jo rrallëherë është trajtuar me seriozitet padrejtësia që po u bëhet sot atyre që e mbajtën gjallë arsimin në atë periudhë kohore. Mësimdhënësit e sistemit paralel nuk janë thjesht një kapitull historie – ata janë një kategori e gjallë që po përballet me neglizhencë të hapur institucionale. Gjatë viteve të represionit, këta mësimdhënës punuan pa kushte elementare, pa paga të sigurta dhe nën rrezik të vazhdueshëm. Ata nuk kishin luksin e zgjedhjes – kishin vetëm përgjegjësinë për të mos lejuar shuarjen e…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar drejtorin e shkollës në Sllatinë të Epërme për iniciativën dhe angazhimin në aksionin për rregullimin e ambientit të jashtëm të shkollës. Ai vlerësoi lart bashkëpunimin me komunitetin, duke theksuar se ky është një shembull i mirë i mobilizimit qytetar për përmirësimin e hapësirave publike. Haliti bëri të diltur se Komuna e Vitisë do të jetë në përkrahje të plotë të këtij aksioni, duke ofruar kapacitetet e saj për të ndihmuar në realizimin e tij./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Shëndetësi, Halil Musliu, dhe drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë, kanë pritur sot në takim infermieren Magbule Islami, me rastin e pensionimit të saj pas 38 vitesh pune në shërbim të qytetarëve. Gjatë këtij takimi u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar në sektorin e shëndetësisë, ku ajo ka shërbyer me përkushtim ndaj pacientëve dhe profesionit të saj, duke lënë gjurmë të rëndësishme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Kryetari Haliti e falënderoj znj. Islami për angazhimin e saj ndër vite, duke theksuar se…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim rasti znj. Ajshe Damati-Bekteshi, me rastin e pensionimit të saj pas një karriere 38-vjeçare në shërbim të institucioneve publike. Gjatë këtij takimi, u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar, i cili nisi në fushën e arsimit, ku ajo ka shërbyer me përkushtim, në veçanti si drejtoreshë e çerdhes publike “Gëzimi ynë” në Viti, dhe më tej angazhimi i saj në Gjykatën në Viti. Kryetari Haliti çmoi lartë punën dhe përkushtimin e znj. Damati-Bekteshi, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, në dy raste të ndara dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjithsej dy persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të dyshuarit dyshohet për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosje”, ndërsa personi tjetër dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”. Autoritetet kanë theksuar se procedurat e mëtejshme ligjore po zhvillohen në përputhje me ligjet në fuqi, nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent./Gjilani INFO/

Read More

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë me kryerjen e detyrave të saja në terren, sipas ankesave të qytetarëve. Drejtorati për Inspekcion, njofton, se një qytetarë është ankuar se në rrugën “Qarkore” janë dëmtuar gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit. Pas inspektimit është konstatuar se është bërë ndërhyrje në infrastrukturën komunale, ku janë prerë gypat e rrjetit të ujit dhe kanalizimit. Pala e cila ka ndërhyrë në rrjetë është dënuar me 300 euro nga inspektorët. Sipas Drejtoratit të Inspekcionit, pala tjetër e dëmtuar, ka pasur leje për tu lidhur në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit. Nga Drejtorati për Inspekcion, u bëjnë…

Read More

Në statistikat e fundit të përgjithshme të sigurisë në trafik, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me persona të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2270 tiketa trafiku, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Në aspektin e rendit dhe sigurisë, janë arrestuar 14 persona, 8 persona janë mbajtur në mbajtje, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ndalimit policor. Po ashtu, 4 persona janë në vuajtje të dënimit. Autoritetet vlerësojnë se, pavarësisht mungesës së aksidenteve…

Read More